Rama: Librat falas për nxënësit nga klasa i deri në klasën e IV, ligj për emërimin e mësuesve nga portali

11 Nëntor 2017, 20:42Sociale TEMA

Qeveria shqiptareprej dy ditësh është mbledhur në qarkun e Dibrës, ku ka zhvilluar edhe takime me drejtues të pushtetit vendor dhe grupe qytetarësh.

Angazhime të rëndësishme janë marr në fushën e arsimit nga qeveria, ku Kryeministri dhe Ministrja e  Arsimit prezantuan  disa  masa që do të implementohen së shpejti.

Prej vitit të ardhshëm librat e nxënësve të klasave të ulëta do të jenë falas.

Në Burrel, gjatë një bashkëpunimi me qytetarët, kryeministri Edi Rama bëri të ditur nismën që do ta konretizojnë vitin e ardhshëm për nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të katërt.

Ndërkaq, qeveria do të dërgojë së shpejti një ligj në Kuvend, për të detyruar me ligj krerëve të pushtetit të vendor që të punësojnë vetëm edukatoret që kanë kaluar nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Këtë e ka deklaruar Kryeministri Edi Rama, gjatë një dëgjese publike në qytetin e Burrelit, pas një ankese të një të emëruar në një kopësht në Klos, por që ishte dubluar me emërime jashtë sistemit.

Kryeministri Rama tha se së bashku me ministren e Arsimit kemi vendosur që ta vendosin përfundimisht me ligj këtë çështje.

“Siç bëmë me studentët ku e zgjidhëm me sistemin e pranimeve ku askush nuk mund të regjistrohet në Universitet nga njohjet e klientelizmit do ta bëjmë edhe me emërimin e mësuesve. Nuk do ta emërojnë më drejtorët e drejtorive arsimore mësuesin, gjithçka zgjidhet nga sistemi”, tha Rama

Ndërkaq, pas kërkesës së një mësuese për shtimin e investimeve në shkollat rurale, kryeministri deklaroi se është pushteti vendor, pra bashkitë që kanë përgjegjësi për të investuar në shkolla, por tek portali “shkolla ime” mund të vijnë propozimet e ardhura nga komuniteti për hartimin e projekteve.

1 komente në “Rama: Librat falas për nxënësit nga klasa i deri në klasën e IV, ligj për emërimin e mësuesve nga portali”

  1. do bahet nomi says:

    i shkreti popull..per mesusit e shqipes ka ndonje kurs ky…..se shume ankohet sdine shqip shqyptaret…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje