Lushnja-Flamurtari/ Duro: E rëndësishme që fituam, kalendari është skandaloz; Dedja: I përgëzova lojtarët, një gabim i vogël hodhi gjithçka poshtë

19 Nëntor 2017, 16:25Sport TEMA

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, foli pas fitores që ekipi i tij mori në minutën e fundit kundër Lushnjes.

Duro u shprehu pakënaqësinë  e tij për kalendarin duke e qujtuar skandaloz, kjo pasi skuadra vlonjate u përballë me një ekip që ka 15 ditë pushim.

“Sigurisht këto janë ndeshje shumë të vështira. Nuk ka fitore të sigurta, pasi kampionati është shumë i ekuilibruar. Lushnja ishte 15 ditë pushim.

Lodhja në pjesën e dytë ndikoi shumë, nuk ishte një ndeshje e barabartë pasi ne ishim gjithmonë para portës së kundërshtarit. Sigurisht e rëndësishme në këtë ndeshje ishte marrja e 3 pikëve. Dalja e Bushiç e dobësoi shumë ekipin.

 Mendova që të bëj një lëvizje duke hedhur Arditin nga krahët. Lodhja fizike patjetër që i shfaq këto situata. Bushiç është pika kryesore në sulm, Danilo nuk është si Bushiç, pasi luan pas sulmuesit. Ky kalendar është skandaloz.

Me një kundërshtar që është pushim 15 ditë. Kisha frikën e kësaj ndeshjeje, i thashë çunave që fitorja ishte objektiv. Lushnja para dy javësh fitoi me Teutën”, u shpreh Duro.

Ndërsa, tekniku i Lushnjes Hysni Dedja deklaroi se ekipi dha maksimumin në fushë, por një gabim në fund hodhi në poshtë gjithçka poshtë.

Ai shtoi se ekipi i tij nuk është dorëzuar dhe do të luftojnë deri në fund të kampionatit, ndërsa theksoi se do të ndërhyet dhe në merkaton e janarit për të përmirsuar ekipin.

Pas takimit hyra në dhomat e zhveshjes dhe me thënë të drejtën nuk e kemi luksin, por unë i përgëzova lojtarët për atë që dhanë në fushë. Një gabim i vogël hodhi gjithçka poshtë. Mund ta fitonim edhe ne lojën me shtyllën e Sefës. Ekipi ynë luajti mjaft mirë dhe siç e thashë edhe njëherë mund të kishim marrë më shumë nëse do të kishim më shumë fat.

Ne do të luftojmë deri në fund. Kampionati është i gjatë dhe mundësitë janë. Kryetari i Bashkisë na ka premtuar që do të ndërhyjmë edhe në merkato. Në asnjë mënyrë nuk mund të dorëzohemi. Duhet të jemi pak më aktiv me topin në këmbë. Hyrja-dalja në Superiore mund të ketë ndikuar për këtë, por kemi nevojë për merkato në mesin e fushës, por edhe në mbrojtje.

Po të shikojmë kontigjent, na duhet një më i madh. Unë e kam thënë që skuadra nuk ishte në rregull fizikisht për shkak të fushës që po rregullohej. Por, për të pasur atë që thua ti, duhet të kesh një kontigjent pak më të madh.

Kam bërë 3-4 lëvizje në formacion. Ka pasur futbollistë që i kam ndryshuar vendin dhe për mua dhanë maksimumin”, deklaroi Dedja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje