Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, ishte nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda prej të paktën 6 muajsh.
Ai dyshohet se ka marrë shumën e 30 mijë eurove për të lënë në fuqi vendimin e dënimit që favorizonte një të dënuar për vrasje, të cilit i ishte ndryshuar akuza në plagosje të rëndë me dashje.
Pas hetimeve dhe përgjimeve, prokuroria krijoi bindjen se gjyqtari e kishte marrë këtë shumë parash, pasi vendimi i dhënë prej tij ishte ai që pritej nga familjarët e të dënuarit.
Për të provuar këto dyshime, organi i akuzës kërkoi leje nga gjykata për kontrollin e banesës së gjyqtarit Shkëlqim Miri.
Dhe në fakt kontrolli rezultoi efikas, pasi gjyqtarit ju kapën rreth 300 milionë lekë në banesë.
Konkretisht atij iu sekuestruan 174 mijë e 810 euro, 1 milion e 149 mijë lekë dhe 1 mijë dollarë.
Burime nga grupi që ushtroi kontrollin në shtëpinë e gjyqtarit thonë për “BW”se paratë janë gjetur të fshehura në dhomën e gjumit të fëmijëve.
Mësohet se policët që u futën për kontroll në banesën e Shkëlqim Mirit kishin dijeni për ekzistencën e shumë së madhe të parave.
Ata e kanë kontrolluar dy herë shtëpinë dhe nuk kanë gjetur gjë. Familjarët e gjyqtarit kanë qenë në çdo moment duke kundërshtuar për kontrollin, por policët duke qenë se ishin të bindur se paratë ishin në shtëpi, kanë nisur serish kontroll të imtësishëm dhe i kanë gjetur paratë t2 futura si shtresë mes rrobave të fëmijëve.
Tani do ti lesh te gjitha ato qe i ka mare njerezve. Mor plera njerez. Paskrni qene mikrobi i shoqerise. Do zoti te rrasin brenda qe te ta çajne farfallen.
tash kan fillu gjykatsim me I fut paret n byth,se s kan mo besim ne vend tjeter. por edhe atje do ja gjej hajdar polici. shkopi I gomes germon
Po pse i kishte fshehur parate ne rroba po te ishin te tij? pastaj pse nuk i çonte ne banke qe ti kishte te sigurta, te merrte dhe perqindje?! Hajde gjyqtare , hajde! hajde prokurore , hajde! Ku jeni katandisur. Tu sekuestrohen parate, vilat, pronat, dyqanet.
Shum bukur tani te kontrollohet dhoma e gjumit te monika krylopes per te gjetur floririn e likes
Shtetl duhet tu sekustroje me ligj gjthcka pervec shtepise nqs vlera eshte e justifikuar.
Vetem keshtu do te vendoset ligji ne drejtesi
Lara
ti qënke Biondinë
Ky është sulm politik i komunistave. Atij paratë ja ka dhuruar vjerri , kushëriri i dytë, një komshi i vjetët, një dhome e gruas dhe p…i i sëmës. Qeshim se nuk do na mjaftonin lotët sikur të qanim.