Pjerin Ndreu rrëfen sekretin e përplasjeve me LSI dhe ikjen tek PS: Ja raporti që kam me Ramën

6 Dhjetor 2017, 10:39Politika TEMA

Deputeti socialist Pjerin Ndreu i ftuar në emsionin “Ditë e Re” tha se është një nga njerëzit që e mbështet më shumë kryeministrin  Edi Rama.

Ai sqaroi se nuk do ta ndryshonte Partinë Socialiste për ndonjë parti tjetër, duke shtuar se ka qenë themelues i LSI-së.

Ndreu tregon se është larguar nga kjo forcë politike për shkak se kontributi i tij nuk është vlerësuar

“Unë jam një nga njerëzit që e kam mbështetur Ramën pa limit, por edhe një nga njerëzit që bën oponencë të hapur në grupin parlamentar, si edhe me Ramën direkt, për ndonjë çështje që mua më duket se nuk shkon.

Shpesh nuk e mirëpret por e mirëkupton që unë nuk ia them me të keq.

Unë asnjëherë s’kam pasur pakënaqësi postesh me Ramën dhe nuk do të kem kurrë.

Unë kam qenë tek Lëvizja Socialiste për Integrim, e kam themeluar dhe jam i pari që u largova nga aty.

Isha më i votuari në veri në vitin 2005 si kandidat i LSI-së.

Një ditë e pashë vetën të pavlerësuar për kontributin që kisha dhënë”, tha Ndreu.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje