Rama: Mediat shqiptare, janë po aq të besueshme sa gjyqtarët

14 Nëntor 2017, 21:17Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në ‘News 24’ ka folur për marrëdhënien e tij me mediat dhe gazetarët.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili, nëse sulmet e fundit ndaj mediave janë një strategji, Rama tha se:

“Ka gjithmonë një moment kur duhen thënë disa të vërteta, këto janë të vërtetat e mia.

Ju sa kuptoj i referoheni një konference para pak ditësh, por nuk e di a e keni parë se asnjë nuk u skandalizua aty.

Mediat janë po aq të besueshme sa gjykatësit”, tha Rama.

Nëse unë shpreh opinionin tim, ju duhet ta merrni si opinion dhe si një të drejtë që nuk ma hiqni dot dhe nuk ma ndaloni dot.

Ka vetëm një bumerang që unë i tremben janë vetëm veprimet e mia në punën që unë bëj. Bumerangu nga veprimeve të gabuara janë e vetmja gjë që mua më shqetëson”, tha Rama.

1 komente në “Rama: Mediat shqiptare, janë po aq të besueshme sa gjyqtarët”

  1. lalsi says:

    Sa dhe ti……
    Trio e besurshme
    Ti
    Media
    Gjyq.
    te gjitje M.F

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje