Takimi i Kretës/ Bushati: Bisedimet në rrugë të mirë, por...

11 Nëntor 2017, 20:33Politika TEMA

Nga Kreta, ku që prej së premtes po negocion me homologun helen për zgjidhjen e kontesteve shqiptaro-greke, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar se bisedimet janë në rrugën e duhur.

Megjithatë, në një prononcim për Top Channel, Bushati ka vënë në dukje se në tryezë janë edhe çështje të vështira, për shkak se zgjasin prej dekadash.

“Kjo është një dosje jo e lehtë. Është rreth 70 e ca vjeçare e për pasojë kërkon kohën e vetë dhe instrumentat e duhur për një zgjidhje sipas frymës europiane dhe së drejtës ndërkombëtare”, ka deklaruar Bushati.

Shefi i diplomacisë ka nënvizuar se, pala shqiptare është paraqitur në këtë takim me një paketë, “ku çështjet janë vendosur sipas një tematike kohore dhe logjike”.

Por, “përsa kohë do vijojmë këtë proces diskutimi intensiv me palën greke do të më pëlqente të isha i rezervuar dhe i matur në deklarata”, ka shtuar Bushati.

1 komente në “Takimi i Kretës/ Bushati: Bisedimet në rrugë të mirë, por…”

  1. sadedin çeliku says:

    Mesuam se lidhur me marrveshjen e detit me Greqine nuk du tu falet asnje centimeter pales greke.Dakort por a dini ju se Greqia se ka hallin tek ato 355 km katror siperfaqe deti por e ka hallin dhe dy vendburimet e medha te gazit e naftes te cilat jo vetem e nxjerrin greqine nga kriza por e bejne ate me nje ekonomi hidroenergjetike te fuqishme.Pra nese ju lihetn dy vendburimet pales greke gabimi eshte dhe me i madh se sa ajo qe beri Basha para 4 vitesh.Negociatat vertet te veshtira por eshte greqia qe na e ka bere te veshtire marrdheniet.Duhet kujdes i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje