Kamza-Luftëtari/ Lika: Bregu-Abazaj të pazëvëndësueshëm; Ndreu: Ishim më dobët se kundërshtari

10 Dhjetor 2017, 16:05Sport TEMA

Trajneri i Luftetarit, Hasan Lika, foli pas fitores se sotme me Kamzen

Lika u shfaq mjaft i lumtur per kete tre pikesh te arte, ndersa paralajmeroi se ekipi do ta kete te veshtire te gjeje nje dyshe tjeter siç jane Abazaj dhe Bregu.

Ishte e rëndësishme të marrim pikët për ato lojëra që zhvillojmë e atë që bëmë sot. Djemtë bënë maksimumin, sot pozitive ishte që shënuam e nuk pësuam gol.

E kam thënë edhe më parë që jemi skuadër që krijojmë shumë, si skuadër dhe individe. Kemi lojtarë që kanë krijuar individualitetet e tyre, si Bregu, Rroca e Abazaja, por u mungon goli, nuk janë golashënuesa. Ata punojnë shumë, por gjërat nuk mund të rregullohen përnjëherë. Përpos kësaj, në një farë mënyre u shpërblyem, duke fituar ndaj Kamzës që na vuri në vështirësi shumë herë me kundërzbritje se ka lojtrë të fortë si Plaku, Raçiç, etj.

Bregu është një futbollist shumë i mirë, ka një rritje shumë të mirë, sigurisht ka nevojë akoma të përmirësohet në ecurinë e lojës, të jetë më golashënues. Por gjithsesi jemi të kënaqur, ai është një moment që si Bregu, si Abazaj, janë ndër më të kërkuarit. Kjo është edhe meritë e skuadrës. Por nuk di se çfarë zgjidhje do të bëjë Bregu.

Lojtarët kanë objektivë që të shkojnë të përmriësohen diku tjetër, me një grup më të mirë, apo nivel më të lartë, të bëjnë hopin cilësor. Për këtë punojnë të gjithë në Shqipëri. Janë lojtarë të mirë, nuk e di si do të shkojnë problemet deri në fund të janarit. Por sa i përket mundësisë për përforcime, do të bëjmë. Do të jetë e vështirë të gjejmë një Bregu ap Abazaj tjetër, por do marrim lojtarë që t’i shërbejnë skuadrës“, tha Lika

Kurse trajneri i Kamzes Ramadan Nderu deklaroi:

Ishim me dobët se ata përgjatë gjithë lojës. Por ekipi ka dhënë maksimumin sot. Edhe barazimi do ishte rezultat i mire por për shkak të disa gabimeve individuale humbëm lojën në momentin e fundit.

Ishim në raporte të kundërta sepse ne na duhet të fitonim patjetër dhe nuk duhet të pësonim gol, ndërsa kundërshtari nëse humbte do shkonte shumë në situatë edhe më të keqe. Kishim disa raste që mund të kishim shënuar dhe u thashë lojtarëve që të kenë kujdes nga sulmi i tyre por ata në përgjithësi i benë detyrat përveç pjesës së golit.

Është një moment delikat dhe e dija që një humbje dhe mund ta merrnim. Donim të ruanim ecurinë por edhe elementi i fryrjes ka bërë të sajën. Por i thashë lojtareve që Luftëtari do jete i uritur dhe kisha frike se mund ta humbnim ndeshjen. Me shqetësonte dhe gjendja e Plakut se është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe Plaku u sakrifikua në mesfushë në disa raste sepse kishim vetëm dy mesfushorë”, tha Ndreu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje