Mogherini optimiste për 2018, tregon sfidat: 2017 nuk ishte i lehtë për Ballkanin, por...

2 Janar 2018, 14:13Politika TEMA

Federica Mogherini beson që viti 2018 do të jetë vendimtar për të ardhmen evropiane të Ballkanit perëndimor.

Shefja e diplomacisë evropiane ka përmendur në blogun e saj personal 12 momente të veçanta që kanë shënuar vitin që ne lamë pas.

“Ky nuk ishte një vit i lehtë për Ballkanin. Kam vizituar gjashtë kryeqytete të rajonit në një nga momentet më të vështira, në disa raste, koha e krizës së thellë politike”. Sot, falë vendimeve të guximshme dhe një pune të fortë që bëmë bashkë këto kriza janë adresuar dhe shumica janë zgjidhur.

Rruga për reforma ka rifilluar (edhe pse ka ende shumë punë) dhe busulla e integrimit evropian po tregon rrugën. 2018 të jetë një vit vendimtar që kjo rrugë të forcohet dhe të bëhet e pakthyeshme.

Ky do të ishte një rezultat i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”.(TemA)

1 komente në “Mogherini optimiste për 2018, tregon sfidat: 2017 nuk ishte i lehtë për Ballkanin, por…”

  1. Viro says:

    Bravo! Si perhere, e mire, e thjesht, njerezore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje