Partizani-Teuta/ Starova: Fitore me ndihmën e Zotit; Magani: Objektiv kemi Kupën

10 Dhjetor 2017, 18:50Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka deklaruar se fitorja e sotme, edhe pse e vuajtur, nuk ishte e pamerituar, pasi skuadra e tij kishte besuar deri në fund. Ndonëse në fjalët për TVSH e cilësoi si një dhuratë nga Zoti tripikëshin, Starova insistoi se ai erdhi me meritë.

Kur do, do! Deshte sot dhe fituam ndeshjen. Nuk vodhëm gjë, kishim momente shumë të mira. Edhe kundërshtari nuk meritonte të dilte pa gjë, edhe pse nuk vodhëm gjë. Ishte ndeshje e bukur, fillimi e gjeti të papërgatitur skuadrën, nuk po fitonim duele, bënim kombinime. Pastaj skuadra ndryshoi për mirë. Pjesa e dytë ishte më mirë, kemi momente të mira e jo të mira.

Ndryshimet kanë bërë punën e vet, mungesa e Bardhit, virozat, dëmtimet. Jemi të kënaqur që morëm një trepikësh me shumë vlera që na jep mundësinë të rekuperojmë lojtarë të dëmtuar. Jam i lumtur se sot ishte ndeshje e fortë dhe si asnjëherë tjetër nuk kisha besim të madh duke parë gabimet individuale me shumicë. Kur skuadra luan mirë fillojnë gabimet, kur fillojnë ndryshimet, dëmtimet. Këto më bënë pesimist. Më vjen keq për kundërshtarin, nuk e meritonte të dilte pa pikë.

Por besuam deri në fund dhe i shtuam sulmet pa mbarim në 15 minuta e fundit, Teuta e humbi ndeshjen se nuk ishte vigjilente derisa mbaroi loja.

Morëm një trepikësh që duket sikur ishte i humbur, por Zoti desh të na e jepte dhe duhet të përfitojmë nga kjo dhuratë që na dha Zoti për të punuar më qetë për të ardhmen”, tha Starova

Ndersa, trajneri i Teutes Gugash Magani u shpreh:

Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë por në fund fare jemi mundur. Kam kaq mua që e drejtoj skuadrën. Ajo që më shqetëson është se shënojmë shumë por edhe pësojmë shumë. Goli i parë ishte gabim i joni. Gjithsesi kjo është një gjë që i mbetet analizës sonë. Futbolli është i drejtë, por jo gjithë kohës luhet drejt në Shqipëri. Lojtarët e mijë nuk dinë të vonojnë as lojën. Një top duhet ta kishin hedhur në drejtim të paditur që loja të kishte mbaruar. Në qoftë do mendoja mbijetesën do isha dorëzuar. Ky është futbolli duhet ta pranojmë kështu siç është.

Nuk jam nga ata trajneri që ti them lojtarit shtrihu që të futet doktori në fushë. E patë mundësinë për ta ndëshkuar Partizanin por nuk e ndëshkuam. Në fund fare u mundëm. Pjesa psikologjike është elementi numër një i suksesit. Do punojmë fortë, por gjendja nuk është e mirë. Kështu siç na shkuan punën objektivi i vetëm është Kupa. Për kampionatin do i marrim ndeshjet 1 nga 1″, u shpreh trajneri i Teutës, Gugash Magani

1 komente në “Partizani-Teuta/ Starova: Fitore me ndihmën e Zotit; Magani: Objektiv kemi Kupën”

  1. nezo says:

    Z.Magani ,jam dakprd me ate qe thoni ju,qe lojtaret nuk din te vonojen as lojen. Po pse ata lojtar te kene ne mendje qe te vonojen lojen , kur ata po luanin shume mire ,edhe mund ta fitonin lojen Keshtu nuk eshte mendim I mire qe lojtaret ta hedhin topin s andej ketej vetem qe te vonohet loja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje