Gafa e gruas nxjerr zbuluar ish-nëndrejtorin e Burgjeve: Festë jashtë me shampanjë, edhe pse është i ndaluar

16 Janar 2018, 17:09Kronika TEMA

Ish-nëndrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Iliaz Labi ndodhet nën arrest shtepiak për llogari të një procesi për çështje korrupsioni.

Por, megjithëse me masë sigurie, në disa filmime të shpërndara në Instagram nga bashkëshortja e tij, ai e ka thyer masën e gjykatës. Të pyetur nga Top Channel nëse kishte marrë apo jo leje, si prokuroria, si policia u përgjigjen që jo.

Ish zyrtari Labi, gjithashtu i penduari i drejtësisë feston ndërrimin e viteve jashtë shtëpisë dhe me shampanjë.

Në procesin gjyqësor ndaj tij i pandehuri mungonte për shkaqe familjare. Gjithsesi mungesa e tij nuk u bë pengesë për bllokimin e procesit.

Edhe ish-eprori i tij, Artur Zoto u soll forcërisht në gjykatë, siç duket nga pamjet filmuara nga Top Channel me një aparat telefonik.

Ish-drejtori i Përgjithshëm Zoto dëshmoi në gjyqin e Labit duke treguar se ai prej kohësh kishte marrëdhënie të këqia me ish-vartësin dhe se tenderi i ushqimeve ishte zhvilluar në kushtet e emergjencës, pasi nuk kishte ushqime në burgje

Të dy ish-zyrtarët e burgjeve po gjykohen veçmas, por Iliaz Labi për shkak të bashkëpunimit prej muajsh e ka lënë qelinë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Gafa e gruas nxjerr zbuluar ish-nëndrejtorin e Burgjeve: Festë jashtë me shampanjë, edhe pse është i ndaluar”

  1. Futja kot says:

    Me siguri ka qene vere me shkume (spumante). Jo çdo shishe, te ciles i kercen tapa kur hapet, eshte shampanje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje