Do te rikonstruktohen 80 Qendra Shëndetësore

11 Nëntor 2017, 16:34Sociale TEMA
Do te rikonstruktohen 80 Qendra Shëndetësore

 

Kastriot, Dibër, 11 Nëntor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj.Ogerta Manastirliu deklaroi nga Dibra se do të dyfishojmë investimet në shëndetësi gjatë vitit 2018, duke fuqizuar Kujdesin Parësor me ndërhyrjen në 80 Qendra Shëndetësore dhe ambulance në të gjithë vendin.

Qendra Shëndetësore Kastriot ofron sot shërbim shëndetësor me cilësi për 3600 banorët e kësaj  komune. Investimi në katër qendrat shëndetësore Maqellarë, Kastriot, Shupenz dhe Komsi të qarkut Dibër, arrin vlerën 386,000 Euro. Të gjithë mjekët e familjes në qarkun Dibër janë pajisur me çantën e mjekut, e cila përmban 17 instrumente mjekësor, dhe janë trajnuar për përdorimin e tyre. Janë trajnuar po ashtu drejtuesit e qendrave shëndetësore dhe institucioneve vendore të shëndetësisë për menaxhimin shëndetësor.

4 komente në “Do te rikonstruktohen 80 Qendra Shëndetësore”

  1. Arjana says:

    Ju lumte zonja Ogerta, shpresojme qe me ju do te behet realitet endrra per nje shendetesi me sherbim te kualifikuar dhe me spitale te rikonstruktuara

  2. Driloni says:

    Kemi shume besim tek ju zonja ministre. Ju uroj nje pune sa me te mbare dhe te suksesshme

  3. Erla says:

    Keni bere nje pune te mire vazhdoni te punoni dhe lerini qente te lehin.

  4. Felioni says:

    Nje nga sektoret qe do shume investim dhe duhet perkrahur me shume eshte shendetesia. Ka nevoje per qendra shendetesore duhet te vazhdoni kshu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje