Vazhdon ecuria negative e Manchester Unitedit në Premierligë, pasi ka barazuar për herë të dytë brenda tre ditës, kësaj radhe në Old Trafford ndaj Burnleyt me rezultatin 2-2.
Golat për miqtë i shënuan Barnes dhe Defour, ndërsa të dy golat për Unitedin i shënoi Lingard.
Pas këtij barazimi, Unitedi vazhdon të mbetet në vendin e dytë më 43 pikë, një më shumë se sa Chelsea në vendin e tretë.
Manchester City vazhdon të jetë në vendin e parë me 12 pikë më shumë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Chelsea ka marrë një fitore të pastër me shifrat 2-0 ndaj Brightonit në “Stamford Bridge”.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka marrë tre pikë të arta në fushën e saj duke zhvilluar një 90 minutësh mjaft të mirë.
Golat për londinezët i shënuan dy spanjollët, Alvaro Morata dhe Marcos Alonso.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea mbetet në vendin e tretë më 42 pikë, një më pak se sa Manchester Unitedi në vendin e dytë.
Rezultatet e “Premier League”
Tottenham 5-2 Southampton
Bournemouth 3-3 West Ham
Chelsea 2-0 Brighton
Huddersfield 1-1 Stoke City
Manchester United 2-2 Burnley
Watfod 2-1 Leicester
West Brom 0-0 Everton