Artan Fuga: Rama e ka vrarë politikën shqiptare. Me Bashën kaq të dobët, ai s’bën më politikë

18 Nëntor 2017, 09:59Politika TEMA

Artan Fuga thotë se Edi Rama e ka vrarë politikën shqiptare, pas marrëveshjes së 17 majit dhe fitores së zgjedhjeve.

Sipas tij, me këtë Bashë kaq të dobët, Rama nuk bën më politikë.

Nuk e di nëse vijon marrëveshja. Unë nuk jam përfshirë në atë, deri në atë kohë kam mbështetur Bashën.

Kam thënë nuk mbështes më tepër se Republika e Re.

Në momentin e marrëveshjes nxora dy përfundime.

Rama e mundi politikisht Bashën dhe fitoi mbi të gjithë të tjerët.

Kjo fitore vazhdon, ai është fitimtari.

Ajo marrëveshje është akti i golit, gjuhet penalltia, bëhet goli.

Për mua ndeshja përfundoi aty, nuk prita zgjedhjet, mbaruan zgjedhjet. Rama doli fitimtar.

Jemi akoma në pushim e ndeshjes, nuk ka pjesë tjetër.

Këto debatet në parlamenti i shoh si ato ndeshjet e basketbollit amerikan ku dalin kërcimtaret në pushimin mes pjesëve.

Politikisht di që është bosh, vazhdon fitorja e Ramës mbi Bashën, por kjo fitore e përfundoi politikën në Shqipëri.

Nuk ka më sepse pushteti i Ramës është aq i madh, dominon të gjithë pushtetet e tjera, saqë ai nuk bën politikë më, se nuk si të bësh politikë kur nuk ke kundërshtarë dhe kundërshtari është aq i dobët, sa nuk është në gjendje veç fjalëve të bëjë politikë, nuk bën asgjë”, tha Fuga për emisionin Repolitix të Denis Mingës në Report TV. (TemA)

2 komente në “Artan Fuga: Rama e ka vrarë politikën shqiptare. Me Bashën kaq të dobët, ai s’bën më politikë”

  1. Lili says:

    Fitore alla pyrrhus siçpo shihet ,me nje qeveri totalisht te paralizuar

  2. pjeter says:

    Zoteri, pse nuk e thua te gjithe te verteten, Rama nuk ka vrare asnje lloj politike, thjesht nuk ka rivale, nuk ka opozite zoteri i dashur, dhe ju personalisht qe nuk mungoni te na perditesoni me mendimin tuaj analitik, na krijoni habi qe nuk e permendni kauzen e joegzistences se opozites. Tia faturosh Lulushit si i “DOBESI POLITIKE” deshtimin e opozites,eshte si te qellosh mbi kryqin e kuq, eshte gati gati nje tentative e ulet manipuluse nga ana juaj, qe e dini shume mire kush e rrenoi opoziten. Lulushi, qe te gjithe e dine,por me nje ipokrisi te semure e anashkalojne, eshte maja e ajsbergut te pseudo opozites.Na thoni zoteri i dashur, edhe pse eshte negative per ne shqiptaret, perse Rama duhet te perdori nje ferrari apo nje avion supersonik per te arritur ne destinacionin e programuar, kur mund ti kushtoje financiarisht, psikollogjikisht, fizikisht ,shume me pak te shkoje me nje qerre?perse Rama duhet te shpike nje kundershtar te denje opozite?Rama do te punonte me mire per ne, ne qofte se zhduken nga skena Berishat me soj e sorollop,Mehdiu, Shehi, Kokemedhenjte e Kokedhjeret te gjithe ata qe per 25 vjet e kusur e rrenuan kete popull te vuajtur, dhe ne vent te tyre njeres te rinj dhe te lire, te pergatitur qe ti sherbejne ketij vendi. pd-ja deshi ti hidhte hi syve elektoreve te saj duke kandiduar disa te rinj, keta te rinj, nuk jane ne menyren me apsolute te lire te shprehen, por me nje veshtiresi qe shperthen nga te gjitha poret, mundohen ti qendrojne vijes se gjirizit te klubit ku bejne pjese.Na thoni profesor i dashur, reforma ne drejtesi,vetingu, mund te na krijoje nje mundesi,qe ne nje te ardhme te afert te kemi nje politike qe ti sherbeje interesave te shqiptareve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje