Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një status në Facebook ku shkruan se shumë fshatra të Fierit janë mbuluar nga balta për shkak të përmbytjeve.
Basha shkruan se nuk ka asgjë spektakolare në këto zona dhe se Rama duhet të shkojë pranë qytetarëve.
Më tej kryedemokrati i bën thirrje kabinetit qeveritar që të shmangë propagandën që sipas tij po i shndërron përmbytjet në sukses.
Postimi i plotë
Nuk ka asgjë spektakolare në Darzezë, në Ferras e në shumë fshatra të tjera të Fierit ku balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale. Dhe në Dërmenas po ashtu.
Asgjë spektakolare nuk ka në Novoselë e në zona të tjera të Vlorës ku, si pasojë e përmbytjeve, ka mungesa bazike, nga ushqimet tek dritat dhe uji.
Asgjë spektakolare nuk ka në Fushë-Krujë, në Bilaj, në fshatin Hasan dhe lagje të tjera, ku uji dhe balta kanë përmbytur e marrë me vete shumë pasuri dhe kursime të qytetarëve.
Po, ka dy gjëra spektakolare!
Spektakolare është përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media e në ekrane si sukses qeveritar!
Spektakolare është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lënia nën mëshirë të fatit pas asnjë ndihmë!
Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita!
Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte.(TemA)
Ashtu eshte Lulezim. E ke nisur shpejte punen e kamarierit dhe do ta perfundosh ne burg , si duket bathet. Kur ti dhe babaqafori yt benit spektakolare Henen e Ftohet, shkenctaret tuaj ju besuan, por Edi Rama as shiun nuk e ndalon dot se s’varet prej tij dhe as lumenjte nuk i ndalon dot te dalin nga shtrati. Rama menaxhon situaten qe te kete sa me pak deme dhe kete e ka bere mire heren e kaluar, por menaxhon edhe digat qe nuk i hap te permbyt gjithe Shqiperine veriore ashtu si bere ti me babaqaforin e ndersa Shkodra e permbytyr deri ne gryk, ne menyre spektakolare televizioni juaj transmentonte qytetare ne mes qytetit , ujet deri ne gryk dhe dy gishtat larte kur shkonte Saliu dhe Jozefina. Nuk harrohen se jane te regjistruara te gjitha. Ti e mban mend? Prandaj s’te kerkoj qe ti kthehesh aresyes se ajo te mungon tani dhe s’ka dyshim se s’ka per te te ardhur me me ato qe ke ne kurriz ti dhe babaqafori yt se çfare i bete atij vendi. I di bota e jo me ata shqiptare te ndershem qe i kane hequr ne kurriz dhe po vazhdojne. Rahmet paçi!
O hu! Nuk e kupton qe Rama do te krijoje nje kulture tjetre dhe jo se te ka ne axhende ty.
More Basha! Ti thua qe Rama te shkoi te qytearet. Nuk shikon ti qe Rama ishte te qytetaret e permbytur? Ai shkoi dhe qau hallet me ta,duke i pare nga afer.Ku ishe ti qe nuk e paske pare?Ne si popull dhe te permbytur ie pam,ti se paske pare.çudi! Tjeter-Ti thua dhe i jep porosi Rames qe te demshperblej ata te permbyturit.Po nuk i beri ai,ti i bene dot? Ke buxhet? Kur nuk ke pse bertet? Edi Rama kudo qe shkoi,u la porosi kryetareve te bashkive,te bejne bilancin dhe t’i demshperblejm.Nuk e kuptojme,ti thua dhe perserit ato qe tha Rama.Jepi Basha se mire e ke.