Re të zeza tymi në Tiranë nga furrat e paligjshme të Fushë Krujës, problematike dhe Vora e Kamza. Klosi: Do t'i bllokojmë

10 Janar 2018, 17:25Sociale TEMA
Re të zeza tymi në Tiranë nga furrat e paligjshme të

Pothuajse çdo ditë mbi Tiranë mbërrijnë retë e zeza të tymit që del nga furrat e paligjshme që prodhojnë gëlqere në zonën e Fushë-Krujës.

Problematike situata shfaqet edhe nga mbetjet që digjen në Bashkinë e Vorës dhe të Kamzës, ku në vend të grumbullimit dhe të Përpunimit të tyre, bizneset zgjedhin djegien e tyre duke shkaktuar një situatë problematike jo vetëm për banorët e Kamzës, por edhe për ata të kryeqytetit.

Pavarësisht politikave të marra në Tiranë për reduktimin në minimum të ndotjes, duket se gjithçka vjen si rezultat i furrave të paligjshme që janë ndërtuar në Fushë-Krujë apo i djegies së plehrave në bashkitë fqinje me kryeqytetin.

Mënyra e pastrimit të qytetit, ndryshimi i metodave të larjes së rrugëve, organizimi i Ditëve pa Makina, ndalimi i hyrjes së mjeteve të transportit interurban, inkurajimi i qytetarëve për të përdorur transportin publik dhe rritja e përdorimit të biçikleta, shtimi i sipërfaqeve të gjelbra, janë disa nga masat e marra nga Bashkia e Tiranës të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në kryeqytet këto dy vite.

Lidhur me furrat e gëlqeres në Fushë Krujë, banorët e zonës shprehen se janë të detyruar të jetojnë përditë nën retë e zeza dhe se janë të pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen. Kemi hyrë në atë që qeveria e ka shpallur vitin jubilar të Skënderbeut.

Turistët vendas dhe të huaj që shkojnë në Krujë, në kalanë e Skënderbeut, gjatë rrugës, pranë fshatit Krastë përballen me gropat e gëlqeres që djegin goma dhe sende te ndryshme shkaktojnë një ndotje të atillë që duket me sy të lirë edhe nga Tirana.

Reja gjigante e tymit që ngrihet mbi shtëpitë e banorëve të Krastës, Fushë-Krujës dhe zonave përreth, çliron çdo ditë dioksid dhe furanë, dy helme të rrezikshme.

Por banorët janë të pafuqishëm për t’i gjetur një zgjidhje. “Ditën i vënë filtrat, natën i heqin”, shprehet Arif Xherahi, banor i Fushë-Krujës. “Shumë pluhur ka. Kur fshijmë ballkonin nga një gisht pluhur gjen”, shprehet Fllanxa Lisenaj, banore e Fushë-Krujës për TCH.

Në Ministrinë e Mjedisit ministri Klosi pranon se aktiviteti është i paligjshëm: “Këto janë gropa për djegien e gëlqeres janë 100% të jashtëligjshme.

Ajo që ne do të kërkojmë është që ky aktivitet i ligjshëm të bllokohet nga institucionet shtetërore. nuk ka pikë më turistike për vendin tonë sesa mali i Krujës apo kështjella e Krujës, apo mali i Tomorit, dhe kalaja e beratit , pra në zonat tona më të rëndësishme turistike dhe historike ne kemi shfrytëzimin më agresiv nga guroret apo leje shfrytëzimi për mineraret”, u shpreh Klosi për TCH.

Ndonëse ndotja në Fushë-Krujë dallohet me sy të lirë edhe nga Tirana, ministria e Mjedisit nuk disponon të dhëna për nivelin e ndotjes në zone.

Por sheh si për reduktimin e ndotjeve pranë zonave të banuara dhënien e lejeve minerare për guroret të paktën 1 km larg nga çdo zonë të banuar.

2 komente në “Re të zeza tymi në Tiranë nga furrat e paligjshme të Fushë Krujës, problematike dhe Vora e Kamza. Klosi: Do t’i bllokojmë”

  1. Stela says:

    Lesh me qime shqiperia ka maru si ven

  2. Jimi says:

    S’paskeni turp! Keni 5 vjete qe thoni do i mbyllni e ata sa ktheni ju krahet, i hapin perseri Po cfar mut shteti kerkoni te ndertoni more te pa cipe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje