Ministër dhe ti sekretar i ministrit, mos u merrni me mua por me faktet! Këtë praktikë e përdor mafia

14 Dhjetor 2017, 18:32Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

Minister dhe sekretar i Ministrit!

Merruni me te verteten, jo me mua.

Mund te thoni gjithcka per mua, por harrojeni se do te me delegjitimoni.

E ka perdorur Mafia kete praktike kudo, nuk ja ka dale dot.

Troc e qarte po ua them te dyve, madje ketij te dytit me shume se te parit:

Kontratat e dhënies së tokave me qira, nga viti 2014 deri në 2017, kanë përfunduar në duar të krimit të organizuar!

Dhe jo vetem nje! Jane disa!

Provat ja bejne muuuu, ndaj e verteta djeg shume, pervelon.

Minister, provat nuk jane “biografi”, te lexosh provat nuk eshte kurre “te merresh me biografi”.

Ju pergjigjuni per provat, por mos genjeni.

I keni thene publikut fill pas publikimit te provave se, “kontrata eshte miratuar me vendim detyrues te Keshillit te Ministrave”.

Kjo është gënjeshtër!

Nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave që miraton kontratën e parë për Bashkim Balilin!

As për kontratën e dytë në favor të kompanisë së themeluar nga Bashkim Balili, nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave.

Janë veç vendime të Ministrisë së Bujqësisë.

I vetmi vendim i Keshillit te Ministrave eshte ky;

Ai thjesht kalon administrimin nga ministria e Arsimit tek ministria e Bujqesise se kesaj siperfaqeje toke,

madje duke bere edhe ndryshimin ne listen e inventarit te pronave publike qe ju administroni.

Eshte njesoj si vendimi qe ju ka kaluar ju per administrim gati 22 mije hektare toke.

Jeni veç ju që e keni kontraktuar këtë sipërfaqe.

Ja keni dhënë shtetasit Bashkim Balili.

Kërkush tjetër.

E keni bërë mu të mes të zallamahisë politike dhe veprimeve ligjore ndaj vëllait të tij.

Kjo është e vërteta.

Ndersa per kontraten e dyte, vendimmarrja eshte e juaja dhe ka cuar mbi 90 hektare toke tek nje 21 vjecar, perseri nje Balili.

Ndaj merruni me faktet, genjeshtra nuk u ndihmon.

Sekretar i ministrit, une nuk kam qene kurre ne zyren tende, per as edhe nje arsye.

Ne Lushnje, une nuk kam “te aferm”, fare, nuk jam nga Lushnja dhe nuk kam asnje te aferm ne te.

Ramazani, sipas sqarimit qe ti i ke bere, eshte paraqitur tek ty, patjeter vete i dyte-sic eshte standardi yt i shumeperfolur, por jo me mua, kurre, ndaj mos ngaterro Ergin tend me Erionin.

Po c’rendesi ka!

Si the, e ka fituar nje shqiptaro-slloven?

Patjeter, shume shpejt do te provoj une se kush administron 13 hektaret atje dhe krimi eshte serish ne mes.

E fundit, po te rekomandoj qe per Kularin te heshtesh! Po fare fare!

Dhe jo per “angjelet” qe jane atje-as qe me intimidon me kete.

Po fare fare. Mua me ineteresojne bujqit e zakonshem, kerkush tjeter me apo ne pushtet me ju.

Ndaj kam qene fillim e fund kunder jush!

Per ta mbyllur, po per kontraten e Topojes, ate me 1140 hektare, keni ndonje gje per te thene?

Mendohuni!

Ketu jemi, kemi kohe boll!

Qe ta mbani vath ne vesh:

E vetmja gjë më e rrezikshme se gënjeshtra, është e vërteta.

7 komente në “Ministër dhe ti sekretar i ministrit, mos u merrni me mua por me faktet! Këtë praktikë e përdor mafia”

  1. Likja ka bere kerdine! Keta mytebere i beri ministra! Nuk eshte veshtire te kuptosh nivelin e tyre! Servilizmi dhe mercenarizmi ndaj florirt do t’i shpjere drejt burgut! Vasili i perdoruri tjeter tha qe presidentin ,per floririn e kishte fjalen mund te hiqet vetem per shkelje te kushtetutes! Ironike! Hiqet sepse ka vjedhur vrare!

  2. Ledi says:

    TË LUMTË! MIRË U A BËN.
    TË NA JAPIN LLOGARI,ATJE KU DUHET!?✋️

  3. Flutura says:

    Po kovac e ka filluar, pastaj nga klasa punetore, si kiu-fiu ne ILB per veteriner e pastaj…..i, cfare pret prej tij?
    Si puna e jevgut, gjeti vaj dhe filloi te …lyeje b….
    Si thote Sajmiri,( Kodra), neser avazi…neser….

  4. Bledi says:

    Ky Erjoni ka vite qe denoncon skandale po deri tani ska shkuar njeri ne burg me faktet qe ka mbledhur ky ne vite per pushtetin.
    Ose ky punon per vete dhe ben presione pastaj e mbyll kur merr lek. = Kodosh
    Ose dikush me lart i treq veshin dhe ky nuk flet po fut bishtin aty ku e fut dhelpra =Frikacak
    Ose eshte idiot qe nuk merret ne konsiderate nga te medhenjte qe luajne levat = Ka Pjerdh
    Ose sado qe perpiqet nuk ka hapsire ligjore dhe pushtet per ti shkuar ne fund = Patriot

    Do zoti kjo e fundit per Erjonin se per Popullin nuk ka ngel gje.Populli e ha kollodokun si gjithmone

  5. Hoho says:

    Fuck lsi. ….me shkerdhata ska. .

  6. fantoma says:

    Mafia është ngritur në këmbë, duke parë se po i shket toka nën këmbë… ! Të shohim, do të kemi diçka “të vërtetë”, kësaj rradhe… ???!!! Apo ai “Kuazimodua”, midis dy flamujve dhe nën mjekrën e Skënderbeut, do t’ja hedhë përsëri…?! (gjë që ka shumë mundësi, të ndodhë…!!!) Kësaj rradhe do të duket, se sa “me sinqeritet” na e kanë miqtë tanë perendimorë…!

  7. @autori says:

    Nese ato qe shkruan Erioni jane te verteta, perse nuk i kallzon ne Prokurori? Le ti mbetet Prokurorise mosveprimi.
    Sa kohe qe “faktet” e tij dalin vetem neper gazeta, kemi te bejme me demagogji dhe shantazh politik, i cili nuk i sherben aspak popullit por vetem interesave te shefit te Erionit per te ruajtur pushtetin dhe perfitimet prej tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje