Dash Shehi: Shqipëria, si një histori droge nga Afganistani. Tahiri si Xhavit Khanin

7 Nëntor 2017, 09:52Politika TEMA

Në emisionin Tonight Ilva Tare, Dashamir Shehi tha se qeveria Rama është tashmë e përlyer në trafikun e drogës.

Për të ilustruar se në çfarë gjendje ndodhet vendi, Shehi kujtoi një histori ku ai vetë kishte shkuar në Afganistan, së bashku me ish- presidentin e Republikës, Alfred Moisiu:

“Kur shkuam në Afganistan 15 vjet përpara ku kishim trupat tona atje dhe Kabulin e kontrollonte ushtria ndërkombëtare europiane.

Gjenerali francez na nxorri një hartë të Afganistanit në kohën kur ishin zgjedhjet për t’u bërë Karzai për herë të parë president, dhe tha: “Kemi një shpesë të madhe tek ky djali, Karzai që ka ardhur nga Amerika sepse ky i kontrollon të gjithë këto krerët lokalë, sepse këtu është një hall i madh.

Veriun e kontrollon Ismail Khani, Jugun e kontrollon Xhevat Khani, Lindjen e kontrollon Abdullah Khani, qendrën e kontrollon Seit Khani.”

– Khan i thonë mbretit ata, “Dhe i vetmi që mund t’i puqë është Karzai sepse Ismail Khani do të bëhet ministër i Mbrojtjes, Xhavit Khani do bëhet ministër i Brendshëm seps këta e mbjellin drogën dhe kontrollojnë drogën, dhe droga këtë vit është rritur dyfish meqë janë zgjedhjet.

Një botë krejt ndryshe nga e jona, ne në Europë, ata në Afganistan, një realitet sureal nga ana politike dhe kur mendoj sot që kemi mbërritur ne, Shqipëria, që ministër të Brendshëm të vëmë Xhavit Khanin, mInistër të Mbrojtjes të vëmë Islam Khanin dhe të mbjellim Shqipërinë gjithë drogë, nuk më kishte shkuar mendja që vendi im në mes të Europës do mbërrinte kështu si gjysmë Afganistani“.

4 komente në “Dash Shehi: Shqipëria, si një histori droge nga Afganistani. Tahiri si Xhavit Khanin”

  1. nina says:

    Kur FLET DHE KY MATUF MO TE VJEN TE VJELLESH.. O DASH PYLLI, TAHIRIT I HAN MUTIN TIIII

  2. kanan ushari says:

    po si ka mundsi qe u mbillte drog ne afganistan nen hunden e ushtrive pushtuese?!
    apo,ja kishte qejfi ushtarve dhe ushtarakve per drog.

  3. Kapural Pelegrini says:

    Futi noi dopio mer Dash që të bëhesh esëll

  4. Aleati i PD-së LSI says:

    Keni filluar te lehni kot, nje plak mjeran..nje parti pa asnje antarë. Dikur edhe jepje ndonje mendim me vlere ,por tani ka filluar te duket vetja i rendesishem, je nje deputet i listes se PD, prandaj leh sipas daulles se tyre..lere pastaj kur mundohesh te japish mendime ” brilante” sa te vjen te perzier, plak matuf, te gjthe e dijne qe posa te hoqen bashkshorten nga puna u bere filozof…. lere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje