Bashkim Fino publikon skandalin e radhes në FSHF: Jam i tronditur, as 4 Shoqatat e tjera nuk janë të rregjistruara

15 Janar 2018, 22:30Sport TEMA

Kandidati për postin e presidentit të FSHF-së, Bashkim Fino, ka denoncuar skandalin e radhes në lidhje me Shoqatat.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Fino publikon faktin se edhe katër Shoqatat e tjera ajo e Trajnerëve, Mjekëve Sportiv, Arbitrave të Futbollit si dhe Shoqata e Futsallit nuk janë të rregjistruara në Gjykatë.

Një denoncim që fakton qartë skandalin e FSHF-së që 12 Shoqatat nuk janë të rregjistruara.

“Pas 8 Shoqatave Rajonale, që u faktuan ligjërisht se nuk janë të regjistruara në Gjykatë, sot jam tronditur kur kam mësuar në mënyrë zyrtare që nuk janë të regjistruara as 4 Shoqatat e tjera.
Nëpërmjet vërtetimit nr. 156/1 Prot., i marrë nga Gjykata e Tiranës rezulton se nuk janë të regjistruara as Shoqata e Trajnerëve, Shoqata e Mjekëve Sportivë, Shoqata e Arbitrave të Futbollit dhe Shoqata e Futsallit.

Ky është një skandal i paprecedentë i një Federate, e cila për vite me radhë ka mbyllur sytë para këtyre “ndërtimeve pa leje”, që i kanë zënë frymën futbollit shqiptar me ilegalitetin e tyre’’, shkruan Bashkim Fino.

14 komente në “Bashkim Fino publikon skandalin e radhes në FSHF: Jam i tronditur, as 4 Shoqatat e tjera nuk janë të rregjistruara”

  1. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Panvarsisht suksesit per pjesmarrjen ne Finalet e Kampionatit Evropian te Futbollit,ku merritat jane te futbollisteve te stervitur neper ekipet evropiane dhe trajnerit De Biazi,futbolli ne Shqiperi eshte nje pjese e korupsionit gjigand,qe fillon nga qeveritaret , gjyqtaret dhe prokuroret dhe perfundon tek shoqatat e “futbollit amator” !
    Per mua ,Fino ka filluar nga detyra,ti dergoj perpara drejtesise kryetaret e ketyre shoqatave qe kane votuar,ne te shkuar.
    President klubesh, jane “zgjedhur” kryetar bashkish, te emeruar nga e majta,kane votuar per Duken !
    Duhet te shembet dhe kjo piramide,per te fituar Fino.

  2. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Mos u trondit shume se do te te dali topthi dhjamit.

    1. lesh e li (LSI) says:

      Mos po relaksohesh gje tek kafenete e Vicidolit apo ato te skraparit?

      1. {sit back and relaks} says:

        not even close, try again.

      2. {sit back and relaks} says:

        not even close, try again..

      3. {sit back and relaks} says:

        not even close, try again…

  3. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Mos u trondit shume se do te te dali topthi dhjamit….

  4. Alban.ny says:

    Per te shpetuar nderin dhe emrin e tij, Armand Duka duhet te jape menjehere doreheqjen nga gara. Futbolli shqiptar duhet te shpetoje nga kanceri Duka-Bode-Takaj dhe maskarenjte e tjere qe I kane lene stadiumet te mbushen vetem nga nje tufe injorantesh fanatike ( te ashtuquajturit tifoze per vdekje- hard die fans), qe kujtojne se i sherbejne skuadres se zemres me veprimet e tyre idiote duke share arbitrat dhe lojtaret kundershtare,apo me keq duke i sulmuar, rrahur apo perdhunuar.
    Shikoni si mbushen stadiumet ne Angli, Gjermani, Spanje…Ja pra,kjo eshte Europa ku duam te shkojme.

  5. sportisti amerikan says:

    Alban. Duka dhe te gjithe sherbetoret e tij te ndyre nuk kane as moral, as turp dhe as dinjitet. Ata jane mafioze. Baci Fino duhet te mbeshtetet jo sepse eshte me I mire por sepse duhet zhdukur Duka.

  6. Lili says:

    Cka po cuditesh o fino, ka punuar federata si ju,jo sipas ligjit po sipas malliqit…
    Frutet e juaja po koreni, shoqeria qe keni prodhuar tash e 27 vite..

    Edhe tash po i bje ne mend ,me na treguar se sa u cudit «  virgjineshes sone» per palo shteti qe kane ngrit…

    Ky nuk e di se si deputet ka edhe nje detyre : te kontroloje qe ligjet jane te zbatushme edhe zbatohen ,e jo vetem te shkoje me marr rrogen e dietat…

  7. Viro says:

    Ku dine keta ligj e organizim. Me urra, pas kryetarit zgjodhen De Biazin, ai punoi e na coi ne Evropian dhe keta mburren. Futbollin shqiptaret e duan po ai duhet te vihet ne baza te forta ligjore, organizative e teknike. Nese kjo behet, futbolli shqiptar do ket te ardhme. Nuk arrihen sukseset me amatorizem e genjeshtra. Pyesni Igli Taren si behet kjo pune.

  8. labi_vl says:

    zoti Bashkim, beni kujdes se ky vertetim nuk ka vlere pasi nuk ka logon zyrtare te vitit te Skenderbeut.

  9. "BOHOTINA" says:

    4 asamble te bera ne ilegalitet te plote nga Duka here 12 shoqata baraz 48 vota qyl, perafersisht sa numri i votuesve ne nje asamble. (4 x 12 = 48). Ka dhe kurajon te kerkoje mandat tjeter.

  10. Fred says:

    Problemi nuk eshte se keto shoqata jane krijuar fiktivisht per vota por keto ne vite kane perfituar dhe pastruar parate e shtetit duke qene te pa ligjshme thjeshte sistem piramidal brenda FSHF se per te pervetrsuar parate publike dmth kane kosumuar veper penale te vjedhjes dhe abuzimit me fondet publike dhe per keto raste nuk ka nevoje per demaskim por per denoncim ne organin e prokurorise ose ose vete prokurorise te ngreje akuze kryesisht forca shqipe ose PP e Perkoheshme.Ja sheshi ja mejdani ja dhe Duka Kapedani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje