Presioni i Erdogan? Shitet për 10 milionë euro, kolegji “Turgut Ozal” në Tiranë: Ja kush janë pronarët e rinj

22 Nëntor 2017, 11:16Sociale TEMA

Institucioni më i madh arsimor privat në Shqipëri ka ndryshuar pronar pak kohë më parë.

Bëhet fjalë për “Turgut Ozal Education” sh.a që ushtron aktivitet që prej vitit 2001 në vendin tonë.

Të dhënat e deklaruara nga vetë shoqëria tregojnë se blerësi është BF Cooperatief U.A, një kompani e regjistruar pranë Dhomës Tregtare të Amsterdamit edhe pse emërimet që janë bërë më pas në Këshillat Mbikëqyrës dhe hallkat e tjera të drejtimit tregojnë se zotëruesit janë sërish nga Turqia.

Revista “Monitor” raporton se vlera e shitjes rezulton rreth 10 milionë euro.

Sipas Monitor, “Turgut Ozal Education” është institucioni më i madh arsimor privat në vend, sipas të ardhurave vjetore.

Qarkullimi vjetor i institucionit ishte 1.7 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 14%.

Arsyet e ndryshimit të pronarëve të këtij kolegji për momentin nuk bëhen të ditura.

Por, duhet thënë se që pas grushtit të shtetit në Turqi, për të cilin Erdogan bëri përgjegjës Fetullah Gylenin, ka pasur presion për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore në Shqipëri, dhe jo vetëm, që financohen nga Gylen.

Kjo gjë madje është kërkuar personalisht nga Erdogan, gjatë vizitës së tij në Tiranë.(TemA)

17 komente në “Presioni i Erdogan? Shitet për 10 milionë euro, kolegji “Turgut Ozal” në Tiranë: Ja kush janë pronarët e rinj”

  1. Qifja ut says:

    Po Kastrati c’thote…………?

  2. Flm says:

    Prinder Larg nga kolegjet Turke. Mos u joshni nga luxi dhe madheshtia …. ato jane vegla propagande, mashtrimi dhe konspiracioni
    Faktet e tregojne qart dita dites.

    1. ish-Studenti says:

      Cilat jane faktet qe e tregojne qarte kete gje? A ke qene ndonjehere pjese e kolegjeve LAIKE turke ne Shqiperi? A e di qe te gjithe biznesmenet dhe pushtetaret me te medhenj te ketij vendi i kane patur dhe i kane te regjistruar femijet e tyre aty? C’fare vegle propagande ke pare ti aty? Apo futja kot se dicka do te mbetet… nga nje ish-student shume i kenaqur per vleren qe kam marre kundrejt pageses qe ka dhene ne kolegjet turke.

      1. Flm says:

        Nuk arin te shikosh vetem pse ke sy, por do dhe mendje, ti kuptosh faktet.
        1. Deri dje Gjuleni ishte bamires …. sot pronaret e rijne e anatematizojne dhe e “gozhdojne”. Kush me thote mua qe pronaret e rinje te Turkut Ozalit do te jene me engjellor.
        E pra kjo tregon qarte qe luhet nje lufte e pist propagate, qe studentet e asaj shkolle “neser” mund te jene “dele te zeza” per disa.
        2. Ne cilin kolegj te Shqiperise ose te Europes, valvitet flamuri i huaj me kaq provokim (100 m2 flamur)….. e pra kjo tregon qart qe ne ato shkolla luhet edhe loja Nacionaliste Turke.
        3. Perse ne nje shkoll laike sic eshte Turkut Ozal permenden dhe festohen festat Islame dhe ato Turke ????
        ………

        1. ish-Studenti says:

          E sheh qe nuk ke fakte!

          1. Guleni ishte bamires thua por sot pronaret e rinj e anatemojne, kjo tregon qarte qe luhet nje lufte e piste qe studentet e asaj shkolle NESER MMMMUUUNNNNDDDD te jene dele te zeza etj. Neser Mund eshte mendimi jot por jo fakt.

          2. Ku qendron provokimi ke nje flamur i njohur nga Rep. Shtetit Shqiptar? Provokim eshte flamuri i Vorio Epirit qe del Neranxi e Bollano e bejne sikur nuk dine kujt i perket, por jo nje flamur i njohur i rep shqiptar, i ngritur ne territorin e nje institucioni arsimor qe promovon vlerat e patriotizmit shqiptar me shume se vete shkollat shqipe. Nese nuk ke dijeni te ftoj te shohesh videon se si studentet e ketij kolegji “propagandistik, te mallkuar” etj etj kane zhvilluar ne sheshin Skenderbej pa asnje lidhje me asnje feste kombetare por per cfare, per kenaqesi, per atdhe-dashuri… vlera qe Ataturku, e me pas Guleni i ka pershfaqur per Turqine dhe me tej ne gjithe vendet ku ka investuar. Nuk perkrah Gulenin as Turqine as Erdogan askend por faktet jane fakte qe Ataturku donte dhe arriti sekularizmin e Turqise, shkeputjen e shtetit nga feja dhe investimin ne dije, nje gje per te cilen ishte dakord dhe Erdogan se bashku me Gulen kur keta te dy ishin miq. Erdogan nuk e perballoi dot vellon e shtirur te modernizimit te mendesise se tij dhe u kthye ne identitet duke e mbyllur Turqine, e kthyer Gulen e ndjekesit e tij ne armiq.

          3. Une di qe bajrami eshte pushim zyrtar i vendosur nga shteti jone ame, Shqiperia por di dhe tjetren qe ne kolegj turk behet pushim dhe per pashke e per krishtelindje si kudo tjeter. Ku eshte fetarizimi i nje-anshem ketu?

          Ndaj mik i dashur shih pertej urrejtjes dhe shih me syte e vertetesise se kush eshte kolegji turk dhe kontributin qe ka dhene per vendosjen e nje standardi ne arsim qe per fat te keq, per mendimin tim, mbetet ende i paarritur nga shkollat e vendit tone te dashur, Shqiperise.

      2. Flm says:

        4. C’fare simbolizon emri Turkut Ozal, perse nxenesit te ndihen krenar ??? C’fare i ka ofruar ai emer Shqiperise, Botes ose Shkences ???
        ….. e shume te tjera qe nuk kam oreks te merem me tru shpelar Turk-Arnaut.

        1. ish-Studenti KLM o FLM says:

          Te uroj t’ia kalosh sa me mire dhe ha ndonje cokollate te embelsohesh pak, se hidhte shume te vjen qe dole pak bllofito-lindo. Nga Pellazgu, Arber, Alban, Shqiptari qe nuk ka asnje te perbashket me tru-shpelarin turko-arnaut ?

    2. Janullatos arxidoglyftis says:

      Larg edhe nga kolegji i janullatos pederastit !
      Propagandohet pederastia, greko-orthodhoksia, pabesia e anti-shqiptarizma ! ?

    3. Quo Vadis! says:

      Ashtu eshte. Por perseri Turqia nuk ka te drejte te nderhyje per cfaredo lloj arsye ne sistemin e arsimint shqiptar. Nese kolegji ishte i Gylenit dhe ndryshoi per shkak te presionit te Erdoganit kjo eshte nderhyrje ne punet e brendshme te Shqiperise dhe do te thote qe qeveria shqiptare i mban ison nje diktatori dhe lejon nje shtet tjeter te nderhyje ne sistemin e arsimit shqiptar.
      Ne nje kohe qe kur qeveria greke proteston per padrejtesi ndaj minoriteti grek, perseris, ndaj minoritetit grek dhe jo ndaj shkollave te ndonje armiku te Cipras, qeveria shqiptare hidhet perpjete.
      Shqiperia nuk ka nevoje per shkolla turke te kujtdo qofshin. Por qeveria shqiptare nuk duhet te behet vegel as e Erdoganit dhe as e Gylenit.
      Apo mbase kjo eshte menyra se si Rama po falenderon baba Erdoganin per linjen e re ajrore Air Albania :))))

  3. Arjani says:

    Kolegjet Turgut Ozal, dhe gjithe deget e tyre jane krijesa te Gylenit, armik i Erdoganit dhe njeri i after me CIA-an …

    Eshte pjese e lobeve cifute gjithashtu…

    Gyleni bashke me CIa-an krijuan gurhsitn e shtetit ne Turqi ne 2016….

