Nga Mero Baze
Në intervistën e tij të parë pas ngjarjeve në Kuvend, Sali Berisha tregoi se nga kush trembet dhe sa burracak është. Pasi sulmoi me gjithë arsenalin e vet të pisët zgjedhjen e prokurorit të Përkohshëm, pasi tha që zgjedhja e tij është vepër e mafias, drogës dhe Edi Ramës, pasi i vuri flakën parlamentit me një tufë ordienere, në fund, ashtu sikur nuk e kishte mendjen, por krejt i qartë përsa po fliste, ai lavdëroi figurën e Arta Markut, biles dhe familjes së saj. Foli për një grua me integritet.
Të gjithë ata që mendojnë se Sali Berisha tentoi të balanconte fjalorin e pështirë, gabojnë. Sali Berisha është burracak dhe më shumë se me këdo, me gratë. Pasi bëri zakonin me kundërshtarët, ai tregoi në të vërtetë se ku është problemi i tij. Problemi i tij është se zonja që është ulur në karrigen e kryeprokurorit, inaguroi fillimin e reformës në drejtësi, dhe me mentalitetin e një burracaku që kërkon t’i zgjidhë çështjet personale në emër të politikës, ai i dërgoi asaj një mesazh burracaku, se “ka respekt për të”.
Pra ky njeri, që mendon se Edi Rama ka kapur prokuroren, mafia ka zgjedhur prokuroren etj broçkulla si këto, paska “respekt” për Arta Markun dhe familjen e saj. Atëhere lind pyetja: Kë ka kapur Edi Rama, nëse aty është vendosur një grua me dinjitet dhe integritet?
Fjalori i pështirë i tij, përpjekja për të marrë zvarrë PD-në pas halleve të tij, dhe mbi të gjitha agresiviteti publik i tij ngushtohen në një vrimë gjilpëre, kur vjen puna tek emri i prokurores, që megjithatë sot është në detyrë dhe mund të fillojë të bëjë punën e saj. Atë nuk guxon ta sulmojë fillimisht, pasi shpreson që të jetë edhe “hero” i luftës kundër prokurorit të Përkohshëm, dhe përfitues prej saj.
Kjo nuk do të thotë se ai do jetë në paqe me Arta Markun në vazhdim, por do t’i dërgojë asaj një kod heshtje, si çdo mafioz që tenton të negociojë me kundërshtarët. Edhe Ina Rama ditën e parë ishte “Silvia Konti”, por pastaj u bë “lavire bulevardi”.
Nga ana tjetër, ai tregon një barbari të skajshme ndaj një tjetër gruaje, që është përfaqësuese e 27 shteteve të Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Pasi sulmoi në bllok qëndrimin e BE dhe SHBA, ai tentoi ta ndajë Donald Lu nga Romana Vlahutin, duke theksuar sidomos se ambasadorin Lu e kishte mik. Ndërsa për ambasadoren Vlahutin, ndërtoi portretin e një armikeje të madhe të shqiptarëve, a thua se hallet e Sali Berishës dhe familjes së tij, janë dhe hall i gjithë shqiptarëve. Arsenali i fyerjeve ndaj saj, ka kaluar çdo limit, dhe këtë e bën një plak burracak, që me mentalitetin e një burri të keq shqiptar, mendon se një grua mund ta frikësosh, ta poshtërosh, dhe duke i thënë lavire, dhe duke i thënë ballkanase, dhe duke folur për origjinën e saj kroate, dhe duke ndërtuar mitologji historike rajonale, dhe mbi të gjitha, teori konspiracioni për të fshehur të vërtetën e hidhur, që Bashkimi Europian është kundër Sali Berishës.
Ngjan aq i frikësuar nga një grua që përfaqëson Europën në Shqipëri, sa për një moment të duket sikur është bindur vërtetë, se Vlahutin “ka shpikur” këtë “Reformën për Drejtësi” për Berishën, dhe frymëzon me shembullin e Sanaderit në Kroaci, që pasi firmosi futjen e Kroacisë në NATO e BE, shkoi në burg. Është një sulm prej burracaku, pasi mendon se është më lehtë të sulmosh një grua europiane, dhe më mirë të thuash që ambasadorin amerikan e kam mik, edhe pse deklaratat e këtij të fundit, janë ku e ku më të forta se ato të zonjës Vlahutin. Dhe kësaj borie i fryjnë dhe veglat e tij, të cilët edhe kur Vlahutin është për qejf të vet në shtëpi të saj, shpallin që Lulzim Basha se ka pranuar në zyrë. Është një urrejtje e porositur për të zhbërë qëndrimin europian pro Shqipërisë.
Deklaratat e tij, janë në të vërtetë karakteri real i tij prej burracaku, i një plaku hileqar, që mendon se mund ta shtyjë kohën që i ka mbetur, duke kërcënuar dhe mikluar njerëz që të shpëtojë nga krimet që ka bërë. Ai mendon se duke ndarë Arta Markun nga prokurorja e Përkohshme, apo duke ndarë SHBA nga BE, mund ta shtyjë krizën e tij me drejtësinë në përjetësi. Edhe Milosheviçi, në orët e tij fatale, shpresën e kishte tek përçarja mes Europës e SHBA dhe sulmet personale ndaj diplomatëve të caktuar. Dhe vdiq pa e parë atë ditë.
Shume e sakte Mero. Ju lumte!
mero eshte as ne te shprehur..
E thonë ” P l a k u t pordhët ti mos ja dëgjo
Por fjalën me vëmendje e respekt dëgjoja”
Po ç’mënd t’i vësh e ç’a ta respektosh Së Bë
Kur ky “old fart”-i P j e r dh edhe nga goja?!!
Te lumte Mero, i ke vene pikat mbi I, si gjithmone me analizat e tua, Ky plak fshatar ne thelb nuk i duron dot grate, i keq deri ne neveri eshte, dhe sa here e shikojn te urrehet ky njeri qe drejtori kewte vend per kaq shume vite, O zot si e kemi duruar ! tani le ti bej lajka atyre qe mendon ai se do ta shpetojne nga krimet qe ka bere, dhe ka bere shume krime ky plak i keq dhe i neveritshem.
Saktë. Vini re çfarë epitetesh nga arsenali i fjalorit të një rrugaçi ka për të përdorur S.B-a, nëse “prokurorja me integritet” do nxitë hetime që do prekin ndonjë fije që shpie tek ai vetë. Atëherë do shohim tërë fëlliqësitë e truve të tij të hardallosura, që do derdhen nga goja e tij, që gjithnjë ka qenë si grykë tubi ujërash të zeza.
BRRISHA , S’NA THOTË MË ASGJË!
I KA KONSUMUAR TË GJITHA.
SA PROTESTUES KISHTE??
KJO ËSHTË FUQIA E VËRTET E TIJË.
KJO ËSHTË EDHE FUQIA E KRYEMËDHENJËVE,
PARADIZI I TË CILËVE PO KTHEHET NË FERR!!??
Uroj qe Kryeprokurorja e Republikes,zj.Arta Marku, te mos I ngjase dhjakses ina rama,,,,por t’i ngjase sadopak zonjes se paepur R.Vllahutin.
Ne te kundert,burracaku do t’a beje qelepir derisa ajo te mbyll mandatin e perkohshem tremujor.
Dhjakse Ina Rama ????? Mos i ngatero gjerat Lora , Vllahutin ka mbrapa 27 shtete , kurse Ina krejt e vetmuar , dhe e kercenuar per jeten disa here , qe ne ate kohe kur ajo ushtronte pushtet si kryeprokurore ishte i” modes ” eleminimi fizik , nuk eshte nevoja te Ju kujtoj emra ….. dihen …. keshtu qe paralelizmi qe bete , me fal ama nuk qe i sakte ………..tung.
Urojme qe dosjen e pare ta filloje me ato qe pa dhe degjoje ne parlament para se te betoheshe, nqs nuk i pa nga tymi le te shikoj vidiot e turpit se si hajdutet e xhepave jane futur ne parlament.
Zonja Ina Rama me nje qytetari te rralle dhe me nje perkushtim per tu pasur zili drejtoj ate prokurori ne vitet me te veshtira . Porkurori nuk eshte polic qe te arrestoje njerez , ajo beri te pamunduren te coj vrasesit e 21 Janarit perpara drejtesis nen rregjimin me te ashper Berishian . Kujtoj edhe nje emison horror dhe te turpshem te Fevziut ku mundohej ta denigronte dhe ajo me nje kulture europiane pergjigjej dhe nuk provokohej .Rrespektin me te larte per te zonjen Ina , e vetmja figure ne institucionet shqiptare plot me vlera guxim sharm edukate dhe kompetence .
Urojme qe mos i ngjase Tikut ku prmtoje qe do te me shikoni mua se cfare do te beje dhe me ne fund beri nje vrime ne uje. Gjithashtu te shpresojme qe Marta te mos inflencohet nga kompliment e burracakut dhe pastaj te flere gjume mbi dosje si ai i pari. Ai e ka zakon, ate qe nuk e ben dot me force kerken ta beje me lepirje by…. per te shpetuar the rest life.
Cdo gje ne parlament u be nen drejtimin e tij ky jipte detyrat.Ky eshte jo vetem buracak por dhe nje koker genjeshtari qe zor se gjen nje te dyte.Ne nje intervist me Zhejin thoshte pa pike turpi se une kam qene kunder qendrimit ne cader dhe se paskish qene ok per te mare pjese ne zgjedhje pir nuk e degjonte Basha.Ky matuf dhe sikur te ndodhi qe te thote ndonjehere ndonje te vertet nuk e beson njeri.Ketij njeriu duhet treguar vendi ku e ka se nuk heq dore nga te keqiat qe do ti sjelli vendit
Ehu Mero, iu ka dale boja ketyre diversioneve te tua, gjej dicka te re, behu pak kreativ si punedhenesi jot. Dhe nqs shkruan fjalen prokurori me te vogel ath edhe i perkohshem shkruhet me te vogel. Gjithsesi te pakten nuk i thua prekurori dhe respekte per kujtesen midis rreshtave qe i ben prokurores se “Perkohshme” duke e kujtuar se kush e vuri aty.
Mor bolja e Sali Qenit, ke ngaterru gazete, shko e degjo perallat e Zhejit, ai ben muzike per bolet si ty.
Te lumte Mero si gjithmone i sakte i qarte dhe pa “doreza ” , te gjita keto jane , dhe kane qene praktikat e Sali Berishes , percarja ethnike dhe destabilizimi i vendit per te pervetesuar politikisht dhe personalisht jane ADN-ja e tij , karakteri prej intriganti e shoqeron gjate gjthe jetes se tij , tani na doli tjeter version , gjoja Edi Rama donte te ekzekutonte Lulin me atentatore ruse , cdo degjojme akoma nga i semuri psiqik Sali Berisha , sigurisht per kete ndihmojne dhe gardiste te tij reth e rotull ku midis tyre ka dhe gazetare te falimentuar , te cvleftesuar si Zheji e tj , si nuk e kuptojne qe jane ne renie te lire , sa poshte do bien akoma ?? Sigurisht qe rembejne rastin qe drejtesia shqiptare eshte per toke , se po te qe bere kurban dikush qe flet pa fakte , pa arsye dhe pa kontroll , atehere nuk do leshonin akuza pa fakte , ajo eshte thembra e akilit , drejtesia , ate shikojne qe zvaritet dhe politikane , gazetare dhe simpatizante afer PD-se leshojne akuzojne dhe fyejn kedo dhe kudo . Luli godet Dakon ” poshte mesit” , kur i akuzon dikush dhe i cojne neper gjykata ata nuk paraqiten , e ofendojne , behen te semure , vene ne Hollande ……… nje eshte e sigurte , u vjen fundi , ditet te numuruara …………
Ti Mero e ke zberthyer karakterin e saliut, jam plotesisht ne nje mendje me ty, je shume i sakte ne percaktimin qe i ke bere si me siper !
Z.Prokurore!
Berisha se ka me ty?
Aika sh. respekt për ty.
Vetëm ti mos u merr me të.
Lere rehat,si e kanë lënë të gjithë të tjerët ,
dhe ai ka 27-vjet, që na e nxiu jetën të gjithëve.
Është vemja , që pjee çdo të keqe në këtë vend!
UROJ TË GJEJ VENDIN E MERITUAR!??
. BERISHA SUPERMEN???
PRIT VETINGUN????,
SE PO VJEN !?????????
Arta Marku, si perfaqesuese e nje familjeje teresisht e djathte dhe pro PD-se, nuk ka per te nxjerre qimen nga qulli. Me keq se Llalla. Ketu do jemi dhe do shohim. Une nuk e kuptoj kete Zdapin qe e mban veten per kryeminister. Nuk kishte Shqiperia dike te paperlyer politikisht, me integritet dhe profesionalizem, qe mund te emerohej kryeproprokuror/e e perkohshme?! Por duhej te vinte nga e djathta?! Po maxhioranca vete nuk kishte nje jurist te ndershem, guximtar dhe te perkushtuar?! Mesa duket puna e gjithe kjo ka qene nje loje. Per te mos bere drejtesi ne Shqiperi. Kujtoni ju vertet se Arta Marku do te rihapi proceset gjyqesore per 21 janarin, Gerdecin, Rrugen e Kombit etj etj?! Dhe kam bindjen qe edhe Edi Rama kete do. Qe keto dosje te mos hapen kurre. A nuk e keni pare kur lavderon Bashen, apo falenderon Visho Ajazin, Llallen e kompani per punen e mire qe kane bere! Mjere ky popull.
Edhe une keshtu mendoj, ajo e ka shume te veshtire te veproje mbi peshqit e medhenj, sado te shprehet se une jam neutral the do to zbatoj ligjin. Kurr nuk mund ta hape dosjet qe bejne muuuuu mbi tavoline dhe kane nje autor qe dihet boterisht. Le te shpresojme, eshte koha qe te lere emer si ne Kroaci dhe Rumani ose te zbutet si paraardhsi qe iku si m…. nga ai institucion.
Berishës i iku një tjetër qytetar dixhital
Cilin duartrokasin nga rrespekti,cilin,cilin,cilin…me thuaj,cilin???
Aaaa…,por,edhe nese ndryshojn muterit nga ngjyra dhe nga madhesia,po era mut i vjen ama.
Ku eshte ndryshimi i mutit te vjeter me mutin e ri,persa i perket problemit me fqinjin jugor?
Muti vjeter i ra shkurt,kurse muti i ri beri cubin(kur s’ka qene asnje here)per impakt politik,
dhe me pas i hoqi breket!!!Kush mut eshte me i mire?Kush e kundershtoi mutin e ri nga ju?
Blerja e nje Banke greke nga Banka ku gruaja e Rames eshte antare e bordit,largimi i Visho
Ajazit dhe Emerimi i emigrantit Helidon apo Johan Bendo(Shefi sherbimit sekret me dy emra!),
hapja drites jeshile per varrezat greke,te le te dyshosh,qe qeveria greke(natyrisht edhe me ndihmen
nga amerikanet)ka material komprementues per Ramen dhe qeveritaret e tij,material qe mund ta
rrezoje Ramen nga pushteti.Dhe Rama(mbi te gjitha Partia),per te ruajtur pushtetin,pagun nje kosto
te larte duke bere marrveshje me greket pa asnje kembim.Mos na thoni se ka marrveshje te fshehta
ne favor te Shqiperise,per te mos zemeruar nacionalistet grek!Derrat nje turi kane,asgje e fshehte nuk
vlen,me fort me greket,qe pa perjashtim,te gjith te gjith dipllomatet kan genjyer zyrtarisht,ne menyren
me ordinere,sy per sy per ligjin e luftes.Shqiperia ka sot,me shume nevoje se kurre per median dhe
intelektualet e ndershem pa Parti,qe te informojn shqiptaret per te verteten,pa i mbajtuar askujt ison,
pa nxitur miltantizmin partiak,qe eshte gati per lufte civile per te ruajtur privelegjet(gjithmone pa te drejte)
qe i jep pushteti.
Ky Zigur Çami , ka ngaterruar shtepine , ne vend qe te hynte tek e tija , ka hyre ne shtepine e komshiut . Duhet te kete qene i dehur .
Vetem shqiptare i vertete nuk je ti.
Ti je hibrit anadollak,prandaj edhe perdor fjalen komshi ne turqisht,dhe jo fqinje ne gjuhen shqipe.
Ik e pellit te kori gomereve te Janullapusit tani!
Po c’shqiptar je ti mor legen.
Ramuti e ngriti flamurin grek ne Bularat ju pellisni akoma per Berishen.
Dhe mundohesh te besh sarkazem, debil.
Po ju ndersen Ramuti si qente dhe harroni se ju ka shitur si kurvat.
Popull putan. Nuk kam cfare them me.
E meritoni gjithcka.
Dhe genocidin e meritoni. Njelloj si kosovaret qe lene Albinin ne burg sa te vije dita tjeter e masakres serbe. Atehere do kujtohen qe kane atdhe nga ku po i perzene si qente. Qaramane.
Zoti Mero Bravo,bravo,ke bere nje shkrim shume te mire.Plaku mere e mori tatepjeten,do shkoi ne p…n e Sheqeres.
Nuk jane hilet e nje plaku,por jane hilet intrigat e nje sekretari te ppsh.
Ky servil klasik e intrigant e ka te hershme intrigen qe kur u be sekretar partie,qekur u fut ne bllok,qekur nuk lante doren se kishte takuar shokun enver.
Ky hileqar arriti ti pushtonte te gjitha karriket dhe me intrigat e tij percau popullin dhe jemi ketu ku jemi dhe po behemi gazi i botes ku edhe femrat nuk mjaftonin qe dilnin tek semafori por heqin edhe kepucet edhe breket ne parlament per ti bet qefin ketij plaku hileqar e intrigant.
Burra sharlatan kan arrit te futen ne parlament dhe bejne shurren ne sy te gjitheve,burra qe jan cburreruar vetem ti hyjne ne qef plagut shpirt zi dhe makut qe po vdes nga inati se populli i hoqi karriken.
braovo mero baze pushii ti pushi ,samo pushi kurac.
Katarakt shume i mire komenti juaj, por ne njd situate te nxehte para vettingut KM ua lane koken me kos te gjitheve.mire e ben se uji i nxehte do u vije sh shpejt. Mero meshoi me fort penes , edhe per te ndjerin Andrea Stefani( i pavdekshem ),se halenistet si Zheji, Peka, Balliu horri , Lubonja i pistoletave ( e di mire ai, )po ngjiren nate dite, por e zeza mbetet e zeze. .Shikoje Zhejin si eshte katandisur tamam si kriminelet e Hages.
Saliu e mbaroi misionin si kal i Karroces Antishqiptare; ska rendesi se ch’do behet me te, rendesi ka mprehja e kalit tjeter, qe me siguri, si kal varvat race, do te jete antishqiptar i kulturuar.
Ina Rama eshte vertet si Silvia Conte,percaktimi qe i beri djalli Berishovic,perpara se ajo te fillonte te merrej me krimet e tij.Por situata ne ate kohe ishte mbytese si per shqiptaret ashtu dhe per vete Ina Ramen.Salush -agjenti i Miloshevicit kontrollonte gjithcka dhe kedo dhe te gjithe pshurreshin para tij.C’mund te bente me teper Ina Rama? E pate ku perfundoi dhe ekspertiza e FBI-se per videon e Like floririt me Dritanin? Problemi eshte qe ne sistemin e ri te drejtesise kemi nevoje per shume prokurore dhe gjyqtare si Ina Rama,trime dhe kurajoze dhe me figure te paster morale,te afta qe te mos perfillin fijet e krimit dhe rrjeten e merimanges se Berisho-Lules dhe te ciftit te urryer Liko-Monikes!
Y.MERO nuk jeni fare objektiv.Dhe qellimisht.Doktori vetem burracak nuk eshte.C’do gje ne kohen e vet.Doktori s’ia perton kujt
.