Shpërthim në stacionin e metrosë në Nju Jork, disa të plagosur, dyshohet për akt terrorist

11 Dhjetor 2017, 14:49Bota TEMA

Nju Jorku është trondituar sot nga një shpërthim i fuqishëm të ndodhur në orën 6.30 të mëngjesit në një stacion metroje.

Shpërthimi ndoshi pranë terminalit të autobusëve në Manhatan të Shteteve të Bashkuara, vetëm disa blloqe larg sheshit të njohur Times Square në Nju Jork.

Departamenti i policisë së Nju Jorkut gjetën diçka të dyshimtë në pjesën ku qëndrojnë pasagjerët që presin trenët A dhe 1.

Mediat amerikane shkruajnë se ka shumë mundësi të ketë qenë një sulm terrorist. Policia ka aarestuar  një person i cili mbante me vete një pajisje me shumë tela.

Agjencitë e përforcimit të ligjit raportuan se nga shpërthimi kanë mbetur disa persona të lënduar.

Forcat policore dhe zjarrfikësit kanë ndëhyrë në kohë. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje