Me pak muaj në politikë, djali i Fahri Balliut quan Majkon kundërshtar të hershëm të tij: Debati me ministrin...!

13 Nëntor 2017, 12:38Politika TEMA

Djali i Fahri Balliut, që është deputet në Kuvend, vijon të habisë me deklaratat e tij, shpeshherë dhe të pakuptueshme.

Por dëshira për të qënë dhe ai si të tjerët e bën që përmes këtyre deklaratave, të thotë diçka që mund ta ngrejë në nivelin e pjesës elitë të Kuvendit.

Arrin deri atje sa Klevis Balliu e quan ish kryeministrin dhe ministrin aktual të diasporës Pandeli Majko, si një kundërshtar të hershëm të tijin.

Imagjino, këtë deklarim djali i Fahriut e thotë në kushtet kur ka vetëm …pak muaj në politikë.

Debati në Kuvend i mundur vetëm pa narkotrafikantë

Kur përballë ke kundërshtarë politike dhe jo narkotrafikantë, debati është pozitiv.

Sot mbledhja e Komisionit të Jashtëm u zhvillua në normalitet të plot, pasi kur vijnë në komisione ministra të pa përfshirë me narkotrafikantët jeta politike vijon normalisht.

Edhe pse një kundërshtar i hershëm, debati me Ministrin Pandeli Majko ishte i frytshëm, konstruktiv dhe në shërbim të jetës parlamentare.

Ndaj do të ftoja të gjithë socialistët e vërtetë, socialistët e ndershëm në Parlament por dhe në qeveri të shporrin trafikantët e veshur me kostume ministrore”, deklaroi Balliu.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje