Hetimi pasuror ndaj Kelmend Balilit ka shtrirë efektin dhe tek dy kontratat që nipi i Balilit, Albini dhe e fejuara e këtij të fundit Xhesjana Ballaci, kanë lidhur me ministrinë e Bujqësisë për marrjen me qëra për 90 vjet të dy sipërfaqeve tokësore në Piskovë të Përmetit dhe Delvinë.Pak ditë më parë një grup hetimor pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda sekuestruan të gjithë dokumentacionin në ministrinë e Bujqësisë, së bashku me planvendosjen e pasurive tokësore të mara me qëra. Pritet që në dobi të këtij hetimi të pyetet djali i Bashkim Balilit, Albin Balili dhe e fejuara e këtij të fundit, Xhesjana Ballaçi.
Në dokumentacionin që ka sekuestruar prokuroria rezulton se në letra fituesit e kësaj toke bujqësore rezultojnë të jenë dy 22 vjeçarë të fejuar me njëri-tjetrin, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me bujqësinë apo me agro-kulturën. Se çfarë kriteresh kanë përdorur këta të rinj që janë kualifikuar si fitues të sipërfaqes së tokës shtetërore, kjo mbetet për tu parë gjatë hetimit në vijim të nisur tashmë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila paralelisht po heton vllezërit Balili për pasurinë.
Dokumentat
Pasi i ka dhënë një sipërfaqeje toke prej 21,4 hektarësh në Buronjë, Bashkim Balilit, vëllait të Klement Balilit në vitin 2015, Ministria e Bujqësisë e drejtuar në atë kohë nga ministri i LSI Edmond Panariti, sërish një vit më vonë i ka dhënë edhe 90.466 hektarë të tjera në Piskovë të Përmetit,nipit të Klement Balilit. Por këtë herë, Bashkim Balili ka zgjedhur një mënyrë më të rafinuar me qëllim për të mos dalë mbiemri i familjes në dokumenta.Në kontratën e dytë, ministria ka firmosur dhënien me qira për 90 vite, të 90.466 hektër tokë, djalit 22 vjeçar të Bashkim Balilit, vëllait të Klement Balilit.
Por 22 vjeçari, nipi i Klement Balilit,gjashtë muaj më parë kompaninë fituese të kësaj toke “ALB Univers 95” ia ka kaluar me kontratë dhurimi, në pronësi të fejuarës së tij, Xhesjana Ballaci. Dhe pas kësaj procedura në datën 6 korrik 2016 Ministria e Bujqësisë ka nënshkruar kontratë me “ALB Univers 95”, të përfvaqësuar jo nga Balili por nga Ballaci, për dhënien me qëra të sipërfaqes prej 90.466 hektarë tokë në Përmet.
Askush ska ctju beje krimineleve ne shqiperine e krimit!
“Bravo” Panariti! Turp dhe faqja e zeze Panariti. Kisha respekt per ty, me dukeshe me ndryshe se plehrat e LSI. Tani uroj qe te shkosh tek shtate penxheret e te mos dalesh me.