Nga Ben Andoni
Për një gjë do të jemi të sigurt: Atë që PD-ja nuk e bëri dot me Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me analizën e natyrshme të humbjes synon ta bëjë me zhurmën e protestave. Është folur për variantin e një Çadre-2, por ky variant duket s’ka ende qytetari te PD. Themi PD-ja sepse ajo është partia e vetme opozitare, vendin e të cilës duan ta gëzojnë dhe ta përfitojnë LSI-ja me pathosin e momentit dhe performancat mediatike, por edhe minipartizat, që i janë ngjitur si kërpudhat për t’i përfituar në kurriz.
Që protesta e parë do të jetë e madhe, kjo është e lehtë për t’u besuar. Pakënaqësia e justifikon. Kuptohet edhe kjo me një koeficient, sepse sado që mund të konsiderohet e madhe për opozitën, nuk mund të jetë për Pozitën, e cila megjithë handikapet e mëdha, drejtimin e dobët të vendit në shumë aspekte, sërish ndjehet e pakërcënuar seriozisht. Problemi i madh i kanalizimit të reagimit popullor është për të gjetur motivin e duhur. Dhe, ky motiv e kalon Edi Ramën dhe vetë përshfaqjen e qeverisë së tij, që është shumë larg parametrave ekonomikë dhe zbutjen e varfërisë që premtoi.
Teksa Lulzim Basha me shpurën e tij politike, por edhe me një parti aleate si LSI-ja nuk është e besueshme. Për ironi të fatit, kjo e fundit është bashkëpunëtore në të gjitha vendimet e qeverive të fundit (lexo bashkëfajtore e plotë). Dhe, varfëria e shqiptarëve dhe gjendja e tyre e varfër nuk ka nisur në këtë vit. Shqipëria po vuan një stanjacion dhe një rritje të pakët të ekonomisë, që për hir të së vërtetës është më e madhe se më parë, aspak e mjaftueshme për ndryshim dhe rritjen e mirëqenies. Mekanizmat që e ndihmojnë ekonominë e një vendi të ecë nuk mjaftojnë, kurse duket qartë se cilido që të jetë në fuqi, se ka atë mundësi të bëj ndryshimin e duhur. Shqipëria është në një gjendje, ku mungojnë investimet e mëdha të huaja, vetë ekonomia jonë e ka të pamundur të prodhojë vende pune të vazhdueshme dhe vetë ekonomia kombëtare është e tillë që nuk po lejon dhe stimulon një konsum të mirë të popullatës. Polarizimi social i Shqipërisë, monopolizimi dhe mbi të gjitha mjedisi i biznesit nuk është aspak optimist. Ikja e Sheratonit është realisht një tragjedi.
Ndërsa Edi Rama vazhdon me premtimet e tij optimiste, anatemat për Opozitën, që i dalin huq pasi ky fundviti tregoi realisht sesa të varfër janë shqiptarët. INSTAT duke iu bazuar shifrave na rrëfeu se ka rënie të vërtetë të ekonomisë. Mbi të gjitha mospasja e një modeli ekonomik të spikatur dhe shpresëdhënes e bën optimizmin e njerëzve të biznesit vendas dhe të huaj që të jetë në nivelet më të ulëta.
Ndaj organizimi i protestave vërtetë do mund ta trandë qeverinë e Ramës, por nëse ato nuk janë të vazhdueshme dhe potente, shoqëruar edhe me slogane të drejta dhe kanalizim të nevojave të vërteta, atëherë mund të konsiderohen si një ndihmë për qeverinë Rama. Kryeministri është mjeshtër që arsyet e dështimeve të tij ekonomike t’i adresojë kah opozitës dhe konfuzionit të tyre, që duhet thënë s’është i pakët që pas paktit PS-PD ende të pazbardhur zyrtarisht.
Kjo qeveri ka ardhur koha të marrë mesazhe të qarta, që nuk mund të vazhdojë me fjalë dhe propagandë vizive, por duhet të ulë kokën dhe të japë alternativa të besueshme dhe të realizueshme. Ja pse çdo veprim i pamatur dhe thjesht zhurmë i Opozitës mund ta ndihë Ramën të vazhdojë i qetë në këtë mandat, duke bërë ata fajtor për gjendjen.
Ndërkohë që Opozitës i ka mbetur dhe një detyrë bajagi e madhe për të zgjidhur. Dhe, kjo ka të bëjë pa asnjë dyshim me refleksionin për humbjen. Sa më përfundimtare dhe e qartë do jetë ajo, aq më shumë e besueshme do jetë PD-ja, që tashti vuan një krizë edhe më të madhe drejtimi sesa vetë ekonomia e vendit.
Shkrimi pasqyron, ne menyren e tij, realitetin e zymte shqiptar. Vetem se, zgjidhja nuk eshte brenda nesh..
Bukur mire. Me pelqen ky shkrim.
Subject: Fwd: LUL SALI I NENES… KE TE QAJE ME PARE !
LUL SALI I NENES…
KE TE QAJE ME PARE !?
– Nga Alban Dega. Nju Jork
Lul Sali nenes
Ke te qaj me pare
Lul Xen Gerdecin !?
A cadren e care!?
Mushamaja grisur
I kercasin trare
Themelet i tunden
Mbi gjak te pathare!
Kulmin ne Gerdec
Rrenjet 21 janar !
Banda ne panik
Duart me gjak lare
Zeri u eshte cjerre
Mbi te hapur varre!
Kurr nuk ka mbetur
Gjak i dlire pa marre!
Ameriken kunder
E Evropen mbare
Nuk do u ngelet askush
As per tu qare !
Cadra juaj e krimit
Po u behet varre!
O z. Andoni me ju gazetaret me vjen plasja .Po si mendoni qe tash 27 vjet shkatrrim per 3 muaj mendoni ju qe ekonomine do ta çoje si ajo e Gjermanise E them per 3 muaj se une zbres 4 vjeçarin e pare qe ka qene me L .S .I ne se ne cdo drejtim ajo e ka penguar se ata kan shiku si te vjedhin me shume .Meritat e Edi Rames kan qene se beri njata reforma ne te gjitha sektoret dhe sidomos reformen ne drejtesi dhe nga ajo jane te lidhura tana punet .Tjeter :Sa per tjetren pse nuk po krijon ndermarrje punsimi duhet te sqaroni ju njerezit jo tju sqarojme ne ju . A e keni parasysh si e dorzon P .D .ja shtetin -te shkatrruar me nje difiçit te thelle buxhetor se vetem zanatin e vjedhjes e njohin shume mire sa qe nuk ka qeveri e partive tjera qe ju kalon apor nuk kan qene ne qeveri me specjalisten tjeter te vjedhjeve e quajtur L .S .I qe do te thot :(liri siguri individuale per vjedhje) .Ndersa Edi Rames i duhet ne kete mandat :Te grumbulloje leket e vjedhura nga reforma ne drejtesi dhe ato leke gi investoje ne ekonomi atehere shihet efekti i reformes ne drejtesi .Ja keshtu sqarohen njerezit .Persa i perket protestave te opozites sa ma shume qe te bejne aq me keq per to se ato nuk din gje tjeter vetem drog drog drog se ato jane kryemjeshtrart e droges dhe bertasin se kane frik se mos ju merr kush zanatin Çfare kauze ju ka mbet vetem ruajtja e lekeve qe kan vjedhe prandaj mundohen me grumbullu njerez duke genjyer ato te pa shkolluarit duke vazhduar ti rrejne me premtime siç jane mesu qe atyre tu japin nga nje therrime dhe tjerat per vehte .
O Tara-Bosh!
A je prej kendej, apo nuk shef nga syte?
Opozite do te thote ne rradhe te pare fryme, patos, vizion, mobilizim dhe shprese. Sa do te madhe te jene grumbullimet (perdor grumbullime dhe jo proteste) nuk tregojne per nje opozite qe ka nje plan, nje filozofi dhe ngjall shprese. Cdonjeri me para mund te paguaj njerezit qe te mblidhen ne nje grumbullim dhe kaq. Psh per 10,000 vete do duhen te pakten 500,000 euro (10 per transport, 10 per ushqim, 10 para kash dhe 20 per organizim). Me te tilla grumbullime opozita nuk e ka frymen te gjate. Plus ky grumbullim as nuk tregon force, por vetem dobesi dhe e largon opoziten nga shumica e popullsise. Nje proteste me njerez vullnetare (zero shpenzim per opoziten) dhe ne mase me te vogel por me motive, fryme, patos eshte me domethenes