Ministria e Jashtme përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Tuz, Mali i Zi: Mësoni nga dështimet e së kaluarës

31 Tetor 2017, 14:32Rajoni TEMA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshendet dhe mirëpret marrëveshjen e aktorëve politike e shoqërore në Tuz, Mali i Zi.

Permes nje deklarate per mediat, ministria vlereson marreveshjen për të bashkërenduar përpjekjet në mbrojtje dhe përfaqësim të interesave të shqiptarëve në Trevën e Malësisë gjatë procesit të zgjedhjeve për në këshillin komunal të komunës së Tuzit, që mbahen me 26 nëntor 2017.

Deklarata  e plote:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë mirëpret ndërgjegjësimin e faktorëve politike e shoqërorë shqiptarë në Malin e Zi për të nxjerrë mësime nga problemet, dasitë dhe dështimet e së kaluarës.

Ajo konsideron se angazhimi publik për të bashkuar zërin dhe forcat për të shfrytëzuar maksimalisht hapësirën e rregullave të lojës demokratike për të maksimizuar rezultatin përbën rrugën e duhur dhe mënyrën më të mirë për të realizuar të drejtat që u garanton ligji dhe kuadri ligjor në Malin e Zi dhe ai ndërkombëtar, në përputhje me pritshëmritë dhe kërkesat e popullsisë shqiptare për mirëqeverisje, progres dhe begati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje