E akuzuan për lidhje me Habilajt, reagon ish zv. ministrja Gjebrea: Nesër do të shkoj vullnetarisht vetë në Prokurori

28 Nëntor 2017, 00:05Politika TEMA

Ish zv.ministrja e Brendshme, aktualisht deputete e PS në Kuvendin e Shqipërisë, Elona Gjebrea ka reaguar ndaj akuzave të opozitës dhe segmenteve që fshihen pas saj.

Gjebrea nënvizon faktin se nuk ka asnjë lidhje me Habilajt apo grupin e tyre siç e akuzojnë kundërshtarët e saj për interesa politike.

Deputetja e PS është shprehur se është gati që nesër të paraqitet në Prokurori vullnetarisht për të dëshmuar. Madje Gjebrea ka deklaruar se ka qënë gjithnjë në dizpozicion të organit të hetimit.

Ajo i konsideron shpije akuzat për të dhe bashkëshortin e saj.

Reagimi i ish zv.ministres së Brendshme:

Ne punen time si zv.ministre e Brendshme, si ne çdo detyre tjeter te kryer e ne permbushje nga ana ime, kam respektuar e respektoj maksimalisht ligjet e shtetit dhe rregullat me te larta te moralit tone shoqeror. Perpjekjet per te baltosur politikisht emrin tim e te familjes, marrin shkas nga asgjeja e kunderligjshme ne veprimet e mia, mpleksen ne menyre spekulative, e shiten mediatikisht te transformuara ne “vertetesi”, per çdo perfitim te te kundertve te mi.

E njoh te drejten e Prokurorise dhe tagrin e saj procedues, dhe nese interesi i çdo hetimi ka nevoje per fakte te ditura prej meje, mbetem e gatshme te paraqitem ne çdo kohe. Madje do kerkoj qe neser te paraqitem vullnetarisht ne Prokurori e te deshmoj ne interesin tim dhe te publikut.

Por ngjizja e nje genjeshtre si kjo e shperndare ne komunikimet e hapura e te fshehura te perfaqesueseve te PD-se, per gjoja lidhje te miat me te dyshuar per vepra te renda penale siç jane Habilajt e grupi i tyre, meriton nje pergjigje te drejtperdrejte e te qarte nga une.

Asgje s’me lidh me keta e te tjere subjekte te proceduar brenda apo jashte vendit.
Sulmet per bashkeshortin po ashtu jane perpjekje per te me sulmuar mua dhe per te baltosur figuren time. Nuk eshte e vertete qe nuk ka kaluar testin e dekriminalizimit, siç thuhet ne media.

Dhe kjo eshte lehtesisht e verifikueshme nepermjet organeve ligjzbatuese. Bashkeshorti im ka 25 vite pune eksperience si ekspert nderkombetar me kompani e organizma prestigjioze ne shume vende te botes si Europe, Afrike, Azi etj. Kjo do te thote dhe verifikim te figures se tij morale dhe profesionale.(TemA)

1 komente në “E akuzuan për lidhje me Habilajt, reagon ish zv. ministrja Gjebrea: Nesër do të shkoj vullnetarisht vetë në Prokurori”

  1. demok says:

    Vete e kruajte ti me shefin ik e hajde ne Greqi.Shkoje me traget,u ktheje me EXPRESSIN E DROGES AUDI 003.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje