FOTOT/ Rrëfehet prezantuesja shqiptare, si më “gjuajti” Trezege-ja

28 Tetor 2017, 12:45Lifestyle TEMA
FOTOT/ Rrëfehet prezantuesja shqiptare, si më “gjuajti”

Einxhel Shkira, një nga prezantueset më interesante të televizionit, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites “Pop Culture”, teksa ka folur më shumë rreth jetës së saj personale, karrierës dhe angazhimeve të momentit.

Ish e dashura e Bekim Balajt, ndër të tjera, foli edhe për një foto ku duket pranë ish-sulmuesit të Juventusit, David Trezege.

Einxhel tregon se fotoja është bërë në një event të drejtuar nga ajo, ndërsa francezi ishte i ftuar. “Ishim në një event, të cilin e moderoja unë dhe Trezege ishte i ftuar special. Në atë moment, ai kërkoi të pinte diçka me mua, por unë i thash që nuk mundem”.

Më tej, Einxhel zbulon edhe arsyet e refuzimit.

“Realisht nuk është se më pëlqeu.

Ne krijojmë këtë idenë që këta personazhet super të famshëm janë ndonjë qenie e çuditshme, por faktikisht ishte një mashkull si gjithë të tjerët.

Në momentin e parë që zbriti, filloi të gjuante kë kishte rrotull. Nuk mu duk aspak interesant”, thotë Einxhel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje