Qendra Historike e qytetit të Gjirokastrës është propozuar nga “Fondacioni Gjirokastra” është nominuar të përfshihet në 7 vendet më të rrezikuara në Europë. Vlerësimi për kërë përzgjedhje bëhët nga organizata “Europa Nosta”, e cila në fazën paraprake ka nominuar 12 vende europiane, mes tyre edhe Qendrën Historike të Gjirokastrës.
Lajmi që është bërë publik nga “Fondacioni Gjirokastra” ka hapur debate gjatë një takimi me përfaqësues të pushtetit vendor, institucioneve dhe OJF-ve vendore të specializuar për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë organizuar në mjediset e Hotel “çajupi-t”.
Restauratori Kreshnik Merxhani, një nga oponentët e përhershëm për ruajtjen e zonës historike të Gjirokastrës në hapje të takimit tha : “Përzgjedhja e 7 vendeve më të rrezikuara në Europë, është një mbështetje e nxitje për veprim për të gjithë faktorët dhe aktorët”. Gjendja e 615 monumenteve të kategorisë së parë e të dytë, sipas Merxhanit, është e rrezikuar, pasi ka në to ndërhyrje të paligjshme, ndërsa 169 janë gjendje kritike.
Ndërsa, drejtori i “Fondacioni Gjirokastra” Sadi Petrela sqaroi pjesmarrësit më pak optimist për këtë përfshirje se: “Bëhët fjalë për ndërkombëtarizimin e problematikës aktuale të rrezikut që kërcënon nga rrënimi një pjesë të madhe të vlerave të trashëgimisë”. Shpallja e listës së 7 vendodhjeve më të rrezikuara në Europë, sivjet do të bëhet në 15 mars 2018, në kuadrin shpalles “Vitit të Trashëgimisë Kulturore Europiane”.
Përfaqësuesit e bashkisë dhe ata të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare u treguan të rezervuar aprovimin e përfshirjes së Gjirokastrës në këtë listë të vendeve të rrezikuara. “Përfshirja në këtë listë bie ndesh me dy realitete: Prezencën e Gjirokastrës në listën e “Trashëgimisë botërore” nga UNESCO. Dhe me përpjekjet që bëhën nga qeveria, institucionet e specializuar, pushteti vendor dhe komunitetit për të dalë nga situata kritike”, tha drejtori i DRKK Albert Kasi. Përfaqësuesi i bashkisë e shtroi problemin më thjesht: “Mos vallë përfshirja në listën e vendeve të rrezikuara e përjashton Gjirokastrën nga lista e UNESCO-s? Kjo e fundit shpall vlera të verifikuara dhe unikale “trashëgimi kulturore botërore”, jo vlera në rrezik rënimi”.
Përfaqësuesit e palës propozuese sollën si argument pro mbështetjen që ka “Europa Nostra” nga Instituti i Bankës Europiane për Investime (EIBI) dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB). Pavarësisht se CEB është cilësuar si “banka sociale e Europës”, program i listës së 7 vendeve të rrezikuara nuk është një program financimi, por vetëm sensibilizimi. Antarja e Këshillit të organizatës “Europa Nosta”, Arkt. Lida Mira, prezente në takim sqaroi se pavarësisht se bëhët fjalë për sensibilizim, pëfitimet do të jenë të mëdha. “Përfshirja nuk është turp, pasi bëhet fjalë për një proces “katalizator”, për një avokati të fortë europiane, për një nxitje për mbështetje ndërkombëtare”, theksoi ajo.
Pjesëmarrësit e përfshirë në diskutime rekomanduan që t’i propozohet organizatës europiane përfshirja në këtë listë vetëm pjesëtmë të rrezikuara të zonës historike të mbrojtuar.Gjatë debatit në këtë takim, pjesëmarrësit parashtruan edhe shumë problem të tjera që lidhen me mungesën e planeve të menaxhimit, pronësinë dhe çertifikatat e pronësisë.
Debati në takim u foksua edhe rreth ndërhyrjevve të paligjshme në monumente, parandalimin e rrënimit, përdorimin e betonit në vend të kalldrëmeve të gurit etj.
Me ben pershtypje dhe me çudit Mero Baze me shkrimet per Ismahil Kadarene. Ne asnje shkrim nuk lejon asnje koment Kadare i paprekshem dhe i mbrojtur nga te gjithe njerezit mbi toke. Sikur te flisnim dhe per fene ajo s’eshte nje; kemi kristiane, myslymane shume te tjere dhe mund te flasim e shkruajme si te duam, bile dhe per perendine qe eshte nje, ndersa per Kadarene nuk mund te shkruajme dot asgje, vetem te flasim me vete. Perse valle mbrohet ky njeri nga qytetaret e tij qe te mos ti thone asnje llaf?! Keshtu ja keni ulur edhe ate vlere qe ka kadare, i paprekshem, kur gjithe bota preket deri ne planetet jashte tokes. Nje çudi e madhe. Por dhe nje habi e madhe se si ky njeri te mbrohet nga kritika apo dhe te mburret per veprat e tij dhe vetem ne gazeten TEMA. Mero! Leri njerzit te shprehen ahtu si i le kur komentet e tyre jane banale, te felliqura, imorale deri ne bastarde. Leri te shprehen! Perse e mbron valle dhe nga kush e mbron? Ndoshta edhe kete koment nuk do ta nxjerresh, por une do ta kopjoj dhe do ta beje ne nje gazete tjeter edhe pak me shume , se sot eshte mundesia e madhe per te zgjedhur mes mediave si puna e pultit te televizorit. Ja ta shohim, se qe je kokeforte, keta e kam pare, por qe te arrish deri ne mohim te se drejtes se shprehjes, kjo tregon se veshtire te besosh ne ato qe perciell gazeta jote.