Basha vijon sërish akuzat: Në Shqipëri votat janë blerë masisht, qeveria Rama organizatë kriminale

27 Nëntor 2017, 16:52Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka risjellë edhe njëherë akuzat në adresë të kryeministrit Edi Rama për shit-blerje votash.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se një studim ka zbuluar se mbi 20 për qind të votuesve u është ofruar para ose favore.

Basha thotë se qeveria Rama është bërë njësh me krimin pasi është shndërruar në mënyrë graduale njësh me krimin.

Postimi i plotë

Në Shqipëri votat janë blerë në mënyrë masive. Një studim i financuar nga BE ka zbuluar se mbi 20 për qind të votuesve u është ofruar para ose favore në shkëmbim të votës.

Numri i vërtetë është edhe më i madh, po të kihet parasysh se shumë persona zgjedhin të mos e tregojnë këtë të vërtetë.

Studimi është një tjetër tregues i blerjes masive të votave nga Edi Rama me anë të parave të drogës dhe të krimit.

Një pushtet që merret me krim, mund të mbahet vetëm me më shumë krim. Prandaj qeveria Rama u kthye gradualisht në një organizatë kriminale të përfshirë direkt në mbështetjen e trafikimit të drogës, në pastrimin e parave të drogës me anë të PPP-ve, në zhvillimin e një industrie mafioze të plehrave dhe aktivitete të ngjashme.

Në të njejtën mënyrë, Edi Rama do vazhdojë të zhytet edhe më thellë në krim çdo ditë e më shumë që ai do të jetë në pushtet.

Prandaj krijimi i një qeverie antimafia që i hap rrugë nje reforme të mirëfilltë zgjedhore është hap i parë dhe i domosdoshëm për kthimin e legjitimitetit të zgjedhjeve dhe fillimin e pastrimit të politikës nga krimi.(TemA)

11 komente në “Basha vijon sërish akuzat: Në Shqipëri votat janë blerë masisht, qeveria Rama organizatë kriminale”

  1. M says:

    Celua ben moral
    Me 1000000 dollar c’ far bleve

    1. Kujtim Pushka says:

      Nga ty do pastruar politika
      Basha Berisha gezoin gjith te keqiat

  2. Lumi Ottawa says:

    Ik ore pederast. Hajdut dhe spiun. Vrases dhe antishqiptar. Gjysmen e qeverise nuk e pate per te ruajtur votat? Mendon se populli eshte idiot.

    1. Beni says:

      Oj lule vjen era m.t mos fol me se sa here flet aq me shume ndihet era.

  3. Tritani says:

    Langaraq burre! Zgjedhjet kane kohe qe jane vulosur, zoterote nuk ke gje per te thene per keto bemat e tua qe dolen ne drite.

  4. shkodrani says:

    Ik mor kriminel mor tradhtare mor Serb mor hajn po kush ta jep voten ty e pederas…. te PD tradhtarve po ju doni Enverin Flliqsina shporruuu

  5. Gri says:

    Me radhe luli! Lu gjete rreth 1 milion dollar tek ofshorja per t’ i paguar lobistave ne usa? Eshte shkelje e ligjeve te Shqiperise! Mos valle tek kjo ofshorja le edhe te tjera qe psh mund tejene pjese e vjedhjes se 230 milionve te Rruges se Kombit? Ishalla e lexon kete tik llalla se ai ta ” rregullon ” ty mire qejfin!!!

  6. Mendou says:

    Abort per opoziten ne zgjedhjet 2017
    Deshtim me nje milion te b…..
    20% te votave i bleu opozita( nuk thuhet e i bleu mazhoranca e thote s÷b akuza kthehet k/akuze)
    Sa % i ngelen opozites qe mori ne zgjedhje

  7. Ani says:

    BASHA!!
    VA FA …. , NË HOLLANDË!????

  8. Iliri says:

    Me cfare e mati ky kete %te votave te blera qe eshte kaq i sakt.Ky me cpo shohim si punon e vepron e ka denuar PDte mos vije ndonjeher ne pushtet dhe kjo nuk demton vetem pd por dhe zhvillimin e vendit pasi duhet te kete alternative pushteti .Ky nuk eshte alternativ ky eshte nje idiot qe cdo gje e ka te falur dhe te vjedhur pasi vet eshte i pa afte

  9. salem says:

    Akoma s’ka vajtur ne burg ky Lyl_i ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje