Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka vizituar Ukrainën pak ditë më parë. Gjatë takimit me ministren për Integrimin Europian dhe Euroatlantik, Ivana Klympush-Tsintsadze, Majko ka theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh.
Siç raporton agjencia “Interfax”, Majko është shprehur se ky bashkëpunim është i domosdoshëm në kushtet kur shkëmbimet tregtare po rriten dhe gjithnjë e më shumë ukrainas po e shohin Shqipërinë si destinacionin e preferuar turistik.
Majko është shprehur se Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit që mbështet fort Ukrainën në rezistencën e saj ndaj agresionit rus.
Majko ka propozuar hapjen e një departamenti të gjuhës shqipe në një prej institucioneve të arsimit të lartë në Ukrainë. Nisur nga numri i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë atje, ministri shqiptar i Diasporës, tha se e konsideron një vendim i tillë si shumë të nevojshëm.
“Interfax” raporton se në këtë pikë ka pasur një marrëveshje paraprake për hapjen e një departamenti në Universitetin Kombëtar të Kharkivit.
Majko ka paralajmëruar një tjetër vizitë të nivelit të lartë në Ukrainë.
Në datat 22-23 shkurt, Ukrainën do ta vizitojë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.(TemA TV)
ç jane keto budallalleqe, gjuhe shqipe ne ukraine, gjuhe shqipe ne greqi, etj etj. Gjuha shiqipe i la arbereshet me te prapambeturit ne Sicile e gjithe Italine. Le te mesojme anglishten per brezat qe vine dhe jo te ngjallim patriotizma koti.
Suedia, Danimarka, Norvegjia jane shtete te zhvillum dhe ka vite qe kane vene anglishten si gjuhe kryesore ne shtetet e tyre kurse ne: dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjte i thone llafes. Gjua shqipe eshte gjuhe e vdekur dhe do te zhduket ne 50 vjetet e ardhshme. Prandaj sa me pare te emancipojme dhe ti mesojme anglishten femijeve tane ne shkolla kudo ne Shqiperi, aq me shpejt do ecim drejt perendimit.
Ajt Tung, kaq per sot.
PLAKU i MATUFOSUR!
Ia thua me iso budallenjsh e idiotësh.
Suedia, Danimarka, Norvegjia…i japin një rëndësi të jashtëzakonshme kultivimit të gjuhëve të veta.
Të ta them me emër e mbiemër një diplomat suedez që mbetjen (vazhdimi) në mision diplomatik në një shtet
evropian e kushtëzoi me sigurimin e një mësuesi të suedishtes (paga, banesa, udhëtimet e x benificione të tjera) për dy fëmijët e vet të moshës shkollore fillore dhe të mesme.
Shteti i Suedisë nuk hezitoi aspak.
Ti je njeri muhabetesh. Librat i ke parë në ndonjë vitrinë…
Më mirë të hapej Departamenti i Kulturës Popullore Shqiptare, shqipja si pjesë e tërësisë së kësaj kulture.
Pa gjuhes shqipe kina me kerku ene kufinjte na…… deri ne Ukraine !!!! Keshtu behen gjonat e mira …. “urte e bute” ….. fillon me gjuhen ,pastaj me pjelljen (nga 15 kalamonj se merr lopen si shperblim) ene ne fund kerkojme “tokat” tona atje ne Ukraine ….. banuar nga Iliro-turko-pelazgo-ukraino-dardano-etrusko-arbero-albanezo-shqipetaro-…………. vazhdojme neser se u lodha ….!!!
Plaku-kot nuk thone qe kur plakesh behesh 2 here kalama…nuk kam ça te them me ty..te paska pjerdhur truri…gjuha shqipe nuk eshte patriotizem, por detyrim per çdo shqiptare…kudo qe te jetosh edhe te punosh gjithmone vendin e origjines te pyesin….ik e futi ndonje dore domino, se ndoshta khjellohesh pak nga trute…