Kreshnik Spahiu sulmon Berishën: E papranueshme logjika e opozitës, urrejtja ndaj Ramës i ka errësuar sytë dhe duan ta gjejnë në faj dhe t’ja kundërvenë SHBA-ve

23 Dhjetor 2017, 11:22Politika TEMA

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu, ka reaguar për votën e Shqipërisë në OKB përmes një shkrimi ku analizon qëndrimin e vendit dhe sulmin e opozitës.

Spahiu ka ndjekur nga afër diskutimet ku thotë se eksponentë të ndryshëm nga opozita po bëjnë gjithçka që kryeministri Edi Rama të prishë marrëdheniet me Shtetet e Bashkuara.

E papranueshme logjika e çdo demokrati dhe për më tepër e ish-kryeministrit Shqipërisë z. Sali Berisha që në bllok opozitarë po mbrojnë tezën e Jeruzalemit hebre si precedent mbi pavarsinë e Kosovës.

Urrejtja ndaj Edi Ramës se ky i fundit nuk i qëndroi besnik marrveshjes së 18 Majit të arritur mes palësh u ka errësuar sytë dhe duan jo vetëm ta gjejnë në faj por edhe t’ja kundërvenë SHBA-ve. Ka tre ditë që rrjetet sociale janë pushtuar nga debati për votën shqiptare në OKB”, shkruan Spahiu.

REAGIMI I PLOTË

E papranueshme logjika e çdo demokrati dhe për më tepër e ish-kryeministrit Shqipërisë z. Sali Berisha që në bllok opozitarë po mbrojnë tezën e Jeruzalemit hebre si precedent mbi pavarsinë e Kosovës.

Urrejtja ndaj Edi Ramës se ky i fundit nuk i qëndroi besnik marrveshjes së 18 Majit të arritur mes palësh u ka errësuar sytë dhe duan jo vetëm ta gjejnë në faj por edhe t’ja kundërvenë SHBA-ve. Ka tre ditë që rrjetet sociale janë pushtuar nga debati për votën shqiptare në OKB.

Opozita nuk sheh se populli nuk ka bukë të hajë, zgjohet e ngryset me barkun bosh por përfshihet në një debat që nuk preken aspak interesat kombëtare.

E ndërsa opozita hesht për varrezat greke në zemër të Shqipërisë që synojnë të shndërojnë jugun e Shqiperisë në “Jeruzalem helen” duke përçmuar jo vetëm historinë por të gjithë ata që ushtarët grekë i vranë nga Çamëria deri në Qafë Botë.

Masakra ndaj çamëve nuk ka as më të voglin ndryshim nga gjenocidi hebre ndaj muslimanëve.

Por sot çuditërisht PD dhe liderët e saj i ka zënë dashuria për Izraelin duke e kamufluar thelbin me argumentin qesharak se SHBA-të paskan çliruar Kosovën.

Për këtë arsye do doja ti përcillja disa fakte ish-Kryeministrit Berisha për këtë gabim dipolmatik dhe historik:
1- Prishtina është tokë shqiptare dhe s’ka asnjë ngjashmëri me Jeruzalemin që pretendojnë amerikanët. Prishtina është zemra e Shqipërisë dhe jo e Metohisë siç pretendonte Milosheviç.

2- Amerikanët nuk luftuan vetëm në Kosovë por ishin pjesë e një fronti për shpërbërjen e ish Federatës Jugosllave dhe hegjemonisë serbe në Ballkan si një vatër pro Moskës dhe Rusisë.

3- Amerikanët ishin së bashku me shtetet europiane të NATOs në Kosovë por që votuan kundër Jeruzalemit në OKB ashtu si Shqipëria

4- Amerikanët nuk mbështetën interesat shqiptare në Ballkan por parimin e vetëvendosjes në Slloveni, Kroaci, Maqedoni, Bosje dhe Hercegovinë e së fundmi edhe në Kosovë.

5- SHBA bëri atë që nuk e bëmë ne shqiptarët e Shqipërisë as në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës dhe as në kohën e demokratve dhe qeverisjes Berisha. Ne i lamë ata nën pushtim serb dhe nuk levizem aspak ndërsa Amerika, Gjermania si dhe vende të tjera europiane erdhën luftuan për çlirimin e trevave shqiptare

6- Në OKB nuk diskutoheshin pretendime territoriale amerikane apo interesa të kombit amerikan por një premtim personal që Presidenti Trump po u kthente hebrenjve nga fushata elektorale presidenciale, pra Jeruzalemin kryeqytet për votën e tyre e para nje viti në SHBA.

7- Kosova dhe Shqipëria janë dy toka shqiptare dhe një komb unik dhe nuk kanë asnjë ngjashmëri për t’u krahasuar me Izeraelin dhe Palestinën.

Për të gjitha këto arsye do ishte dinjitoze që Sali Berisha dhe demokratët të tërhiqeshin nga kjo betejë që ka ngjallur shqetësim tek miliona besimtar musliman shqiptar por dhe më gjerë, tek gjithë populli i cili është futur në zjarrin e një lufte që nuk i takon në mes Jeruzalemit.

Prishtina nuk është toka e premtuar por toka e bekuar nga Zoti për shqiptarët!(TemA)

14 komente në “Kreshnik Spahiu sulmon Berishën: E papranueshme logjika e opozitës, urrejtja ndaj Ramës i ka errësuar sytë dhe duan ta gjejnë në faj dhe t’ja kundërvenë SHBA-ve”

  1. Kola says:

    . HEJ!! ÇUNA!
    KRESHNIKUT I ËSHTË KTHYER FUNKSIONI
    NORMAL I TRURIT???
    E KISHA HUMBUR SHPRESËN!
    ?. DO BËHET SHQIPËRIA, MË BESONI!?

    1. Toni says:

      Ne fakt vota ne OKB duket qe eshte nje vote kunder Trump me teper se sa kunder Amerikes. Amerika ne shumice votoj Hilari Klinton dhe jo Trump. Prandaj te votosh kunder Trump ke votuar me shumicen e popullit Amerikan. Duket qe premtimi per Jerusalemin eshte nje premtim ndaj dhenderit cifut se sa nje politike e Amerikes. PO ashtu Trump e ka bere te qarte doktrinen e tij: ‘Amerika e Para’. A i intereson Shqiperise qe te votoj per Amerika e Para apo Shqiperia e Para. A ka interes Shqiperia qe te votoj per Amerika e Para. Le te shikojme faktet se kujt i intereson Jeruzalemi kryeqytet i tre shteteve. Se pari, interesi i Shqiperise e do qe te votoj me vendet Europiane te BE-se sepse po merr ndihma te jashtezakonshme nga BE. Amerika nuk i jep Shqiperise vecse sasi teper minimale ndihmash, s’ka te krahasuar me BE-ne. Se dyti, Turqia me Erdogan ka premtuar biliona investime ne Shqiperi me floten e Air Albania dhe aeroporte e rruge ndersa Amerika nuk po investon pothuaj fare ne Shqiperi. Se treti, Izraeli nuk e njeh Kosoven, ndersa interesi i shqiptareve eshte te mos e japin voten pro Izraelit kur Izraeli nuk mbeshte jauzen shqiptare. Se katerti, Shqiperia dhe Kosova kane nje shumice myslimane dhe nuk ju intereson qe te votojne kunder deshirave te shumices se popullit shqiptar. Prandaj Shqiperia duhet te adoptje doktrinen: Shqiperia e Para, pasta te tjeret kur vjen per ineteresat e saj kombetare. Kjo nuk do te thote qe marredheniet e Shqiperise me Ameriken do te prishen sepse Shqiperia bashkepunon me Ameriken ne shume nivele. Amerika ka shume perfitime te tjera nga Shqiperia. Psh. Shqiperia ka nisur djemte e saj ne cdo mision lufte ne bote si Afganistan, Irak, apo Siri apo edhe ne Afrike e Europe nderkohe qe ajo nuk perfiton asgje nga prania e saj ne zona lufte. Perfituesi kryesor eshte Amerika. Pra Amerika ka prape interes qe me Shqiperine ta mbaje mire edhe pse nje vote u hodh ne dobi te interesave te Shqiperise dhe 10 ne dobi te Amerikes.

  2. Marin says:

    Ti je zagar shoku i olsi jazexhiut ju doni shqiperin te jete nen turkun je i shitur

  3. Kombi says:

    BRAVOO . NJE SPJEGIM SHUME I QARTE QE NUK TE LE TE GABOSH . OPOZITA MJERANA, NGA FRIKA QE I KA HYRE E BEN KETE VETEM PER SERVILIZEM ,POR E KANE TE KOTE , ATA DUHET TI NENSHTROHEN HETIMIT SPECIAL .

  4. per cilin e mban veten ky kurve islamike ,
    qe na e ekspozon plehra e medies me kurve ne shqiperi mero boze

    po si nuk u interesuat dhe okupuat me problemet e ktij populli
    o fshatr muti ,o surrat qeni kazanesh
    por ngelet duke prostituuar ne bordellon politike ,
    andej ngaedhe vet ke dale .
    kujt i intereson mendimi ktij cope muti nder shqiptare ?
    apo kurves se temes .
    muzllumut ke lindur muzllumut do vdesesh

  5. N. KITA says:

    Kreshnik, është një qëndrim i shtetit USA, jo qëndrim i kësaj ose asaj qeverie. Mendtë në kokë.
    Pa Amerikën, rusët i ke në Vlorë….
    I vie era bukëshkelje.

  6. kanuni says:

    Për kuriozitet, desha të pyesja (sinqerisht) zotin @N.KITA, cili është ndryshimi i “rusëve në Vlorë”, nga “amerikanët në Vlorë”…(ose kushdo tjetër i huaj, që gjatë historisë sonë “të shkurtër”, i jemi bërë urë…???!!!) Jam shumë kurioz të kisha një përgjigje… Ju lutem botojeni komentin…

    1. Tru pules says:

      Po more “kamuni” me tru sa te pules, Rusia ia dha Kosven serbit kurse USA – Amerika ua ktheu Shiptareve, do me spjegime o islamic

  7. katarakti says:

    Enveristet dhe islamistet jane kthyer sot ne perkrahesit me te zjarrte te votes se qeverise shqiptare ne OKB. Kjo eshte per te vene duart ne koke. Te behesh me Erdoganin dhe te dalesh kunder Amerikes kete vetem Enver Hoxha mund ta bente. Por e beri edhe çorapekuqi. Kulmi eshte se ata qe na futen ne Konferencen e Vendeve Islamike sot akuzojne Ramen se po na prish me Ameriken se votoi ne favor te vendeve myslimane! Pra e kthejne gunen nga fryn era. Shqiperia, me e pakta, duhej te kishte abstenuar gjate atij votimi. Siç bene plot shtete me peshe. Rama shpreson se me kete veprim do te perafrohet me Brukselin dhe do te ndihmoje ne fillimin e negociatave. Por vota si pro si kunder nuk loz asnje rol ne qendrimin e Europes ndaj Shqiperise. Dhe duke e njohur historine, per shqiptaret eshte me e leverdisshme ta kene mire me Uashingtonin se Brukselin. Mos harrojme se Europa plake na e ka futur disa here. Dhe se ka qene Amerika qe na ka nxjerre nga balta. Me kete rast do te perdornja shprehjen:”O Amerike, fali se nuk dine ç’bejne”!

  8. joel shkodra says:

    Kjo histori ka nisur me kohe: qysh kur E. Rama foli kunder Trumpit akoma pa u zgjedhur, kur asnje kryetar qeverie nuk fliste kunder Trumpit (perveç atij te Meksikes qe e kishte kundra murit). Keshtuqe E. Rama mezi ç’pret qe te votoje kundra Trumpit. Keshtu do te vazhdoje edhe kur t’i paraqitet ndonje rast tjeter. Ne fakt nuk e ka kundra SHBA, por kundra Trumpit. Mirepo ç’t’i besh, sot Trumpi perfaqeson SHBA.

  9. shum mire kjo strategji por jo te nderyjne dhe populli i lini te han koken e njeri tjeterit malok tropoje me malok tiransi

  10. ben says:

    Kreshnik legeni-po flirton me Ramen tani qe si ndezi me PD-ne. Kot e ka se Rama e di se sa i vlen lekura ketij plehrers

  11. Alban Dega says:

    FATKEQESIA KOMBETARE

    – Me gjuhen e fakteve

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    – Si Berisha !

    …. Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq… Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per “nenen parti” . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per “liderin e pavdekshem” dhe milionave te siguruara me korrupsionin dhe tenderat e Padrinos ne kembim te besnikerise dhe servilizmit te tyre pa kushte.
    Kane vetem emra te ndryshem: Lulezim Basha, Flamur Noka, Arben Ristani, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Fatri Balliu, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, …” Klan”, “ Gazeta 55” , “ABC” … Gjithcka tjeter eshte pike per pike si Berisha.
    Flasin si Berisha. Kercenojne si Berisha. Shajne si Berisha, Cirren si Berisha. Per te menduar nuk behet fjale. Kane vetem mendte, me mire te themi mendesine enveriste te Berishes
    Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se “nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist”.

    Haraci i mercenarit

    Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte “virtyti” me i larte i tyre… Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine…
    Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren… ( !? )
    Nese jeni “vullnetare me zor ” te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 13 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha. Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o “Skuadronet e Vdekjes” se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrin e vetem real “Fatkeqesia Kombetare….”
    Genjeshtrat e tyre i kane kembet shume me te shkurtera se rrenat e tyre dhe te padronit te tyre qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur…. Po ….. Po… Nuk kane faj te gjoret. Nuk dine se cfare bejne. Eshte haraci i mercenarit

    Shifrat enigmatike dhe
    pasojat tragjike….

    Cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez XY, qe ia permendi ish- deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!?
    Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Jane pyetjet e tij jo te miat.
    Jane bere gati kater vjet nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e asnje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes. Nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise …..!
    Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?!
    Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per ” Qoftelargun e asaj kohe qe “eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kete inat popullit te vet”
    Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine si qeveria e korruptuar e sotme …
    Se treti, emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar – SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokracise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij UDB-es serbe…

    Zi e me zi per Shqiptari

    Se katerti, kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se!?
    Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
    Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin
    Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembyesve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga drejtesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem ” per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar” duke i dhene vetes edhe rolin e krye-Kryegjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij ne poste te larta ku ndodhen burimet kryesore te te ardhurave te shtetit shqiptar

    Nga katrahura ne katrahure

    Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si “organizate terroriste…. marksiste- leniniste…. si dore e zgjatur e Beogradit” ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
    Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 4 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira vdekjeprurese e rrenim deri ne zhberje…
    Se dhjeti, organizimi i grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998. Ai shkeli jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes. U keqperdor ne menyren me makaber deri edhe arkivoli me kufomen e heroit te dmeorkacise Azem Hajdari per te shqyer dyert e Kryeministrise, per cka ka protestuar mese njehere edhe vete bashkeshortja e Azemit te ndjere. Po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit, do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re… duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves,
    Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit…

    Nga dhuna ne terror

    Se 12, tragjedia e Gerdecit e 15 marsit 2008 shkaktoi mbi 500 viktima, midis te cileve 26 shqiptare te pafajshem te vdekur , fakira qe punonin si skllever pa asnje sigurim shoqeror e pa asnje mase sigurie teknike e jetesore ne fabriken e vdekjes se qevezise Berisha. “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” shkroi gazeta me e madhe ne Botes “ The New York Times”
    Perparimi i regjimit te Berishes eshte i dukshem: nga “Qeveri e gangstereve” ne 97-en kalon ne nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !!!
    Se 13-ti, zullumi antikombetar i Berishes dhe qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise po ashtu shenon lartesi te reja. Ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare ata miratojne marreveshjen atdheshitese te Otrantos me Athinen, e cila akoma mban ne fuqi me ligj gjendjen e luftes me Shqiperine, tashme nje vend aleat e e anetar i NATO-s.
    Po te mos ishte kushtrimi atdhetar i Kolonelit te flakur nga detyra Myslim Pashai dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, Shqiperia do te kishte sot rreth 350 kilometra katrore me pak ose dhjete Shen Nauma me shume ne nje pellg ku flitet per nje det prej triliona fuci nafte e biliona tone metrik gazi natyror. Secili prej bashkepunetoreve te Berishes ne kete akt tradhetie kombetare gradohen ne majat e diplomacise, ushtrise. Spikat emerimi i“ Kolonelit te Asfalise greke me tre gishta” Arben Imami ne krye te Ministrise se Mbrotjes se Shqiperise!

    Nga vjedhja e pasurive dhe votave tek …

    Se 14-ti Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar e atdheshitese nuk lene mjet pa perdorur per ta kaluar sa me shpejt kete akt atdheshitjeje Greqise para zgjedhjeve. Po ashtu ministrat e tij dhe krejt peshkaqenet e korrupsionit hidhen ne gare per te shperblyer mercenaret e Berishes
    me tendera pa fund. Brenda 30 diteve te fundit te mandatit te pare te Berishes dhurohen mbi 50 tendera hidrocentralesh, rrugesh… me vlere prej rreth gjysem miliardi euro vetem per klanin e korruptuar rreth Berishes.
    Se 15-ti, vjedhja masive e mundit e djerses, pasurive te taksapaguesve shqiptare, pasohet nga vjedhja masive votave te tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009.
    “ Votat u numeruan keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre” thekson raporti i vezhguesve te Evropes dhe Amerikes demokratike. Per cudi a per leverdi reciproke ata i japin note kaluese kesaj demokracie ala Ahmedinaxhad ne zemer te Evropes e Berisha qeveris me me pak vota popullore dhe me pak se nje te dhjeten e votave te trukuara e sakatuara edhe nga modeli Hollandezo- Spanjoll i Kastriot Islamit!

    Qevezia e hajnave

    Se 16-ti,si rezultat i ketyre vjedhjeve krijohet edhe qeveria e hajnave me ne krye Padrinon Sali Berisha. Ish- ministri i Transportit dhe i Puneve te Jashteme Lulezim Basha i akuzuar jo vetem nga opozita, por edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per vjedhje qindra milioneshe ne autostraden kombit emerohet ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje i akuzuar per shkelje rendi e ligji emerohet ne krye te forcave te rendit e ligjit!!!
    Ish- Ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu ne kohen e tragjedise Gerdeci, i akuzuar ligjerisht per korrupsion, shperdorim detyre dhe vrasje massive te shqiptareve … emerohet si Minister Mjedisi ne vend te dergohet per stazh drejtesie ne birucat e Bences !

    Fjalet plumba dhe ….

    Se 17-ti dhunes fizike te Berishes dhe regjimit te tij ndaj shqiptareve i shtohet edhe dhuna verbale, sharjet prej rrugaci, kercenimet dhe shperthimet skizofrenike kunder opozites shqiptare dhe liderit te saj Edvin Rama, kunder cilitdo qe i kundervihet paranojes diktatoriale te Sali Berishes, qe eshte kthyer ashiqare ne Luigjin e 14-te te Shqiperise “Ligji jam une” dhe klani im. Te tjeret jane “shiftaret e njerkes”!
    Se 18-ti, shkelja flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para ligjit , duke i ndare ne shqiptaret e Sales dhe ne shiftaret e njerkes eshte dhunimi me i madh jo vetem i Kushtetutes shqiptare, qe askush si Sali Berisha nuk e ka kthyer ne nje pacavure pa kurrfare vlere. Eshte po ashtu edhe shkelja me flagrante e Konventave Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Njerezore. Eshte edhe ushqimi me dru i zjarrit te revoltes popullore.
    Se 19-ti, kjo shkelje e flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para Kushtetues dhe Konventave te te drejtave e Lirive Themelor te Njeriut shoqerohet me vete zvetnimin njerezor te kryeministrit shqiptar dhe qevezise se tij perballe greves se urise se dhjetra deputeteve te opozites para selise se tij. Bashke me kete degjenerim te cdo ndjenje njerezore vdes edhe iluzioni se ne shpritin e mendjen e kryeminsitri shqiptar ka mbetur qofte edhe nje gjurme e Betimit te Hipokratit, si ish- mjek.

    Parzmorja e hekurt e diktatorit ne vend te bluzes se bardhe te doktorit

    Se 20-ti, ne vend te bluzes se bardhe te mjekut, qe pat premtuar se do ta rivishte sapo ta kerkonin interesat e demokracise dhe subjektit kryesor te saj demosit, popullit shqiptar. Tashme ai imazh ka vdekur pergjithnje. E vetmja gje qe ka mbetur gjalle dhe e fuqishme ne shpirtin mendjen dhe praktiken e Sali Berishes eshte shpirti fanatik komunist, enverist, stalinist i tij.
    “ Une do te qendroj ne pushtet edhe 30 a 35 vjet… aq sa te me jape ymer ai lart” deklaron Kim Jong Ili i Shqiperise. Komentet jane te teperta. Sali Berisha do te shfaqej keshtu me parzmoren e hekurt te nje diktatori komunist pranojak qe ashtu si babai i tij shpirteror ekzekutoi publikisht kater shtetas te pafajshem , qe shikon kudo armiq, puciste, bastuna, stilolapsa revolvere, pilula me helme.
    Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit lidhur me antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha.
    Perfundimisht ai doli para popullit dhe para Botes sic eshte ne te vertete, si ekzekutor publik i qytetareve te vete te lire, faji i vetem i te cileve ishte se kerkonin liri e demokraci, nje jete me te mire per veten, per femijet dhe femijet e femijeve te vet.

    Si ta nxjerrim vdekjen nga politika shqiptare !?

    Duke vrare kater prej nesh, ai na ka vrare secilin e te gjithe ne. Secili prej nesh mund te ishte ate dite aty ku ishin ata, ne betejen per liri e demokraci sipas modelit me te te perparuar e me te sprovuar ne Bote, asaj amerikane.
    Bashke me plumbat e urdheruar te zbrazen mbi kater prej nesh, ne politiken e Sali Berishes ka hyre vete vdekja.
    E vetmja gje qe e nxjerr vdekjen nga politika, thote Nobelisti Gabriel Garcia Markez , eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes.
    Po aq ne mos edhe me sakte e tha edhe mendimtari kombetar shqiptar Akademiku Rexhep Qosja, dikur miku e perkrahesi me i vendosur i Berishes: Kush perdor dhunen ne politike nga dhuna do te vdese!
    E tha hapur e teper njerezisht edhe diplomati i larte amerikan Countryman i cili e filloi konferencen e shtypit sot ne Ambasaden amerikane ne Tirane me ” trishtimin” per vrasjen e 4 shqiptareve me 21 janar 2011.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Ato po bien cdo dite e me fort!

    SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM.

  12. Alban says:

    NUK KA ANTIAMERIKAN ME TE KEQ SE PROAMERIKANI
    ME FJALE E ANTIAMERIKANI ME VEPRA !

    Sali Berisha eshte maja e kesaj kategorie , eshte antiamerikani dhe antishqiptari me i rrezikshme bashke me “Banden e tij te Gangstereve “ dhe “ Mafian e dale krejt jashte kontrollit “ !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje