Konflikti mes dy uniformave blu ne qytetin verilindor Diber ka perfunduar me humbjen e jetes se njerit prej tyre, ne prag te festave te fundvitit.
Punonjësi i policisë në DiKeshtu, p u plagos me armë zjarri nga kolegu i tij pas një konflikti ka ndërruar jetëpa mundur t’ju mbijetoje plageve.
Mësohet se punonjësi i policisë Naim Muliu 55 vjeç plagosi me armë zjarri Ardian Roçi rreth 50 vjeç, ndërsa ky i fundit ka ndërruar jetë në spitalin e Peshkopisë.
Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtës ishte nisur për ta përcjellë të plagosurin drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, por ai ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë se shtetit:
Më datë 21.12.2017, rreth orës 19:10, policia u njoftua se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:
Shtetasi Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi, me shtetasin A.R., me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka plagosur me pistoletë këtë të fundit.
Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtës është nisur për ta përcjellë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Në drejtim të Dibrës është nisur menjëherë Zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit së bashku me një grup specialistësh.
Rrac e poshter pa bes te vrasin per 1 fjal goje