    Turqia ka 2 vite e gjysem qe i kerjkon n mes negociatash shqiperise mbyllljen e ketyre shkollave qe jane vegel e Gylenit…

    Nuk po them qe Erdogani eshte burri me i mire ne bote, por Gyleni eshte armik i shqiptareve dhe Turqise dhe ketkon te krijoje marrdhenie te tensionuara midis shqiptareve duke krijuar televizione apo show provokative qe shqiptaret kujtojne se jane pjese e shtetit turk…

    Krijoni marrdhenie shume me te forta ekonomike dhe ushtarake ( e perseris ekonomike dhe ushtarake, jo kulturore) me turqine e erodganit sepse eshte fuqi e madhe dhe mund te filloje edhe hapja masive e shollave per shqiptaret atje…

    tregojuni me largpames… mos u beni si kryeministrat shqiptare ne perandorine osmane qe nuk menduan per te ardhmne e kombit shqiptar

    1. Quo Vadis! says:

      Qe kur e ardhmja e kombit shqiptar u varka nga nje shtet paraardhesit e te cilit e lane Shqiperine ne erresire per 500 vjet?

      Erdogani ka kaq kohe ne krye te shtetit Turk, atehere perse nuk hapi me pare shkolla per shqiptaret atje, duke marre parasysh se marredheniet midis dy shteteve kane qene gjithnje te mira?

      Nese Gyleni eshte armik i Erdoganit perse qenka armik i Shqiperise? Ata dikur kane qene miq dhe nuk i ndajne arsye parimore, por thjesht sherre zilie. As njeri dhe as tjetri nuk jane te mire per Shqiperine.

      Dhe ju lutem mos beni propaganden e Erdoganit ne Shqiperi. Shqiperia nuk ka nevoje as per Gyleniste as per Erdoganiste. Sherret mes tyre nuk kane pse ndikojne Shqiperine.

      As nuk eshte pare dhe degjuar, dhe as nuk mund te mendohet qe nje lider i nje shteti perendimor te vije ne Shqiperi dhe te shaje e te mallkoje rivalin apo rivalen e tij politike dhe te detyroje Shqiperise te bojkotoje ate.

    2. Ilir says:

      Ca duhet turku kur ke ameriken mor palle

  4. Bariu says:

    Ajo godine eshte shteterore dhe eshte leshuar me qira per turqit,qe ne kohen kur ishte minister arsimi Ylli Vejsiu.Eshte dhene me qirra,per 99 vjet shkolles turke per vetem…..250 mije lek te vjetra ne muaj.Kur sot me 250 mije lek ,merr me qirra vetem nje garsionere te thjeshte ne Tirane.Qeveria e Berishes ,sic shet detin ,ju shet per nje cope buke hidrocentralet ,po turqve;ka shitur” badjava” edhe pjese te shqiptareve,qe me shume lehtesi do te behej nje shkolle e mire per komunitetin e Tiranes .

  5. analisti says:

    Shkolla ne Janar 2018 ndryshon emrin nga Turgut Ozal ne Shefqet Kastrat.

  6. bobi says:

    o student cfare ke mesu aty se si gjyshi e stergjyshi yt u shkerdhyen per 500 vjet turp me mesu aty.

    1. Dritani says:

      Nje injorant si puna jote duhet ta dije se osmanet ndenjen ne trojet shqiptare 400 vite, dhe me sakte 320 vite po te perjashtojme kohen e Pashallqeve te Pavarura shqiptare.

      Nga ana tjeter, eshte e vertete se me osmanet u be lufte 120 vite, por me fillimet e 1500, shqiptaret filluan te pranonin propozimet osmane, dhe filloi edhe konvertimi ne islam dhe ngjtija e shqiptareve ne strukturat me te larta osmane ne mase te madhe, aq sa pati 42 kryeministra shqiptare perandoria osmane.

      Keshtu qe per 400 vite shqiptaret shkerdhyen te tjeret dhe shtypen kryengritje ne gjithe perandorinem nga kaukazet e deri ne bosnje, servi dhe greqine e stoshme dhe bullgari…

      Biles edhe sunduimi shqiptar ne Egjipt, Sudan dhe lindje te mesme erdhi per shkak te pozitave te larta qe shqiptaret mbanin ne perandori

  7. Anita says:

    Kondrabandiati i naftes e armeve Shefqet Kastrati.Bythelepiresi i te gjithe Keyeministrave shqiptare le te zevendesoje Turgut Ozalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje