Gjyshi i 13 vjeçares nga Kuçova e cila u abuzua seksualisht nga një 49 vjeçar, ka shokuar opinionin publik me deklaratën e tij.
Në një prononcim për media ai është shprehur se nga ky gjest e ka bërë vogëlushen “lanet”.
Ai argumenton se e mitura nuk e dëgjonte atë dhe ndaj ka ardhur kjo ngjarje.
“Kur ngelin pa bukë iu jap një bukë miell.
Kam 2 nipër dhe katër mbesa. S’janë të hajrit, s’më pyesin. Kur s’janë të hajrit i bëj lanet” shprehet ai.
Ndërkohë nga ana tjetër e ëma e 13 vjeçares është shprehur e tronditur për ngjarjen duke sjellë detaje edhe për vajzën tjetër ku personi i akuzuar i ka ngacmuar edhe vajzën e madhe 19-vjeçare, madje ka tentuar ta trafikojë jashtë shtetit.
“Ka dy apo tre vjet që ai e ngacmon vajzën e madhe. Kjo e vogla s’më tregoi asgjë, vetëm shkoi me burrin në polici. Ishte e shqetësuar kështu kur erdhi”,- tregon Rajmonda për BW. (TemA)