Libri i gazetarit Majkëll Ulf ka ngjallur mjaft diskutime për shkak të tematikave të forta që trajton.
Botimi kushtuar presidencës së deritanishme të Donald Trump është pritur negativisht nga ky i fundit që e ka cilësuar si të rëmë.
Ai ka thënë se botimi ka vetëm gënjeshtra duke shtuar se gjithë pretendimet e ngritura në këtë libër, që është hedhur në treg përpara datës paraprake të caktuar për publikim.
Shefi i SHBA-ve, u shpreh se ai nuk i kishte dhënë akses në Shtëpinë e Bardhë zotit Wolff dhe as nuk kishte komunikuar me të lidhur me librin, që sipas Trump përmban keqinterpretime dhe burime që nuk ekzistojnë.
Libri i titulluar “Zjarr dhe furi: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump” nga Michael Wolff ishte planifikuar të hidhej në treg javën e ardhshme.
Ndërkohë planet e botuesve duket se kanë ndryshuar dhe libri është në shitje duke filluar nga dita e sotme. (TemA)