Zgjedhja e pabesueshme: Ish-mesfushori i Man.United bëhet prift, pasi iu mërzitën paratë dhe femrat

17 Nëntor 2017, 19:11Sport TEMA
Zgjedhja e pabesueshme: Ish-mesfushori i Man.United bëhet prift, pasi iu

Ish-mesfushori i Manchester United, Philip Mulryne, është bërë… prift.

Ai ka thënë se u mërzit nga paratë dhe femrat, ndaj dhe vendosi t’i përkushtohet Zotit.

Në korrik, irlandezo-veriori Mulryne u shugurua në prift katolik në Dublin.

39-vjeçari, i cili dikur fitonte 600.000 euro gjatë një viti si futbollist i “Djajve të Kuq”, mori një zotim varfërie.

Kjo do të thotë që Mulryne tani jeton në kufijtë e ekzistencës.

Një jetë shumë larg nga ajo me makina të shpejta dhe femra të bukura.

Nuk më pëlqejnë zbukurimet e të qenit futbollist, paratë, klubet e natës dhe vëmendja e femrave.

Përderisa kjo ishte mirë për një kohë, në të kaluarën time, kur arrita 20 vjeç, fillova të ndihem vërtet i pakënaqur.

E kam dashur lojën e futbollit, e kam dashur trajnimin.

Mënyra e jetesës më solli kënaqësi, por asgjë nuk zgjati.

Bleva tre ose katër vetura në vit, sepse po mërzitesha dhe gjithmonë dëshiroja më shumë.

Fillova ta pyes veten: Përse po e bëj këtë?

Dhe, në thelb, përgjigja ishte se asgjë nuk ishte kurrë e mjaftueshme.

Unë kam qenë vazhdimisht i shqetësuar, nisur nga fakti se mendova se kjo mënyrë e jetës kishte për qëllim të më bënte të lumtur”, ka thënë ai për mediat britanike.

Mulryne u tërhoq zyrtarisht nga futbolli në vitin 2009 dhe hyri në Seminarin Dioqezian të Belfastit (Shën Malakia) për të filluar udhëtimin e tij drejt shugurimit.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje