Ka ndërruar jetë dje Guro Zeneli, një gazetar i vjetër me profesion, por ajo që e bëri të njohur janë dy punët që kreu një vit para rrëzimit të komunizmit dhe 8 vjet pas rrëzimit, pra në demokraci, përkatësisht njeriu më i afërt i Ramiz Alisë në vitin 1990 dhe sekretari i Gramoz Ruçit, në detyrën e shefit të grupit parlamentar të PS-së.
Siç është bërë zakon tek ne, ku ndërron jetë ndonjë njeri i njohur në një fushë, ose i thurrin ditirame të mëdha ose nuk flasin fare. Mungon obituari, siç njihen rekuiemet publicistike, që përveçse përcjellin informacion, kanë edhe sentiment njerëzor për dikë që ka lënë këtë botë.
Por ajo që ra në sy me rastin e “xhaxhi Guros”, siç e thërrisnin reporterët e Kuvendit, për të nuk shkroi asnjë prej gazetarëve që e kanë njohur zyrtarin buzagaz të Parlamentit, që edhe pse përfaqësonte “pjesë nga sistemi i vjetër”, ishte ku e ku më i sjellshëm sesa pushtetarët e sistemit të ri.
Përveç Petro Koçit, asnjë fjalë nga socialistët që e kanë pasur për 8 vjet si koordinatorin e grupit, por natyrisht edhe nga kolegët e vjetër të kabinetit të Ramiz Alisë.
78-vjeçari kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë dhe dy vitet e fundit kishte rënë goxha. Gjithsesi e shihje shpesh në një bar të thjeshtë pranë liceut artistik ku pinte kafe me gazetarin e vjetër të RTSH-së, Ilir Buçpapaj, me të cilin kishte miqësi të hershme.
Guro Zeneli, një lab safi, u “pikas” nga Ramiz Alia, gjatë një turi në jug të Shqipërisë, ku vuri re një shef kulture në Sarandë, që kishte bërë jetën kulturore të qytetit të vogël, pikante dhe të famshme(aq sa mundej atëherë) edhe për kryeqytetin dhe institucionet qendrore. Sapo e mori në Tiranë, Alia e mbajti afër labin buzagaz dhe i besoi atij lëvizjet më të rëndësishme që kreu gjatë fundit të viteve ‘80 dhe viteve ‘90-‘91, ku drejtoi ndryshimin e sistemit.
Alia i besonte Guros më shumë se çdo anëtar tjetër të Byrosë Politike të PPSH-së. Nuk është rastësi që në vitet e fundit të jetës, ish-presidenti i fundit komunist dhe i pari i demokracisë nuk u shoqërua asnjëherë me asnjë prej ish-udhëheqësve komunistë, që e urrenin edhe publikisht; por rrinte vetëm me Todi Lubonjën, Agim Meron dhe mbi të gjitha me Guro Zenelin.
Alia foli shumë pak për gjërat që dinte, sekretet e Enver Hoxhës dhe ato të liderve të rinj postkomunistë që thuhet prej 27 vjetëve se i nxori nga duart e tij. Përveç Ramizit, edhe Guro Zeneli, njeriu më i besuar i tij, nuk e hapi “Kutinë e Pandorës”, pasi e dinte mirë çfarë fshihte. Madje kjo i jepte “xhaxhi Guros” një pushtet të padukshëm, ku shumëkush druhej se mos rrëmonte arkivat.
Shumë gazetarë e publicistë i kërkuan Guro Zenelit që të flasë, të tregojë atë që Ramiz Alia e mori në varr. Por ndihmësi i tij besnik e ishte përgjigjen gati: “kur nuk foli i zoti punës, e si të flas unë….”
Megjithatë, qarkullonte në ambientet e gazetarëve një si anektodë që “xhaxhi Guroja” diku i ka fshehur “sekretet e Ramizit” dhe do t’i nxjerrë një ditë e të tregojë të vërtetën e madhe si u gatua kjo elitë politike që për 27 vjet qëndron ende e ngulur pa i shkuar as mendja të largohet.
Këto sekrete u bënë aq enigmatike, sa kanë mbajtur në ankth besnikët e Enver Hoxhës, kundërshtarët e tij, por edhe njerëzit në mes të dy palëve.
Servet Pëllumbi ish-kryetari i Kuvendit dhe themelues i PS-së, jo më larg se dy vjet tha që Katovica ka qenë platformë që zbatoi Ramiz Alia. Katovica është një platformë e dalë nga Moska në vitin 1988, ku bënte thirrje që të krijohet elita e re politike dhe ekonomike e vendeve ish-komuniste, pikërisht nga gjiri i nomenklaturave të vjetra të regjimit.
Kur foli profesor Pëllumbi, i ndjeri Guro Zeneli nuk iu përgjigj, edhe pse ekzistencën e Katovicës ai e mohonte në biseda të lira, normalisht duke qeshur e bërë shaka, siç bënte gjithmonë…(Tesheshi.com)
Iku nje mik, nje njeri, nje burr I mencur, shpirt te madh.
E kam njohur Guro Zenelin ne ato vite kur me nje shkrim ne dore e takova ne zyren e tij tek gazeta Fitorja. Ai sa e pa me tha se neser do botohet ne gazete. U mallngjeve dhe prisja me padurim per ta pare shkrimin tim ne gazete. Ishte njje sadifaksion I madh. Dhe qe nga ajo dite mora fuqi dhe krijova besim se edhe une mund te shkruaja. Po Guro Zeneil ishte po I njejti edhe kqendronte ne maje te piramides dhe i jepte zyres hije rende, buzagazin e vet.
Mirnjohje per njjeriun shpirt madhe e burrin e mencur mikun tim Guro Zeneli.Per Guron tone qe iku larte ne qiell ne kete dhjetor atje ku e kane vendin engjet e mire.
Bardhyl BEJKO
Sarande
Sarande
IKU MODELI I NJERIUT, GAZETARIT DHE SHTETBËRËSIT. AI MBETI I PA HARRUAR.
IKU MODELI I NJERIUT,”GAZETARIT” DHE SHERBYESIT TE PERKULUR BARKAS GJITHE JETEN NGA FRIKA.
Profesor Guron edhe une e mbaj mend ashtu sic shkruajne koleget e tij: te dashur, te buzeqeshur, shume komunikues, dashamires dhe njeri i urte ne mendime. Nje diplomat ne te folur. U prehte ne paqe
GURO ZENELI, figura e nje njeriu e nje qytetari model, e nje gazetari te qarte e me vizion, e nje miku dhe nje shoku te mençur e qe kurre nuk te linte ne balte, nje familjari model .
I paharruar qofte kujtimi i TIJ per miqte, shoket e dashamiresit e TIJ te shumte !
Iku nje burre i mencur , buzagas , njeri qu nuk dinte te prishte fjale me askend. I gjendur per te ndihmuar, fjale pak e pune shume. E kam njohur dhe ruaj respekt per njeruin shembull.
Ngushullime familjes per humbjen e njeriut te tyre te dashur.
Nje lajm i trishtueshem per familjaret, per miqte dhe koleget e tij, por sidomos per kedo qa ka pasur fatin te punonte me Guron, burrin e mencur, modest, fisnik, paqesore ndaj kujtdo. Kam pasur fatin qe kur isha kryetar i Grupit parlamentare te PS te punonim sebashku. Kam mesuar shume prej mecurise se tij. kam mesuar shume prej aftesise se vecante per te zbutur cdo situate te veshtire. Integriteti njerezor ishte vecoria e tij themelore, kur nuk angazhohej ne dicka qe skishte bindje. Jeta e tij eshte e mbushur me plote raste individuale ku individe apo familje te ndryshme jane ndihmuar nga zemergjersia dhe fisnkeria e Guros. U prehte ne paqe! I qofte i lehte dheu i kesaj toke, te ciles Guro si burre i ralle i sherbeu me shume dashuri dhe fisnikeri. Arben Malaj
Nje shenim, pacavure, se shkrim nuk mund te quhet ky per Gurron. Madje edhe paemer, autoresi!!!! per nje njeri “qe vlente me shume se sa nje anetar i Byrose Politike ” ????? . U niset ti vini vetulla te vdekurit, dhe i nxorret syte. Kjo jemi ne, ju, ata, ato,,, , Shame to shame forever.
I paharruar qofte kujtimi i Guros.
Njeri i nderuar, i respektuar dhe me integritet te plote.
Fisnik, i mencur e dashamires la mbresa te vecante tek te gjithe qe e njohen
TE PAHARRUSHME DO TE NGELEN ATO FLETRRUFE QE KY KOMUNIST EKSTREMIST SHKRUANTE NE GAZETEN FITORJA, GAZETE KU MASTRUBOHESHIN GJITHE GAZETARET MEDIOKER E TE PASHPIRT TE LIDHUR ME SIGURIMIN SHTETIT LINCONTE DHE KRIJONTE TERREN PER TE ARRESTUAR HALLEXHINJTE TE PAFAJSHEM DERI DHE COBAN ME DHI QE NENA PARTI ME BIJTE E SAJ SI KRYEKOMUNISTI BARDHYL BEJKO QE EDHE NE KETE KOMENT BEN SI.. SKENA E FAMSHME HUMORISTIKE E ESTRADES S FIERIT…DONI ME PER BELULIN …ZOTI BARDHYL E SHUME ZOTERINJ QE JANE AKOMA GJALLE ..TE RRONI DERISA JETEN TUA MARRI PERENDIA POR PASH ZOTIN MBYLLENI ATE GOJE ..HESHTNI SE VETEM KESHTU I LINI TE QETE ATA QE JU GROPOSET PA TE DREJTE NEPERMJET PENES TUAJ…
OPLALALALLA I NDEZEN BATERITE E FITOREVE KELYSHET E KOMUNISTEVE ME RAMIZIN DHE GURON NE KRYE. BYTHINI BITHEN RAMIZIT QE JU SHTROI UDHNE ME DAFINA PA E SHIHTE GUROJA, DUROJA PANO HALLKOJA QE KA DHE NJE EMER MYSLIMANI TE VERTETE PERVEC PANO ORTODOKSIT,
Guro Zeneli ishte dhe mbetet njeri model, gazetar kurajoz dhe shume vizionar. Ai qe ka njohur Guro Zenelin i eshte dhene mundesia te njohe cdo te thote NJERI.
O gazetar.
Kur nuk di latinisht pse nuk shkruan shqip : “Pas vdekjes”?
Forma korrekte latine wshtw : Post mortem”.
Dakord me Pasionin dhe sabitin, por cfar na sollen ata te ketyre 27 vjeteve? Prishje, shkaterrim, krime, shitja e interesave kombetare, shitja e territorit te shqiperise, shitja ne menyre mafiose e gjitha burimeve te pasurive natyrore? Tani prodhojme vetem prostituta dhe kanabis.
Pty rrace e keqe ne vetem diktatura na bene njerez se jemi kafshe.
I pa harruar qofte i atij qe ka nderuar jete me gjithese nuk e kam njohur, DHE mos te bejme sherr me njeri tjetrin por te respektojme mendimet dhe idete e seicilit pamvaresishte se mund te mos jemi nje nje kahje.
Ajo qe kam degjuar per Guro Zenelin eshte ka qene i fejuar me mbesen e Mehmet SHehut ,te cilien e la , Nga inati e degdisen ne sarand ,edhe kur iku klani i mehmetit e ngrinten prape ne pyshtet,kete e dine shume pse nuk thuhet
Nje njeri,sado i mire qe te jete ka per detyre ne funksion te detyres apo rolit ne shoqeri,te luftoj ne emer te Drejtesise,te popullit,te Kombit.
Zoti Guro apo cfaredo tjeter qe nuk u perpoq te cminonte bazamentin e atij shteti si Koreja e Veriut i quajture “Shqiperia Socialiste” ndertuar ne krim dhe ne lufte klasash pa demtuar pak interesat personale d.m.th edhe familjare,atehere nuk ka qene njeri i mire.
Dihej qe mijera familje te persekutuara vuanin padrejtesisht se nuk besuan ne ate Diktature dhe kjo u vertetua ne shembjen e Saj te lyer me gjak,dhune,internime,vrasje perdhunime.
Realiteti e tregoi qe ajo Diktature ishte vite drite larg se vertetes se njeriut ne kete bote.
Liria dhe e drejta e cdo njeriut eshte veper e Zotit,prandaj mush nuk sakrifikon eshte e tepert te vleresosh.
Guro Zeneli ishte njeri qe i”u pershtat me zgjuarsi dhe korrektese kohes qe jetonte.Nuk ishte e thjeshte te beje karriere ne ate kohe dhe aq me shume ne “kohen e RE”.Ajo qe e karakterizonte ishte dashamiresia e komunikimit dhe po te premtonte ate qe mund te te ndihmonte e bente.Edhe po te mos kishte gje ne dore miresjellja e tij ishte mbreslenese.Do te kujtohet nga ne qe e njohem per kohe te gjate dhe qe jetuam me te si nje njeri qe asnjehere nuk mendonte negativisht .I pa harruar per miqte dhe familjen.