Nga Ilir Demalia
BABË DHE BIR, BINAK DHE ILIR HAXHIA DEMALIA NË 2A
Prej shumë vitesh e kohësh, llumi i shpifësve dhe baltosjes, i atyre që ngarkuar me kompleksin e shërbimeve ndaj regjimit diktatorial dje, i atyre që si bashkëpunëtorë të Sigurimit, e që tashmë i di, së paku, ata që janë në dosjen e tim ati dhe timen, i atyre që kanë qenë në burg dhe kanë përgatitur kurthin e tim ati tre muaj para se të mbaronte dënimin, në dhjetor të vitit 1978, i atyre që ai kishte ndihmuar në jetë për t’u rregulluar në punë, duke u dhënë mundësinë për të dalë dhe jashtë shtetit, para se ai të hynte në burg
-si rasti i pseudonimit “Panairi”, i cili vazhdoi të dalë jashtë, deri në vitin 1990.
Ai jo vetëm ka qenë bashkëpunëtor me detyrë për tim atë dhe mua, por bashkë me atë që mbante pseudonimin “Skifteri”, kanë hyrë edhe në shtëpi me TO (teknikë operativë, aparate përgjimi).
Gjithë ky llum, me llumin e bashkëpunëtorëve politikë të pluralizmit, spiunëve, kanë hedhur baltë mbi tim atë dhe mua, si gjoja bashkëpunëtorë të Sigurimit. Përfundimisht, për herë të fundit, për të gjithë këtë tabor akuzuesish dhe ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, po ju them: as për tim atë, as për nënën time, as për mua dhe as për tim vëlla, nuk mund të gjendet një dokument që të kemi denoncuar njeri, bashkëpunuar me Sigurimin, t’i kemi shkaktuar tragjedi dikujt apo ndonjë familjeje.
Në të kundërt, nga verifikimi i gjithë dokumentacionit në dosjet e Sigurimit, rezulton: Binak Haxhia Demalia, i ndjekur nga Sigurimi me dosje 2A (përpunim për arrestim) që nga viti 1972.
Arrestuar më 11 mars 1975 dhe i dënuar 4 vjet për agjitacion e propagandë. Gjatë hetimeve dhe procesit gjyqësor nuk ka pranuar fajësinë dhe nuk ka implikuar asnjë njeri apo të jetë thirrur njeri nga dëshmia e Binakut.
Në gjyq ka dalë i vetëm. Mbas lirimit më 11 mars 1979, ka kërkuar rregullisht pafajësinë, duke e fituar atë në mars të vitit 1984. Nga ky moment mbyllet dosja e ndjekjes ndaj Binak Haxhia Demalia, për t’iu hapur përsëri Binakut dhe të birit, Ilir Haxhia Demalia, pas gjashtë muajsh në dhjetor të vitit 1994.
At dhe bir, Binaku dhe Iliri, janë ndjekur në 2A, BP sigurimi me TO (teknikë operativë) përgjime për veprimtari armiqësore dhe përmbysje e pushtetit dhe Iliri edhe për përgatitje për arratisje.
Ndjekja e përgjimi ka vazhduar deri në prill të vitit 1991, shoqëruar me përgjime telefonike 24/ 7 pas largimit të Ilirit me ambasadat, në korrik 1990.
Kush eshte ky “skifteri” , mos keni frike, apo ju vjen keq,gjynah ti heqesh puplat.
Gjithe minjt e kanaleve,tani jane duke qeshur,po tallen me dosjet
e “hapura” te “DEKLASIFIKUARA” te sigurimit,po pijne qete kafe me Nexhmien
Historia perserit veten,qellimi; te sigurojme te tjeret “Me biografi te paster ”
Njesoj si ne te kaluaren,vetem se tani kemi bere rrokaten.Loja vazhdon.
Ore gazetaruc nga viti 1984-1994 eshte 10 vjet e jo 6 muaj kohe.keshtu qe shko bej shkollen nga e para duke filluar1+1 pastaj bej kerkese per pune dhe te shohim nese ke 2 fije mend.
Emrat ku janë?
E keqja qëndron në zemrën dhe shpirtin e shqiptarit
Vlereso ‘zemren’ tende te nxire e pa rrahje,si rraca jote ! Zemra e shqiptarit eshte aq e madhe sa vec hienat nuk kuptojne !!! Kush prej ju te ardhurve grekosllav u demtua ne lutra botrore,pas luftrave ne paqe pa ose pa shtet ?????!!!!!???? KJO ESHTE VETEM NJE TREGUES I ‘ZEMRES SE MADHE BUJARE TE SHQIPTARIT’ ky eshte civilizimi….kurse hienat ne kopene e tyre!
Kur ke mizen nen kesule, krruhesh.
Nese dikush nuk ka qene i ngaterruar me sigurimin dhe nuk ndihmonte duke spiunuar miqte dhe shoket dhe kur lejohej nga regjimi te llapte si te donte si puna e Ilir Demalise, nuk ka perse ben hartim pas hartimi per te njejten ceshtje.
Ilur Demalia dhe babai i tij (ish oficer i larte i sigurimit) jo vetem i kane sherbyer sigurimit, por jane paguar per punen e bere mjaft mire.
Ajo qe te ben pershtypje eshte mbrojtja prej idiote qe ben biri i babait.
Kjo eshte demokracia, cdo idiot mund te shkruaje cfare deshiron dhe i botohet.
Amen!
O Ilir!Nga keto qe pashe rezulon se vetem babai juaj paska patur dosje perpunimi.Nese edhe ju jeni ndjekur nga sigurimi perse nuk keni fotokopjuar edhe dosjen tuaj?Ne fund del se babai juaj Binaku edhe pas ngjarjes se ambasadave eshte ndjekur me dosje si gjent i zbulimit serb.Ne fund del se ju jeni thirrur ne gjendje te lire dhe thuhet se per kete ka mesuar edhe babai juaj.Meqenese nuk ka date,nuk del e qarte nese thirrja ne gjendje te lire ka ndodhur kur Binaku ishte ne burg apo kishte shlyer denimin.Me interes do te ishte te na paraqesnit materialet e procesit te thirrjes ne gjendje te lire.Zakonisht ky proces aplikohej per personat qe piketoheshin per tu rekrutuar nga sigurimi i shtetit mbi bazen e materialit shterngues(pra veprimtarise suaj armiqesore).Cfare ka ndodhur ne fakt?A keni pranuar ju bashkpunimin me sigurimin e shtetit apo jo.Kjo eshte nje pike kyce per ju.Ne perfundim do te pyesja perseri:Ku eshte dosja juaj formuale qe jeni ndjekur nga sigurimi i shtetit?Mos valle kjo dosje formulare pas thirrjes ne gjendje te lire u shnderua ne dosje personale si bashkpuntor i sigurimit te shtetit,terhequr ne bashkepunim mbi bazen e materialit shterngues?Nese mundeni na i pasqyroni per te kuptuar pastertine e figures tuaj.Respekte.
O Ilir!Nga keto qe pashe rezulon se vetem babai juaj paska patur dosje perpunimi.Nese edhe ju jeni ndjekur nga sigurimi perse nuk keni fotokopjuar edhe dosjen tuaj?Ne fund del se babai juaj Binaku edhe pas ngjarjes se ambasadave eshte ndjekur me dosje si gjent i zbulimit serb.Ne fund del se ju jeni thirrur ne gjendje te lire dhe thuhet se per kete ka mesuar edhe babai juaj.Meqenese nuk ka date,nuk del e qarte nese thirrja ne gjendje te lire ka ndodhur kur Binaku ishte ne burg apo kishte shlyer denimin.Me interes do te ishte te na paraqesnit materialet e procesit te thirrjes ne gjendje te lire.Zakonisht ky proces aplikohej per personat qe piketoheshin per tu rekrutuar nga sigurimi i shtetit mbi bazen e materialit shterngues(pra veprimtarise suaj armiqesore).Cfare ka ndodhur ne fakt?A keni pranuar ju bashkpunimin me sigurimin e shtetit apo jo.Kjo eshte nje pike kyce per ju.Ne perfundim do te pyesja perseri:Ku eshte dosja juaj formuale qe jeni ndjekur nga sigurimi i shtetit?Mos valle kjo dosje formulare pas thirrjes ne gjendje te lire u shnderua ne dosje personale si bashkpuntor i sigurimit te shtetit,terhequr ne bashkepunim mbi bazen e materialit shterngues?Nese mundeni na i pasqyroni per te kuptuar pastertine e figures tuaj.Respekte.Per tipin qe ju keni me siguri nuk keni pranuar bashkpunimin me sigurimin e shtetit,do te jeni keshilluar duke ju thene se partia po tregohet zemergjere me ju.
Ne fakt karremi syç duhet thjesht te botoje letren shoqeruese me indeksin e dosjeve qe i eshte vene ne dispozicion me kerkese të tij.
Gjermania eshte i vetmi vend qe nuk pranoi agjente te sigurimit te infiltruar ne ambasada!
Cfare sqarimesh duhet te behen per te qene njerezit te besushem kur ne dosje thuhet ka qene bashkepunetore i sigurimet dhe dalin edhe psedonimet .Atehere ne dosje eshte pseudonimi por emri i sakte qe jepet ne pseudonim nuk dihet atehere kuj ti besoj populli dosjes se sigurimit apor perrallat e I . Demalise .