Teksa Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka shpallur fituese kompaninë Gjoka Konstruksion për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, të paktën 6 oferta janë paraqitur në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës për të ndërtuar nëpërmjet koncesionit PPP.
Burimet nga Ministria e Transportit bëjnë me dije se kompania Salillari ka dorëzuar një projekt-propozim për ndërtimin e autostradës, Thumanë-Vorë–Rrogozhinë, i pagëzuar si boshti i qendrës.
Vlera e projektit llogaritet në 75 miliardë lekë nga të cilat, 34 miliardë lekë kushton aksi Thumanë-Vorë dhe 41 miliardë lekë të tjera Vorë-Rrogozhinë.
Projekti i kompanisë Salillari nuk kërkon financim nga buxheti i shtetit, por nëpërmjet përvetësimit të pagesës pas përfundimit. Boshti qendrës, edhe në studimet e mëparshme, është konsideruar me fizibilitet të lartë në krahasim me akset e tjera, për shkak të densitetit të lëvizjes që e justifikon pagesën.
Aksi Thumanë-Rrogozhinë është gjithashtu pjesë e Korridorit Blu, me gjatësi 64 kilometra. Ky segment paraqet rëndësi të veçantë, pasi mënjanon trafikun Jug-Veri në Qendrat kryesore,
Tiranë-Durrës, duke kaluar në mes të Tiranës dhe Durrësit nga Thumana e Fushë-Krujës në Rrogozhinë, duke shmangur ndjeshëm trafikun dhe duke zvogëluar distancën. Korridori Blu është i vetmi seksion rrugor, i cili ka marrë financime nga nisma e Berlinit, që para dy vitesh kualifikoi për financime akset rrugore në vendet e rajonit që janë pjesë e procesit të integrimit.
Rreth 10 vite më parë, kompani austriake i kanë sjellë propozime konkrete qeverisë shqiptare, të cilat nuk u finalizuan, pasi atëherë nuk ekzistonte as baza ligjore për të bërë investime me Partneritet Publik-Privat.
5 ofertat e tjera nga ndërtuesit për rrugët
Janë të paktën edhe pesë kompani të tjera të ndërtimit të rrugëve që kanë bërë oferta për paketën “One Billion”. Burimet nga Shoqata e Ndërtuesve pohuan se kompania Cobial ka shprehur interes për segmentin Kardhiq-Delvinë, ndërtimi i së cilës është braktisur prej vitesh.
Vlera që parashikohet të financohet nga buxheti i shtetit pritet të jetë mbi 9 miliardë lekë. Kjo rrugë do ta shmangte Gjirokastrën dhe Qafën e Muzinës, duke bërë që distanca Tiranë-Sarandë të përshkohej normalisht për 3-3.5 orë, duke e shkurtuar atë me 50 km. Përpjekjet për ndërtimin e këtij aksi kanë nisur që në vitin 2003, në kohën e qeverisë Nano. Gjatësia e saj është 28 km, një pjesë e së cilës është e ndërtuar. Pjesa më e vështirë është ndërtimi i një tuneli 1 km të gjatë.
Kompania Albstar gjithashtu ka dorëzuar një ofertë të pakërkuar për segmentin Vorë-Pezë-Plazhi i Gjeneralit.
Gjithashtu mësohet se kompania Gjikuria ka bërë ofertë për Bypass-in e Vlorës, me një rrugë që vijon nga Tragjasi me tunel në Llogara dhe dublim deri në Himarë.
Kompania ANK ka ofertuar për një propozim të pakërkuar me PPP për Bypass-in e Lezhës.
Victoria Invest, në bashkëpunim me një kompani kineze, ka bërë ofertë për Autostradën Blu, duke marrë përsipër edhe studimet e fizibilitetit.(monitor)
Nuk e kam mire parasysh relievin, por koridori Rrogozhine- Kombinat Tirane ka vite qe qendron kot pa u ndertuar. Jugu i vendit, vetem 4 rrethe Lushnja, Fieri, Berati dhe Vlora kane 1 milione banore dhe mijra mjete ne ore qe vazhdojne te bejne 35 km drejt Durresit, kur nisen per Tirane.
Vora, Thumana e tj le te lidhen me kete koridor, por Rrogozhina duhet te lidhet drejt per se drejti me Tiranen me ura dhe tunele.
Shteti nuk ka nevoje te veri doren ne xhep, perkundrazi koncensionin ta japi per jo me shume se 5 vjet nga momenti i venies ne pune, mjaftojne per te shlyer shpenzimet. Mbas kesaj kohe segmenti Rrogozhine-Tirane fillon te japi te ardhura per shtetin.
Meshire njeres! Clirojeni Jugun ngfa kalvari i Durresit. Vajtje- ardhje 70 km kot.
Turpi i Ministrise se transportit eshte mosstudimi dhe mosevidentimi i trafikut ne koridoret kryesore te vendit. Qe ketej nis puna dhe strategjia e infrastruktures kombetare. Po nuk kane faj, po te kishin bere transparent frekuencen e mjeteve, nuk do te mund te ndertonin 10 vjet me pare rrugen e Lalesit.
Kur i degjon keto plane per ndertim rrugesh, te behet zemra mal, por…..historikisht kane ngelur vetem ne leter. Nuk po permend tjeter, por vetem autostraden Tirane – Elbasan, e cila ka gelltitur fonde shume te medha (nenkupto vjedhje te llahtarshme). Pse nuk pergjigjet njeri per te, apo ka gisht elita politike? Nje situate krejtesisht paradoksale, e cila kerkon transparence, e cila as nuk ka ndermend te vije ndonjehere. Te tjerat do te mbeten pallavra, apo, sic thone shpesh qeveritaret tane “te mrekullueshem” BULLSHIT!