“Për çfarë dreqin duhet të hyj në fushë?”. Kjo ishte fraza që De Rossi i tha zv.trajnerit të Italisë në momentin që mori urdhërin për të hyrë në fushë gjatë ndeshjes ndaj Suedisë.
Mesfushori iu drejtua duke i thënë: “Nuk duhet të barazojmë, na duhet fitorja”, duke u munduar t’i shpjegonte pjesëtarit të stafit të trajnerit Ventura, se në fushë duhet të hidhej një sulmues për të shënuar dhe jo pikërisht ai.
Në fakt, mesfushori italian la të kuptohej se duhet të hynte në lojë Insigne, ndërsa “axurrët” si përfundim mbetën jashtë Botërorit “Rusi 2018”.