Opinioni publik i ndarë për kryeprokurorin e përkohshëm

15 Dhjetor 2017, 21:32Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

“A e pranoni një kryeprokuror të përkohshëm vetëm me votat e shumicës?” Kjo ishte pyetja në një sondazh elektronik që zhvillova në 24 orët e fundit, për llogari të revistës Follow Business Albania. Sondazhi u krye me 2100 të anketuar në shkallë kombëtare. Kampioni u ripeshua, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë, demogrfikisht dhe politikisht. Marzhi i gabimit për këtë sondazh ishte plus/minus 2.4%.

Nga sondazhi rezulton se 40% e të anketuarve e pranojnë një kryeprokuror të përkohshëm vetëm me votat e shumicës parlamentare, ndërsa 40% nuk e pranojnë. Ndërkohë, 20% e të anketuarve janë të pavendosur në opinionin e tyre.

Të përkthyera në numër votuesish, këto rezultate na tregojnë se rreth 840 mijë banorë të Shqipërisë në moshë për votim janë dakord me zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm vetëm me votat e shumicës; 840 mijë nuk janë dakord;  420 mijë janë të pavendosur në opinionin e tyre.

Nga sondazhi rezulton se shumica dërrmuese e atyre që janë dakord, kanë votuar në zgjedhjet e fundit për PS ose PDIU ose PSD, ndërsa shumica dërrmuese e atyre që nuk janë dakord, kanë votuar për PD ose LSI ose PR ose LIBRA ose të tjera parti të vogla. Ndërkohë shumica dërrmuese e atyre që nuk kanë një opinion të përcaktuar, nuk kanë marrë fare pjesë në zgjedhjet e fundit.

10 komente në “Opinioni publik i ndarë për kryeprokurorin e përkohshëm”

  1. loni says:

    Zoti ; Zaloshnja kerkon te shpihesh uje ne mullirin e Saliut, sepse zgjedhja e kryeprokurorit te pergjithshem s’ka asnje lidhje me opinionin publik.

    1. floriri i Bençes says:

      Mos ja vini re ketij se ky edhe kur ka deshire te shkoje me gruan ne krevat, me pare ben nje sondazh e pastaj vendos.

    2. eri says:

      Jo po thote qe PD+LSI = 40%

  2. Haka Tekizoti says:

    Ore, po ç’janë këto budallallëqe! Po pse, opinioni publik do vendosë nëse duhet zbatuar kushtetuta, apo jo?! Nëse ky sondazh përpiqet të tregojê se sa përputhet kushtetuta- në këtë rast dispizita kalimtare për prokurorin e përkohshëm- me shijet e opinionit publik, është tjetër gjë, por do kishte kuptim të bëhej kur diskutohej projekti dhe jo tani pas pilafit.

  3. mire kjo pune..... says:

    BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO !!!!!
    Para pak kohesh kam shkruar se……. SA TE PAGUAJNE per keto shifra qe po ju servir shqiptareve neper portale??????
    JE BURRE te pergjigjesh ??????
    …..dhe une kujt po i kerkoj te jete burre????!!!!!!GJITHCKA QE KA MESUAR PO I VENDOS NE SHERBIM TE mafiozeve shqiptare……
    E PASHE, pashe me vemendje grafikun…..
    Nje mrekulli kompjuterike…..
    Nje poshtersi njerezore……!!!!
    O ZOT !!!!!
    Sa pak u vlen lekura dhe vyrtyti ketyre njerezve……
    Pak, SHUME PAK…….
    Disa mijera lek ….
    ……e perkthyer ne dollare ose euro…. maksimumi 8-10 te tille!
    Kaq vlen GRAFIKU!
    Kaq vlen PERSONALITETI!
    Kaq vlen INTELIGJENCA !
    Kaq vlen, kaq pak vlen BYTHELEPIRJA, OR ZALOSHNJA!!!!!!!
    ….
    ps: Merr dhe lexo nje koment te editorialit te sotem te Bazes te shkruar nga Alban dhe pastaj bej grafiqe, or …..

  4. Corovoda says:

    DUKET SI NJE SONDAZH I ILIR METES !

  5. Corovoda says:

    DUKET SI NJE SONDAZH I ILIR METES …

    … Me porosi te Sali Berishes !

  6. Corovoda says:

    Vezhgim pa syze

    DUKET SI NJE SONDAZH I ILIR METES …

    … Me porosi te Sali Berishes !
    Kush te pagoi me shume Edi !?
    Harrova ata punojne me 50/50 si me gjysmagjelin 50/50
    e tyre ne krye te Prokurorise se Pergjithshme Adriatik
    Palla !
    Sondazhin tjeter merr ua secilit nga 100 per qind
    dhe nxirrua 100 per qind perkrah tyre…

  7. Bylepiresi says:

    MOS U MERRNI ME KETE SHARLATAN !

    Sondazhet e tij japin rezultatet sipas atij qe paguan me shume .
    Nje fallxhor i deshtuar i Sali Floririt….

  8. Doni says:

    Ore trap, pyeted opinioni publik se si zgjidhed kryeprokurori? Gomar analist! Prapa diellit ti dhe sondazhi yt.
    Spaskan te mbaruar gomeret ne kete vend, mjere ne cna shohin syte e degjojne veshet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje