I riu i masakruar në Marsejë, reagon Ministria e Jashtme: Ja e vërteta e tij, nga ndalimi për dekumenta tek tentativa për vetëvrasje

22 Dhjetor 2017, 15:49Politika TEMA

Ministria e Jashtme ka sqaruar çështjen e të riut shqiptar të masakruar në një burg të Marsejës.

Sipas informacioneve të grumbulluara nga trupi diplomatik i Shqipërisë në Francë, raportohet se Florenc Beqiraj ka tentuar që të vetëvritet.

“Nga informacionet e deritanishme Sherbimi konsullor pranë Ambasadës tonë në Francë, është informuar nga burime të autoriteteve policore, se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një tentative për vetëvrasje (me varje), që shtetasi në fjalë ka kryer gjatë qëndrimit të tij në qendrën e grumbullimit të personave pa dokumente, në Marsejë,” nënvizon ambasada në reagimin e saj.

Ndërkohë më herët kanë reaguar edhe të afërmit e të riut të cilët shprehen se nuk do të lejojnë heqjen e tubave.

Deklarata e plotë

Shtetasi shqiptar Florenc Beqiraj, lindur më 27.09.1994, ndodhet që prej datës 15 dhjetor 2017 në spitalin Nord të Marsejës, pavijoni i reanimacionit Léon, në gjendje kome për shkak të mosfunksionimit të pjesës më të madhe të trurit, pothuajse pa asnjë shpresë për të jetuar. Pacienti mbahet në jetë nëpërmjet makinerive të asistencës vitale.

Nga informacionet e deritanishme Sherbimi konsullor pranë Ambasadës tonë në Francë, është informuar nga burime të autoriteteve policore, se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një tentative për vetëvrasje (me varje), që shtetasi në fjalë ka kryer gjatë qëndrimit të tij në qendrën e grumbullimit të personave pa dokumente, në Marsejë.

Sidoqoftë, për momentin nuk ka një version zyrtar të ngjarjes, të konfirmuar nga organet hetimore e gjyqësore, duke qenë se hetimet ende nuk kanë përfunduar.

Shërbimi konsullor, që në datën 15 dhjetor 2017,ka qenë në mënyrë të pandërprerë në kontakt me spitalin, familjarët dhe me autoritetet që po merren me hetimet. Dje, pranë pacientit u paraqit i ati. E verteta eshte qe perfaqsia shqiptare ne France ka qene ne kontakt te panderpre me autoritetet Franceze.(TemA)

3 komente në “I riu i masakruar në Marsejë, reagon Ministria e Jashtme: Ja e vërteta e tij, nga ndalimi për dekumenta tek tentativa për vetëvrasje”

  1. krysho ludovik says:

    a sa te poshter jane keta greket
    kur do bejne nje proteste keta te tope chanellit dmth te koqe zuit camore
    oo
    sqenka grek ky bre

  2. Bato says:

    Ne burgjet fraceze ka ndodhur shpesh qe persona te ndaluar kane humbur jeten.Dhe drejtoria e burgut ka deklaruar thjesht “kreu vetvrasje”kandodhur sidomos me shtetas italian..francezet i urrejne ne extrem pipinot.familja duhet te kerkoje te verteten vete e te mos prese nga ambasafa apo shteti yne se e tille eshte shteti francez.kam jetuar disa vjet ne ate vend.

  3. Miri says:

    Po ju dergoj nje link http://bit.ly/2BZyL3S dhe mjafton te klikoni eshte nje material ne frengjisht nga Shoqata Forum Refugies -Cosi e cila ndihmon azilantet dhe ku thuhet se kete djalin e ka takuar nje punonjes social i kesaj shoqate me 11 dhjetor dhe i kishte thene se me 15 dhjetor do kthehej ne Shqiperi , pasi ja kishin komunikuar atje ku e mbanin. Por me 14 dhjetor e kane gjetur ne gjendje kome dhe po kjo shoqate thekson se brenda 2 muaj ne kete qender kane ndodhur disa “tentativa varje me litar”. Kjo shoqate i kerkon autoriteteteve franceze qe te zbardhin rastin, ndersa ambasada jone e mbushur me njerez qe kane ardhur per te shkolluar femijet e tyre dhe per tu rregulluar vete me vone ketu ne France, nuk kerkojne hetim nga autoritetet franceze dhe su plas fare per shtetasit e tyre shqiptar. Mjafton te thojne se ka tentuar te vetvaret. Turp pekete ambasade dhe per kete shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje