"Kujdes shpjejtësinë dhe alkoolin", Policia arreston 4 shoferë dhe vendos 1000 gjoba brenda 48 orëve

14 Janar 2018, 15:13Kronika TEMA

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Sipas njoftmit të Policisë vetëm gjatë 48 orëve të fundit në pranga ranë 4 drejtues mjetesh, pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur si dhe janë vendosur gjithësej 1000 gjoba për shkellje të ndryshme.

Njoftimi i plotë i Policisë

Vëmendje e veçantë i është kushtuar parandalimit të shpejtësisë sidomos në qendrat e banuara, por edhe në autostradën Tiranë – Durrës e anasjelltas, për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për ata që drejtojmë mjetin pa Leje Drejtimi.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në përdorimin e rripit të sigurimit, në përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, në përdorimin e kaskës mbrojtëse për motoçikletat, në automjetetet me xhama të errësuar, parakalimet e gabuara, lëvizjet në sens të kundërt, apo mangësi të tjera.

Në autostradë dhe në qendrat e banuara, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar:

37 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, nga këta:

3 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur si dhe 1 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Po gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur gjithësej 994 masa administrative, nga këto:

• 68 masa për mos përdorin të rripit të sigurimit.

• 95 masa për parakalim të gabuar

• 107 masa për përdorim celularit gjatë drejtimit të automjetit

• 6 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit

• 59 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse

• 659 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Janë bllokuar dhe 10 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 të tilla.

Janë dërguar në komision 14 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet me xhama të errësuar.

Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë me të njëjtin intensitet kontrollet me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut të Tiranës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, duke bërë më të sigurt rrugën për përdoruesit e saj.

1 komente në ““Kujdes shpjejtësinë dhe alkoolin”, Policia arreston 4 shoferë dhe vendos 1000 gjoba brenda 48 orëve”

  1. Piloti says:

    Ecen tjetri me 80km ne ore majtas…s’ ka gje.
    Ecen tjeri e ngjerr me shume tym se kombinati metalrurgjik …ska gje.
    Te futet tjeri para makines ne autostrat…polici prezet…s’ ka gje
    Ama po ske dritan ndezur…polici zbaton ligjin
    Si cdo gje ne memedhe…mbrapsht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje