"Shpikje" tjetër për të bllokuar Vettingun, ngrihet padi e re. KSHH: Nuk ka transparencë

2 Janar 2018, 18:18Politika TEMA

2018 sipas një vendimi të kabinetit Rama është shpallur si viti i Skënderbeut, por përveç kësaj ky vit pritet të jetë edhe viti i Vettingut.

Kur komisioni i pavarur i kualifikimit parashikon të nise seancat degjimore për 57 gjyqtarët dhe prokurorët e parë në fillim të muajit shkurt, Komiteti Shqiptar i Helsinkit është ankuar pranë komisionerit për të drejtën e informimit për katër organet ndihmëse për procesin e vettingut.

Drejtoria e sigurimit të informacionit të klasifikuar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Inspektoriati i Larte i Deklarimit të pasurive dhe Prokuroria e Përgjithshme janë paditur pranë komisionerit, i cili sipas këtij njoftimi zyrtar ka zhvilluar seancen e parë mes paleve.

Shkak i ankimimit eshte bere heshtja e këtyre katër organeve ndihmëse për të marrë përgjigjje statistikore mes të tjerash , se sa është numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që paraprakisht konsiderohen të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën dhe sa prej tyre kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë me krimin e organizuar?

Erida Skëndaj thotë se ky informacion nuk është i klasifikuar përderisa nuk kërkohen të dhëna mbi emrat konkretë të gjyqtarëve dhe prokurorëve

“Publiku duhet të informohet në mënyrë profesionale. Duke qenë se organet kryesore kanë filluar punën ne iu drejtuam organeve ndihmëse. Një pjesë e mirë e këtyre organeve iu shmangën informacionit kryesor dhe më konkretisht sa prej këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kaluar testin për pasuritë profesionalin apo për pastertinë e figurës, në vlerësimin tonë këto të dhëna duhet të jenë publike”, tha kreu i KSHH, Erida Skëndaj.

Por ku bazohet Komiteti Shqiptar i Helsinkit në këtë kërkesë?

“Ne bazohemi në ligjin e vettingut dhe në mënyrë të veçantë në ligjin për të drejtën e informimit, sepse statistika nuk përbën kufizim”, tha Skëndaj.

Aktualisht komisioni i pavarur i kualfikimit po kalon në sitë relacionet e të gjitha këtyre organeve që kanë dorëzuar të dhënat për secilin subjekt që do të kalojnë në sitë pasuritë, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale. Ndërkohë megjithë publikimin e një formulari nga ana e KPK ku ftohet edhe publiku të denoncojë, siç thonë burimet e Top Channel qytetarë të shumtë janë ankuar pranë këtij institucioni për vendime të padrejta sipas tyre. Pavarësisht pritshmërive të larta askush nuk ka denoncuar deri më tani me provë një rast kur të ketë paguar lekë, ose të tregojë të dhëna për pasuritë e njerëzve të drejtësisë.(TCH)

12 komente në ““Shpikje” tjetër për të bllokuar Vettingun, ngrihet padi e re. KSHH: Nuk ka transparencë”

  1. Kombi says:

    ATA QE PAGOJNE LEK TEK GJYQTARET NUK PADISIN , SEPSE KANE FITUAR ATE QE KANE DASHUR PADREJTESISHT, NE KURRIZ TE NJE TE VARFERI ,I CILI ESHTE NE TE DREJTE , POR I ESHTE MOHUAR E DREJTA .
    PERFUNDIMISHT KY VEND NUK BEHET ,KETU NUK DO TE KETE KURRE DREJTESI.

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Po kjo nuk eshte padi e re! Kjo eshte ndezje dritash qe procesi te mos behet be erresire sicu u be themelimi i shkerdhatokracise!!

      Qeverria duhej te kishte bere planin e publikimit te statistikave para se ti hidhte bythes spec djeges per te hedhur vallen qe ka nisur,- ose le ta mbaje eshtu… terhiq e mos keput, sic u ka hije Ramizisteve…

  2. Besi says:

    Ce ke i kete titull idiot mo se i cmendet nnerezit. Clidhje ka nje kerkese e nje ojf per informacion me bllokimin e vetingut

    1. Janulles, me sqepar kokes.... says:

      @Besi
      Titulli i vihet i tille qe te klikojne sa me shume , qe te hane buke pseudo-gazetaret e Temes. Sa per Vetingun, ate harroje…eshte pordhe me rigon.

  3. Jimi says:

    Po ky i famshem KSHH kur me gjithe mend duhet te reagoj, fle gjum, tani qe eshte nje moment vendimtare per te ardhmen e ketij vendi, per cudi zgjohet nga gjumi dhe na kujtohet se na u dashka edhe transparence!? Nuk po e marrim vesh se me ke jane keta, me engjellin apo me djallin!?

  4. drejtesia po vjen says:

    S’e kuptova shkrimin se çfare kerkon dhe perse flet. Pse ka komitet te Helsinkit ne Shqiperi? Ku ka qene deri me sot? Shkrijeni dhe te riformohet!

  5. {sit back and relaks} says:

    Po Vasilika Hysi ca ben? Si i ka dale Komiteti duarsh? Erida ka qene dhe vartese e Vasilikes kur Vasilika kontrollonte Komitetin dhe Komiteti ka pas qene gjithmone ne mbeshtetje te se majtes kur PS ishte ne opozite dhe besoj qe edhe tani eshte ne po te njejten linje duke marre parasysh lidhjet underground qe Vasilika duhet te kete akoma me Komitetin. Ndoshta Rama i ka kerkuar Vasilikes te urdheroje Komitetin dhe ish vartesen Erida te bejne kete levizjen bllokuese?, per te miren e vendit dhe integrimit gjithmone.

  6. Plaku says:

    Me vjen keq, por edhe une nuk e kuptova kete shkrim.

  7. mmoisiu says:

    Kapini me shkelma bytheve dhe qitini nga zyrat keto parazite qe vetem rrogat marin dhe nuk bejne 2 lek pune !

  8. Vetting says:

    Erida mos lini nam me keto ankesa se edhe nje buf e sheh si jane shumica e gjyqtareve ekonomiikisht. Nuk justifikohet pasuria e tyre me rroge shteti,. Ti ske faj se edhe syzat i paske nr te madh. Mos merr gjynahet e tyre mbi shpatullat e tua. Nese te vjen keq per gjakpiresit edhe ti i bie te jesh me keq. Vettingu do ju tregoje vendin, boll me se ka vajtur ku s’mban me.

  9. Hell Sinku says:

    CELULA E FUNDIT E PD I ZBRAZ PLUMBIN R FUNDIT
    TE MARESHALLIT TE BEOGRADIT KUNDER VETINGUT DHE
    REFORMES NE DREJTESI

    Kur hiqet edhe maska e fundit e nje Komiteti ne sherbim te Bandes se Gangstereve te Salih Bishes.

  10. Agron says:

    Keta duan trasparence per pislleqet qe Kane bere vet JU qifsha istuticionin laviret e mutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje