Gënjyen 225 shqiptarë për vizë kanadeze, nënë e bijë dënohen me 10 vjet burg

6 Dhjetor 2017, 12:48Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin me 6 vjet burg për Luli Makashin. Ajo është shpallur fajtore për mashtrimin me vizat kanadeze.

Ajo u dënua me 9 vjet burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë vetëm 6 vjet burgim.

Nga ana tjetër edhe e bija, Adela  Makashi do të vuajë 4 vjet burgim. Gjithashtu edhe ajo përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ku nga 6 vjet që u caktua do të vuajë vetëm 4 vjet burg.

Ato akuzohen për mashtrimin e gati 225 personave se do t’i jepnin vizë për Kanada.(TemA)

1 komente në “Gënjyen 225 shqiptarë për vizë kanadeze, nënë e bijë dënohen me 10 vjet burg”

  1. Bledi says:

    Po leket?
    Sa u moren sa u kapen a do kthehen?
    Apo mbaroi kjo pune me kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje