Udhëtonte me 200 mijë euro drogë poshtë makinës, pranga 24 vjeçarit shqiptar

6 Dhjetor 2017, 17:31Kronika TEMA

Policia italiane ka vendosur nën pranga një 24-vjeçar shqiptar pasi e kapën me një sasi droge në automjet.

 

 

Mësohet se gjatë kontrollit rutinë në një prej rrugëve kryesore në Peskara, policia fqinje  ndaloi të riun shqiptar dhe filloi kontroll të imtësishëm.

Pasi panë automjetin, efektivët mundën të zbulojnë se ai e kishte fshehur drogën në pjesën e motorit pas krijimit të një kutie kamufluese të posaçme për ta fshehur drogën.

Autoritetet italiane konstatuan se ishte plot 1 kg kokainë.

Bëhet me dije se nëse do të ishte shitur në treg kjo sasi droge do të arrinte përfitimin e 200 mijë eurove.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje