Faza përgatitore në Antalia, Kamza ka gati firmën me 3 lojtarë

6 Janar 2018, 13:26Sport TEMA

Kamza do Ergis Mersinin, Ardit Hoxhajn dhe Ardit Shehajn. Dy të parët janë pjesë e Flamurtarit dhe në listën e dëshirave të Ramadan Ndreut.

Mbrojtësi, duke qenë se ka kontratë me Flamurtarin, bisedimet paraprake kanë nisur mes klubeve. Ka një akord parimor mes presidentëve, por fjala e fundit sigurisht që i takon vetë Mersinit.

Se si do të procedohet, kjo mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme.

Kryeqytetasit do të niset sot drejt Turqisë. Në orën 18:00, skuadra do të marrë avionin për t’u strehuar në Antalia, ndërsa klubi ka menduar që ekipi të grumbullohet në kompleksin “Karvansaraj” për dy javët e ardhshme.

Skuadra do të shfrytëzojë, përveç stërvitjeve, edhe disa takime miqësore, kryesisht me ekipe polake dhe ato vendëse.

Grupi do të niset i cunguar, pasi Fukui, Leilis, Arrabal, Plaku, Raçiç, do t’i bashkohen grupit vetëm në Antalia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje