FOOT : MARSEILLE/AUXERRE – 01.03.2008- CANA
Sot, në mbrëmje, do të luhet klasikja e futbollit francez, ku Marseille do të pres PSG-në në stadiumin “Velodrome”, në kuadër të javës së 10-të të Ligue 1.
Kjo përballje është nga më të zjarrtat për shkak të rivalitet shumë të egër të këtyre dy skuadrave, ku herë Marseille ka qenë në kulmet e saj dhe herë PSG, siç është tani.
Por ndeshja e sotme ka interest ë madh edhe për shqiptarët, teksa do të ofrojë një emocion akoma më të veçantë për tifozët kuqezi.
Do të jetë kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare Lorik Cana ai që do të shkelmojë topin e parë në “Velodrome”, ndaj ish-ekipit të tij të parë në futbollin profesionist.
Respekt, krenari dhe emocion i jashtëzakonshëm për një ikonë si Lorik Cana, i cili do të nderohet nga dy klube të elitës evropiane, të cilat kanë në përbërjen e tyre shumë yje.
Kujtojmë që ish-kapiteni i Kombëtares i dha zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur në ndeshjen ndaj Italisë, të zhvilluar në “Loro Boriçi”. Cana ka luajtur për të dy ekipet, por la gjurmë te Marseille si kapiten.