Skandali i falsifikimeve, reagon Idrizi: Jam i tronditur, FSHF ka manipuluar çdo gjë

8 Janar 2018, 17:33Sport TEMA

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është i pari që ka reaguar pas publikimit të skandalit nga VIP Sport dhe TemA TV për falsikimiet me Shoqatat Rajonale fantazmë të cilat votojnë në Asambletë e FSHF-së.

Numri një i klubit të Flamurtarit e ka cilësuar tronditës faktin se si institucioni që drejton futbollin në vendin tonë ka manipuluar në të gjithë këto vite dhe se si kishte ardhur koha që shteti të vihej në lëvizje.

“Jam i shumë i tronditur, kjo është një nga gjërat më të rënda që mund të bëjë një institucion duke falsifikuar jo vetëm firmat e këtyre shoqatave fantazmë, por edhe besimin e të gjithë klubeve të Shqipërisë. Më shumë se kaq nuk ka se çfarë të bëjë ky institucion abuziv.

Tashmë të gjitha organet ligjore duhet të reagojnë pasi me votat e falsifikuara jo vetëm që janë zgjedhur presidenti dhe antarët e Ekzekutivit, por janë miratuar edhe buxhete financiare të cilat e rëndojnë më tepër këtë krim mbi futbollin. Pas këtij skandali, më duket se nuk ka më nevojë as për zgjedhje”, u shpreh Idrizi për VIP Sport.

Në vijim mund të shihni vidon që tregon skandalin e prodhuar në vitet e fundit nga FSHF me votime nga shoqata fantazmë në Asamble.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje