Rama “kërcënon” Brukselin me Rusinë, Kinën dhe Turqinë: Kanë para që t’i derdhin lumë tek ne (përmend shembullin kroat për largimet e shqiptarëve)

6 Dhjetor 2017, 11:19Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga BE që t’i hapë “derën” Ballkanit Perëndimor, gjatë një fjalimi të mbajtur në Samitin “Ëestern Balkans at a Crossroads”, organizuar nga Friends of Europe në Bruksel.

Rama tha se në të kundërt, Rusia, Kina dhe Turqia janë të gatshëm t’i afrojnë këto vende, kah vetja e tyre.

“Nuk jam shumë dakord apo tërësisht me miken tonë këtu që përmendi Turqinë, Rusinë, Kinën si vende që s’kanë ç’të ofrojnë. Po, po, kanë shumë të ofrojnë. Rusia për shembull ka një rrugë shumë të lehtë për të ofruar. Harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet, mbaje pushtetin për gjithë jetën dhe nuk është pa interes.

 Dhe kanë para që të mund t’i derdhin dhe nuk është se ka ndodhur në ndonjë pyll në Siberi, ka ndodhur në mes të Europës që qeveria, që Kryeministri gjatë zgjedhjeve u kërcënuan me vdekje dhe Kryeministri gati u vra dhe kjo ndodhi në Malin e Zi, një vend që negocion në BE”, tha Rama.

Kryeministri tha gjithashtu se jo vetëm Kina, por dhe islami radikal nuk duhen injoruar si oferta reale për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Pra, rreziku është real, është rrezik i pranishëm, siç do thonin kolegët tanë amerikanë. Por që Kina mendon në afat të gjatë, për 20 vite të tjera, ndërkohë që këtu mendojmë për 4 vjet, megjithatë nuk mund të themi që nuk kanë asgjë për të ofruar, dhe ju harruat edhe një forcë tjetër që është islami radikal.

Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë, shumëçka dhe tashmë me gjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE.

Në qoftë se BE nuk do të vrapojë, të presë, por të vrapojë të na kapë, atëherë më besoni do të kenë një larmi problemesh të tjera që do të nisin dhe do të jetë shumë herë më e kushtueshme që të martoheni me ne”, tha Rama.

Ai ndërkohë iu përgjigj edhe pyetjes se përse shumë shqiptarë duan të largohen nga vendi, duke sjellë shembullin kroat.

Vitin e shkuar janë larguar 50 mijë kroatë, por askush nuk flet për këtë,” tha Rama.(TemA)

15 komente në “Rama “kërcënon” Brukselin me Rusinë, Kinën dhe Turqinë: Kanë para që t’i derdhin lumë tek ne (përmend shembullin kroat për largimet e shqiptarëve)”

  1. kombi says:

    NGA RUMANIA DHE BULLGARIA ,SLLOVENIA , HIKIN CDO DITE NE GJEMANI ,AUSTRI ,POR PER ATO DYERT JANE TE HAPURA .

    1. Flm says:

      Nuk shantazhohet Europa ore Debil.
      Futju punes me korupsionin se kini 4 vjet qe flisni per Veting dhe katharsi nuk eshte ber akoma.

  2. frank says:

    ky k per vedi asht ne be

  3. genti says:

    Bravoo ke folur hapur pa komplekse dhe me ZE!!

  4. shushica says:

    Rama nuk duhet te kercenoje,nuk eshte detyre e Rames te beje gjeopolitiken e Ballkanit .Shqioeria nuk eshte as qender e botes ,as e Europes ,as e Ballkanit .Shqiptaret ne ballkan jane shume ,por te coptuar ,te varfer,,edhe pse pasurite dhe mundesite per tu pasuruar jane .Atehere Rama nuk duhet tu beje leksione europianeve se çperfaqesojne Kina ,Rusia ,Turqia….Eshte foshnjore te kerkosh tu spjegosh te tjereve lojrat gjeopoitike.Orban ,Vucic ,Cipras por edhe te tjere bejne pak leksione por shume veprime ,pragmatizem dhe vetem pragmatizem .Dhe miliardat kineze po gjallerojne ekonomine greke ,hungareze,serbe ,portugeze,Atehere Rama te mos beje naivin ,te mos zbuloje kartat por te ftoje XiJipingun ne Tirane..te kerkoje investime hightech per te hapur disa mijra vende pune .Per Kinen nje nderhyrje ekonomike intensive ne Shqiperi do te ishte nje rikonfirmim i miqesise se vjeter ne kohe te reja ,ne kohen kur Kina nuk eshte me e varfer por nje superfuqi.Hapja e disa mijra vende pune sidomos per rinine do ti jepte frymarrje gjithe zhvillimit te vendit.Pa industri nuk ka as te sotme as te ardhme .Nuk di ,a ka nje rreth njerezish qe ta keshillojne Ramen ,por nderhyrjet publike per shuo mund te shoqerohen edhe me …revolucion me ngjyre…….aq ne mode .Dhe Rama nuk eshte as i vendosur ,as njeri qe sfidon rrezikun ,sic jane qeveritaret polake ,hungareze…..Me nje çader leshoi gjysme e qeverise ,kur shumica derrmuese e shqiptareve jane e do te jene te majte edhe per 20 vite .Europa dhe SHBA e dine kete prandaj jane te detyruar te punojne me Ramen ,duke e ditur shume mire se ai eshte nje liberal centrist por per cudi ne krye te popullit te majte .Prandaj Merkel ,Tajani ,Hahn duan apo nuk duan e kuptojne se Shqiperia vetem me te majten ne pushtet mund te hyje ne rrugen normale te zhvillimit .Opozita aktuale eshte nje bashkim bandash te rrezikeshme dhe koha e tyre ka mbaruar edhe per qendren e djathte europiane.

    1. Smokthina says:

      Cfare duhet te bejme Shushica , te ulim breket ???? Po nuk shtrove problemet sic jane e ti shkundesh europianet, kujton se do te merreshin me ne?????

    2. Bushi says:

      Jame dakord me sa tha SHUSHICA.Jane te verteta ato argumenta qe tha,Sa me shpejte te thirret Kina ne shqiperi.Ajo sot eshte superfuqi,dhe e nevojsheme per neve,per instalimin e firmave Kineze,ku mund te hapen qindra e qindra vend e pune, sidomos per te rinjet.Nuk jame kundra Evropes,edhe ajo na duhet se jemi pjese e saj.Edi Rama,ka bere shume mire, qe ua ka thene forumeve te Evropes per kercenimin e Rusis,Turqise dhe Kines,per t’a patur ne konsiderat shqiperine sa me shpejt.

  5. Bobi says:

    IK MORE MALOK SHKO MESO GJUHEN DHE ATE K MBAJE MRENE VENTI KUATRO PER VENTI KUATRO.

  6. Patriroti SHBA says:

    Esht fat qe SHqiperia ka nje kryeinister kurajoz, qe gjerat dhe qendrimet i thot troc, pa servilizma ashtu sukrse jan ne ralitet. Kete qendrim e kemi par ndaj Greqis, Serbis, pse jo edhe ndaj BE, qe per shum gjera ndaj vendit ton qendron as mish as peshk., nderkoh Ai seq asnje presje nga partneriteti strategjik, me SHBA dhe BE.
    Deklarata e kryeministrit Rama, sdo interpretuar sikur SHqiperia doti drejtoi syt, nga Rusia, Kina Turqia, per te braktisur BE, Jo, ai e thot troc, qe vendet e ballkanit, jan pjes e BE, dhe shkojn drejt BE, por BE, duhet ti vleresoi dhe te shpejtoi proceset e integrimit, jo ti shty ne kalendrat greke…………

  7. Luli says:

    Edhe Enveri keshtu mendoi o PLERE,por njerezit vrapuan per ne perendim jo Rusi dhe Kine.

  8. Kuq e zi says:

    Kercenimet e rames me rusine si beson as qeni kjo karte vlen per serbine jo per ne
    Nese rama duhet te kercenonte duhet te vendose nje date per referendum bashkimi shqiperi-kosove
    Pastaj do shihnim si do reagonte be

  9. Bozen says:

    O Luli, shqiptaret vrapuan ne perendim , sepse atje ishin kokrrat e kanabisit, i mbollen ato ketu qe vendi yne te jete shembull ne Europe, kete doje ti o Luli i Sales?

  10. so, what? says:

    Rama u pergjigj pak keq se ne nuk i kemi kredencialet qe te na ndjek europa nga mbrapa, kushdo te na mbeshtes me e favorshme per ne eshte na mbeshtes europa pasi ne synojme BE dhe shumica e shqiptareve ndodhen ne Europe. Kjo nuk dmth qe kryeministri nuk e ka ber per nje qellim te caktuar, ndoshta po ta shohim me nje kendveshtrim tjeter ideja nuk eshte e keqe sepse ku ka interes europa si ne rumani psh e ka futur ne BE pasi atje kane trasferuar Italia e franca shume call- center dhe nje pjese te Fiatit si dhe shume biynesmen te tjere italiane jane trasferuar atje.
    cfare ndodhi ne samitin e rames dhe pyetjen qe i beri e derguara e bashes e gjeni ketu http://spiderinformazione.blogspot.de/2017/12/cfare-ndodhi-ne-fjalimin-e-rames-ne.html

  11. shushica says:

    Smokthina ,ndoshta me keqkupton .Mendimi im eshte shume i thjeshte .Ne vend qe te bejme deklarata ,te bejme veprime .Deklaratat e kombeve te vegjel ,edhe pse mund te jene racionale ,te drejta ,nuk i vlereson askush ,ashtu sikurse nuk vleresoheshin shume vite me pare .Por kur Enver Hoxha perzuri ruset ,gjithe perendimi u kenaq dhe shtypi boteror dhe politika nderkombetare i beri jehone te madhe .Natyrisht NATO u lehtesua nga kercenimi i nje baze te avancuar ruse ku ishte parashikuar edhe me vendosje e raketave berthamore .Ke degjuar permXhibutin ,nje shtet i vogel ne bririn e Afrikes …..Nuk ndihet fare ,por vec bazave amerikane ,franceze ,angleze ,kohet e fundit lejoi ngritjen e nje baze te madhe kineze ,me nje cek 1.5 miliarde dollare,edhe pse perendimi beri presion per te mos e lejuar .Me kete nuk dua te them te lejojme nje baze kinezem,pasi edhe ata nuk e duan .Por zgjerim marredheniesh ekonomike ,ne se ata jane te gateshem ,duhet te bejme sepse Kina ka miliarda .Vete tregetia dhe investimet vjetore amerikano kineze jane mbi 1 mije miliarede dollare ne vit ,Vetem Gjermania ,Franca dhe Italia ne dhjete vite ka thithur mbi 150miliarde euro investime kineze .Portugalia ,Greqia ,Hungaria ,Qipro ,Serbia Maqedonia dhe shume vende te tjera u kane dhene mundesi kinvestimeve miliardare kineze .Bile institutet perendimore jane te habitur per ndrojtjen kineze per investime me te medha ne Shqiperi ,duke u bazuar ne logjiken e marredhenieve shume te ngushta ne vitet 61…78…E pra Rama duhet te terheqe investime ,vetem keshtu mund te dalim nga varferia e tmerreshme qe mbollen politikat bandite te Berishes dhe Nanos.

  12. spata says:

    Shqiptaret kane 27 vjet qe e kane drejtuar busullen nga Evropa. Cfare kemi perfituar qe jemi miq . Na kane hapur rrugen te bredhim ne Evrope .Nuk rrezikohemi te pushtohemi dhe kemi bere sic kane dashur ata .Dhe sa vite do te pres Shqiperia kur specialistet e fushes ekonomike thone qe si Evropa tani behemi ne 2050. Kesaj i thone pirdh te cfryesh . Beje kete ,beje dhe ate ,po kemi dhe keto e te shohim .Kur paska obsjone te tjera pse te na duken cudi . Keto qe thot Rama une i kam thene qysh ne 97 .Pse te mos hedhi syte SH.B.A dhe Evropa te ndalojne keto shemtira ne kurrisz te popullit .Pse Vettingu qe ngulin sot nuk filloje qysh ne Vitin 1998 .Kush i ka penguar te investojne ne fushat me vlera si ne pasurite e nentokes shqiptare . Cbene kur ishin ruset e me pas kinezet .I hoqen mizerjen popullit shqiptare . Sot birbilosim dhe i percmojne se na paskan pire gjakun dhe nuk jane Prendimor .Cfare moren ruset e kinezet nga ne ? Vetem dhera mineralesh e bitumra .
    Mos beni komente qe te nenkuptohet se Rama po na i merzit dhe smund tu jap leksjon evropjanve .Kjo nuk eshte parimisht llogjike .Boll u kane rene ne koke shqiptarve . Ka qene kjo Evrope qe na ka katandisur ne kete fare shkalle .Duhet te jet ajo qe te na kompesoje per demet e shkatuara ne shekuj .Te na marri keshtu sic jemi dhe te vere dore e ti rregulloje ato qe duan shqiptaret per te jetuar si njerez me djersen e tyre. Sic ka dhen fonde per evgjitrit, ti beje te qyteteruar, te na japi dhe ne. Sa i duhet Shqiperise te ngrihet me kembet e saj. Nje vakt ngrenje .Ose ic na tha Hrushovi u shitet per 5 aspra floriri . Shume qesharake keto raporte me nje popull qe ka se cfare te konsumoje nga ato qe i ka falur natyra . Eshte e thjeshte per Evropen .Boll te ngrej ato qe shkateroje Saliu e Nano qe i quajten komuniste. Te marri nga ne cte doje .Minerale nafte prodhime bio te laj bythen neper plazhet e te veroje ne natyren prallore pa u menduar per terroristet . ja kaq thjeshte eshte per ta . Nuk ka ligje tek ne ? Ti bejne. Ne jemi hapur e shqyer me ta sa qe dhe shpirtin po ta duan do tua japim . Jam kundra atyre, qe mbajne per ket ceshtje anen Evropjane, se mos u ngelet qejfi .Cfare qejfi ju prishim .Te na vene dhe nje unaz si ariu e te na terheqin neper cirqet e Evropes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje