Duka: Kam sakrifikuar bizneset e mia për FSHF-në, nëse Fino bën premtime në emër të PS mund të bëjë 50 stadiume

14 Janar 2018, 23:50Sport TEMA

Ndonëse gjatë vitit 2017 ka deklaruar vazhdimisht se po e mendon nëse duhet të kandidojë apo jo, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka deklaruar set për “News 24” se nuk kishte pasur asnjëherë dyshime që do të kërkonte përsëri mandatin e pestë. Ai përveçse ka treguar arritjet e tij, ka shtuar edhe se për punën në FSHF, ka sakrifikuar bizneset e tij.

“Nuk kam pasur dilema për kandidimin, por kam respektuar rregulloren. Sipas statusit, 30 ditë para u shpall gara për kreun e FSHF. Për të mos cenuar rregullat unë i kam respektuar dhe kam pritur edhe reagimin e kolektivit që unë kam punuar. Kandididimi i Bashkim Finos nuk ishte një surprizë, pasi është folur edhe me herët. Dëgjova televizionin publik që trumbetonte sikur do ndante çmimin “Oskar” që Fino do të shpallte kandidaturën. Nuk kam menduar të tërhiqem nga kandidimi për kreun e FSHF. Në këto vite kemi bërë shumë si FSHF. Ekipi ka punuar mirë dhe ka bërë shumë ndryshime.

Kam marrë një Sms që më tha se mos ki turp që t’i përmendësh. Jemi kujdesur shumë për të bërë dhe jemi kujdesur pak për të treguar çfarë është bërë. E shoh të arsyeshme që ti rikujtojmë. Nëse i hedhim një sy të kaluarës kur thuajse FSHF ishte inekzistente. Infrastruktura e futbollit ishte shumë mjerave. Investimet e bëra nga vitet ’90 deri në 2002, ishte i vetmi investim që është bërë nga FSHF me të gjithë aktorët, ka qenë vetëm ndriçimi i “Qemal Stafës”. Asgjë tjetër edhe pse UEFA e FIFA ishin edhe më parë. Të gjitha janë bërë pas 2002.

Janë investuar nga FSHF 12 milionë euro nga 2002 deri në 2014. Ndryshoi ajo që ishte imediate. Ndryshuan kushtet e stërvitjes për të qenë optimale. Nuk është arritur niveli i kërkuar. Nga pikëpamja organizative e asaj kohe, FSHF ishte në zyra te shkallët e stadiumit: Me tre njerëz dhe një karrige. Sot është organizatë e organizuar mirë. Ka vend për përmirësime. Sot kemi kampionate me të gjitha nivelet. Të gjitha janë bërë gjatë kësaj periudhe. Për fat të mirë, jo vetëm të presidentit, por të Komitetit Ekzekutiv për të mbështetur projektet. Në 4 vjeçarin e fundit, për mua është 4 vjeçari i artë.

Uroj që të mos jetë i artë për të ardhmen, që të kemi edhe më të artë. Kanë ndeshur ndryshime thelbësore në infrastrukturë. Bashkë me qeverine kemi rikonstruktuar dy stadiume. Jemi në fazën finale të ndërtimit të stadiumit në Tiranë. Jemi në një fazë ku edhe kombëtaret por edhe klubet kanë ndryshuar përfaqësim. Euro 2016 ishte një ëndërr që na kanë akuzuar më parë, edhe pasi shkuam na thanë që s’është bërë mire puna. Unë për punën në FSHF, kam sakrifikuar edhe bizneset e mia”, ishin fjalët e Dukës.

3 komente në “Duka: Kam sakrifikuar bizneset e mia për FSHF-në, nëse Fino bën premtime në emër të PS mund të bëjë 50 stadiume”

  1. I says:

    Ti besojme te gjitha. Po kur kerkoje 100000 euro cdo futbollisti qe te luante me kombetaren se paske permendur si sakrifice

  2. Happy says:

    Βι z ne se me hajdutlliqe
    …..fuck you. …mjaft. …mbaj bizneset. ..

  3. korçari says:

    Z.Duka jeni thjesht nje mafioz i cili si puna e byrekut sapo te hapen fletet do te qelben ere nga korrupsioni dhe vjedhjet identik si me Blaterin apo Platinin .Jeni thjesht nje pengese per avancimin e futbollit tone dhe e keni drejtuar FSHF me metoda mafioze ,uroj qe prokuroria (e reformuar) te hetoje rastin tuaj dhe se fundmi jeni kthyer nje figure mjaft e urryer per shqiptaret ,MJAFT ME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje